Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
02/04/2021 | Administratë |
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë,
Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm në themelimin e komisioneve të Kuvendit. Për të qenë ky
Kuvend funksional, ka edhe një hap të dytë që jep kuptim, e ajo është agjenda e Qeverisë.
Nj
Lexo më shumë
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Të nderuar deputetë, Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm në themelimin e komisioneve të Kuvendit. Për të qenë ky Kuvend funksional, ka edhe një hap të dytë që jep kuptim, e ajo është agjenda e Qeverisë. Një të tillë nuk e kemi parë ende dhe nuk e dimë se kur do ta shohim, e kjo nuk lidhet vetëm me ide se Qeveria duhet të ketë një agjendë dhe program. Por lidhet me nevojat reale të qytetarëve, e veçmas në rrethanat aktuale në të cilat po kalojmë si shtet dhe si shoqëri. 5 Të nderuar deputetë, Mandatet që na i kanë dhënë qytetarët janë të ndryshme, po realitetin e përditshëm e kemi të përbashkët me qytetarët e vendit. E kur jemi te ky realitet, ditëve që lamë pas na ka arastisur të takojmë, të dëgjojmë, të takohemi me ndërmarrës që nuk kanë qartësi se çfarë do të ndodhë me implementimin e pakos për rimëkëmbje. Pra, që interesohen të dinë se me çfarë dinamike qeveria e re do t’u dalë në ndihmë bizneseve që janë goditur nga pandemia, dhe ky shqetësim është shumëshkallësh, jo vetëm te ndërmarrësit, por edhe te punëtorët. Pandemia i ka përqendruar punëtorët duke ua shkëputur kontaktet e lëvizjes si dhe shumë prej tyre duke ua shkëputur kontratat. Ata presin nga Qeveria zgjidhje për t’u mundësuar rikthim në aktivitetin e punës dhe rikthimin e kontratave të tyre. Pra, mos harroni, jo gjithë fuqia punëtore e angazhuar para pandemisë është e aftë për t’u përshtatur kushteve të punës që ka diktuar pandemia. Jo gjithmonë të punojnë nga shtëpitë e tyre me një laptop, por ata prapë janë fuqi punëtore, veçse tash janë të papunë dhe të pasigurt për të ardhmen e tyre. Dhe, numri i tyre nuk është i vogël, tashmë sillet rreth 60 mijë. E përveç këtyre, përballë kësaj gjendjeje dhe kësaj pasigurie pa dyshim që janë edhe investitorët më të pavendosur se kurrë për investimin e tyre në Republikën tonë. Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimeve të përditshme që ne i hasim cep më cep në Republikën tonë. Prandaj, këtyre sfidave emergjente duhet t’u bëjmë ballë dhe adresë për këto sfida pa dyshim që është Qeveria e Republikës së Kosovës. Por, pikërisht për këtë këtu duhet të debatojmë për agjendën dhe masat me të cilat Qeveria parasheh zgjidhjen e këtyre sfidave, në mënyrë që ta korrigjojmë kur ka nevojë, që ta ballafaqojmë kur tregohet e paaftë për t’u dhënë zgjidhje, si dhe ta kundërshtojmë kur të provojë t’u japë zgjidhje të gabuar. Dhe, nuk po flasim këtu për agjendën brenda një ore as brenda një jave, as brenda 100 ditëshit, sepse nuk është qëllimi që të kërkojmë koncepte programore që vlejnë më pak se sa letra ku janë shtypur. Por, po kërkojmë që edhe nëse nuk keni program fare, të paktën ta keni një lloj vizioni të përgjithshëm. Të na sillni në këtë Kuvend qoftë edhe si ide për të debatuar për rimëkëmbjen ekonomike, për punësim, për sigurinë sociale, për kushtet për investime. Sepse të gjitha këto që janë kaq emergjente e kaq të rëndësishme për qytetarët, fatkeqësisht nuk po duken të jenë as emergjente e as të rëndësishme për kryeministrin dhe qeverinë tonë. Pra, po duket që janë shumë të panjohura, e kur janë të panjohura, nënkupton se janë të pamatura, e kur janë të pamatura, nënkupton se janë të pamundura. E kjo pastaj pa dyshim se do të ishte e pafalshme. Prandaj, dua të theksoj se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e sheh shumë të nevojshme krahas funksionimit procedural të këtij Kuvendi, të ketë edhe agjendë përmbajtjesore që vjen në 6 këtë Kuvend nga Qeveria, në mënyrë që t’i shqyrtojmë e t’i debatojmë zgjidhjet përballë sfidave që sot ballafaqohet shoqëria jonë, sepse këto sfida janë reale e të përditshme, janë aktuale dhe shumë të kushtueshme. Pra, ky nuk është opsion, zoti kryeministër, ky është një obligim që ju duhet të ballafaqoheni me të. Prandaj, kjo qeveri duhet ta ketë përballje me realitetin socio-ekonomik të qytetarëve dhe që këtë prioritet ta zhvillojmë së bashku në këtë Kuvend. Natyrisht, se një model i tillë çfarë kemi parë nga dy qeveritë e kaluara, veprimet e të cilave ishin ad hoc, pa plan, pa agjendë, nuk është ajo çfarë duam ta shohim sot në vendin tonë. Dhe, e fundit, zoti kryeministër, kërkojmë nga ju që të jeni më të përgjegjshëm dhe më serioz në sigurimin e vaksinës. Nuk mjafton komunikimi me SMS me kryeministra të rajonit që ju të siguroni vaksinën për qytetarët e vendit tonë. Faleminderit! |
06/05/2021 | Dialog |
Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Anëtarë të Kabinetit qeveritar,
E nderuar kryesuese,
Javën që lamë pas kryeministri Kurti ishte për vizitë në Bruksel. Kjo është pritur, pasi që duket
qartë që ka një angazhim testues rreth rifillimit të dialogut
Lexo më shumë
Faleminderit! Të nderuar deputetë, Anëtarë të Kabinetit qeveritar, E nderuar kryesuese, Javën që lamë pas kryeministri Kurti ishte për vizitë në Bruksel. Kjo është pritur, pasi që duket qartë që ka një angazhim testues rreth rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi. Pra, kjo ishte një vizitë përgatitore për takimet e radhës që do të mbahen në kuadër të këtij dialogu. Prandaj, për shkak të këtij nxitimi që prioriteti i shtatë i kryeministrit na u bë prioriteti i parë brenda një kohe kaq të shkurtër, unë dua t’i shtroj disa çështje që janë themelore për këtë proces, e që fatkeqësisht sot kryeministri nuk ka gjetur kohën të jetë prezent në këtë seancë. Para dy vjetësh ju përkujtoj që në këtë foltore kryeministri Kurti ka folur për katër etapa që duhet t’i ketë dialogu. 4 E para, ja përkujtojmë kërkesën e tij për shqyrtimin e rezultateve të dialogut aktual. Pse po fillon dialogu pa u shqyrtuar rezultatet e dialogut që ka ecur tash e dhjetë vjet. Pra, pse po fillon ky proces pa i parë dështimet në këtë proces. Cilat marrëveshje janë respektuar nga palët, si nga Republika e Kosovës, ashtu edhe nga Republika e Serbisë dhe cilat nuk po implementohen tash e 10 vjet. E dyta, ka kërkuar përcaktimin e synimeve të Kosovës dhe kërkesat e Kosovës ndaj Serbisë. Pra, pse zoti Kurti po hyn në një proces ende pa i përcaktuar kërkesat tona ndaj Republikës së Serbisë. Mendoj që qytetarët kërkojnë dhe meritojnë një përgjigje nga zoti Kurti dhe nga Qeveria e tij. E treta, parimet dhe kushtet e dialogut. Pra, për parimet kemi dëgjuar, mirëpo si duket, prej kushteve ka hequr dorë. Ne kërkojmë nga zoti Kurti t’ua bëjë me dije qytetarëve të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës se a qëndrojnë ende kushtet e tij, se pa u zbardhur fati i të pagjeturve, procesi i dialogut nuk mund të fillojë. Dhe e katërta, ekipi negociator, strategjia dhe udhëheqja. Pra, me çfarë ekipi negociator kryeministri Kurti po shkon në Bruksel dhe kush e udhëheq këtë ekip, a do ta udhëheqë kryeministri Kurti apo do ta udhëheqë presidentja Osmani? Këto janë katër etapa që vetë kryeministri Kurti ka kërkuar në vitin 2018 nga aso kohe kryeministri Haradinaj që të mos fillojë dialogu pa u përcaktuar këto, dhe pse po i anashkalon të gjitha këto. Mirë është t’u japë përgjigje qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe neve si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra, çështje tjetër që po ashtu është e rëndësishme të ritheksohet që doli nga kjo vizitë është edhe çështja e marrëveshjes së Uashingtonit. Zoti Kurti para deputetëve të Parlamentit Evropian theksoi që marrëveshja e Uashingtonit është bërë për të mos u zbatuar. Prandaj, në kohën sa ishte në opozitë e quante si një marrëveshje të rrezikshme. Tash, mirë është zoti Kurti të sqarojë para qytetarëve të Kosovës, sepse është edhe kërkesë e Administratës së Presidentit Bajden që kjo marrëveshje të implementohet. Pra, cili është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi kësaj marrëveshjeje? A është një marrëveshje e dëmshme, e cila nuk duhet të implementohet, apo është një marrëveshje korrekte, e cila duhet të implementohet? Pra, ende nuk e kemi dëgjuar as edhe një fjalë të vetme nga zoti Kurti për çështjen e Marrëveshjes së Uashingtonit. Prandaj, një çështje që vetë vazhdimisht e ka ritheksuar se një dialog me nguti i konvenon veç Serbisë, sepse Serbia e merr datën, ndërsa ne nuk e marrim ulësen në OKB. Pra, pse po ngutet 5 kryeministri? A po nguteni që Serbia ta marrë datën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ne të mos e marrim kërkesën, mirë se erdhe kryeministër! Dhe, ne të mos e marrim ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prandaj kjo është një çështje e cila kërkon përgjigjen nga zoti Kurti. Çështje tjetër që realisht e nxore Republikën tonë shumë keq, është edhe çështja e konsultimit me Lajçakun dhe Borelin për procesin se ku ka mbetur procesi i dialogut. Prandaj, një moskoordinim i mirë nga ish-kryeministri i mëhershëm, zoti Hoti dhe kryeministri Kurti e nxjerr Republikën e Kosovës në pozicion shumë qesharak, shumë të dëmshëm dhe dëmton imazhin tonë. Nuk po dua të besoj që kryeministri ynë e ndërton qëndrimin e tij në këtë proces mbi bazën e atyre se çka merr nga Lajçaku, mirëpo mbi bazën e atyre se cilat janë interesat tona si qytetarë dhe si Republikë e Kosovës. Pra, duhet bërë të qartë se mbi çfarë dokumentesh dhe mbi çfarë parimesh je duke ndërtuar pozicionin tonë si kryeministër i Republikës së Kosovës në këtë proces. Dhe, çështja e fundit, zoti kryeministër, meqenëse erdhe, po ta përkujtoj edhe një herë. Cili është pozicioni i kryeministrit të Kosovës karshi Marrëveshjes së Uashingtonit? A është një marrëveshje e dëmshme, e cila nuk duhet të implementohet, a është një marrëveshje e pazbatueshme, qysh e the në Bruksel apo është një marrëveshje korrekte, siç e quajti edhe vetë Administrata e Presidentit Bajden, e cila duhet të implementohet. Faleminderit |
20/05/2021 | Drejtësi |
I nderuar kryetar,
Të nderuar deputetë,
Para dy ditësh kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e Borelit me kryeministrat e vendeve të
Ballkanit Perëndimor. E inkurajojmë kryeministrin Kurti që të marrë pjesë të gjitha iniciativat
rajonale, të cilat
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë, Para dy ditësh kryeministri Kurti mori pjesë në darkën e Borelit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E inkurajojmë kryeministrin Kurti që të marrë pjesë të gjitha iniciativat rajonale, të cilat i sjellin pa dyshim zhvillim edhe Kosovës, edhe rajonit. Në këto forume e darka logjika thotë se do të duhej të flitej për situatën aktuale pandemike dhe për sfidat konkrete që i ka Kosova dhe rajoni ynë. Por meqë nuk publikohet ajo çka flitet brenda, rëndësi ka ajo çka deklarohet jashtë dhe deklarimet e kryeministrit tonë jashtë darkës, në një deklaratë për media, më mirë të mos i kishim dëgjuar fare. Nga kjo deklaratë e kryeministrit, në shoqërinë e Bërnabiqit, doli diçka që shkon përtej imagjinatës e gjithsecilit qytetar të Republikës tonë. Një deklaratë skandaloze e kryeministrit Kurti, që fatkeqësisht i hedh pluhur të vërtetës sonë historike si komb, si popull dhe si shtet. Këtë qasje aspak naive, por mirë të menduar, ku sipas kryeministrit tonë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE shpjegohet si proces me faza dhe faza e fundit prej të cilave qenka eliminimi nga skena politike e institucionale të kriminelëve të luftës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Të nderuar deputetë, Botërisht është e ditur se kush është krimineli dhe kush është viktima në Ballkanin Perëndimor. Botërisht është e ditur kush ka kryer krime nëpër masat e gjenocidit në Bosnjë dhe në Kosovë, botërisht është e ditur se ku është adresa e këtyre kriminelëve të luftës, por fatkeqësisht diçka që s’i kemi besuar asnjëherë, askush nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kryeministri ynë nuk pati guxim që ta thotë se kjo adresë është Republika e Serbisë. Ai me paramendim e zgjeroi hartën, duke kërkuar të tillë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pra, çka i bie kjo? Shqipëria 6 s’ka pasur luftë me Serbinë, as Maqedonia jo, as Mali i Zi jo. Luftë me Serbinë, përveç Kroacisë, kemi pasur vetëm ne dhe Bosnja, dy vende të Ballkanit Perëndimor. Për ne kriminel lufte nuk kemi pasur, kemi pasur djem dhe vajza që janë detyruar të rrokin armët për të shpëtuar jetën e qytetarëve dhe për të luftuar për çlirimin dhe pavarësimin e këtij vendi. Kemi pasur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. A e di dikush që UÇK-ja të jetë akuzuar ndonjëherë për ndonjë masakër për civilët serbë? Pra, po ia përkujtojmë kryeministrit tonë që kriminelë të vërtetë të luftës janë Radoslavi, Ivani, Nenani e Janko, që për eksperiencat e tyre vrastare në Kroaci e në Bosnje kanë folur me autoren Smoll Tanër në artikullin e tij ‘Krimet masive në Jugosllavi’, publikuar në revistën ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, në volumin e 80-të të saj, në qershor të vitit 2008. Po ia përkujtojmë kryeministrit tonë që kriminelët e luftës janë Milosheviqi, Lubisha Dinkoviq, Pavkoviq, Lazareviq, Bozhidar Djeliq, Arkan e Marjanoviq, Llukiq e plot të tjerë që kanë planifikuar, komanduar e urdhëruar, e kryer krime dhe kanë drejtuar bandat vrastare në Republikën e Kosovës. Pra, këta janë përgjegjës për mbi 400 masakra, ku u vranë mbi 13 mijë civilë e u zhdukën mijëra të tjerë, prej të cilëve ende na mungojnë rreth 1650 qytetarë. Kriminel i luftës është Ojdaniq, i dënuar dhe i verifikuar si i tillë nga Tribunali i Hagës për dëbimin e mbi një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Pra, ne i kërkojmë kryeministrit të Republikës tonë të japë sqarime për deklaratat e tij, kush janë kriminelët e luftës në Kosovë që duhet spastruar dhe duhet larguar nga institucionet tona? Pse zoti kryeministër nuk e ka guximin që t’i thotë Vuçiqit në sy se ai është një bashkëpunëtor dhe është një kriminel lufte, bashkëpunëtor i Sheshelit e i Milosheviqit. Dy figura më vrastare, më famëkeqe në Evropën e shekujve XX dhe XXI. Pse zoti kryeministër nuk e ka guxim ta ballafaqojë kryeministren Bërnabiq dhe Vuçiqin me këto deklarata. Pse duhet ta zgjerojë hartën e krimeve, pse duhet ta përfshijë një hartë të tillë edhe Republikën tonë, pse deklaratat të tilla duhet të citohen nga mediat ndërkombëtare, siç është BBC, CNN, e shumë të tjera. Pra, është e rëndësishme që kryeministri ynë të deklarohet dhe të sqarohet për deklaratat e tij. Kush janë kriminelët e luftës që sot gjenden në institucionet e Republikës së Kosovës? A janë kriminelët e luftës ata që dje ishin veteranë dhe luftuan për çlirimin dhe pavarësimin e këtij vendi? Faleminderit! |
27/05/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryesuese!
Të nderuar deputetë,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Javën e kaluar kam ngritur një çështje, me të cilën kryeministri hezitoi të përgjigjet. Kësaj here
kam dy çështje, të cilat kërkoj sqarime nga kryeministri apo nga cilindo an
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar deputetë, I nderuar Kabinet qeveritar, Javën e kaluar kam ngritur një çështje, me të cilën kryeministri hezitoi të përgjigjet. Kësaj here kam dy çështje, të cilat kërkoj sqarime nga kryeministri apo nga cilindo anëtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pas një darke në Bruksel, zoti kryeministër, ju u prononcuat për krimet e luftës dhe për pastrimin nga kriminelët e luftës në Ballkanin Perëndimor. Pra, pse nuk patët guxim, zoti kryeministër, që t’i drejtoheni zonjës Bërnabiq dhe të kërkonit nga ajo që Republika e Serbisë duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelë duhet të vendosen para drejtësisë që kanë kryer krime në Bosnjë e në Kosovë, mirëpo e zgjeruat hartën dhe, në kuadër të këtyre krimeve e vendosët edhe Republikën e Kosovës, edhe Republikën e Maqedonisë. Pra, meqenëse po hezitoni të përgjigjeni,. prapë po ju kërkoj edhe një: herë kush janë kriminelët e luftës në Republikën e Kosovës që duhet të largohen nga institucionet? Pse nuk patët guximin të kërkoni një gjë të tillë pikërisht nga Serbia, mirëpo e përfshitë edhe Kosovën në një hartë të tillë. A ka kriminelë të luftës në Republikën e Kosovës që kemi kryer krime? Ne e dimë 11 gjenocidin që ka kryer Republika e Serbisë dhe regjimi i Milosheviqit, pjesë e së cilës ka qenë edhe presidenti serb, që ju nuk po e keni guximin t’ia thoni dhe, në këtë rast, po e shtini edhe vendin tonë, edhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe veteranët e luftës pjesë e kësaj harte që kanë kryer krime. Dil edhe thuaja edhe Vuçiqit, edhe Republikës së Serbisë, pra mos u frikëso nga ata, sepse aq më keq që je në fillim të një procesi të dialogut dhe e ke ulur pazarin aq shumë dhe na ke nxjerrë aq keq si shtet, sa që është e paimagjinueshme të vijë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës një pozicionim i tillë politik. E dyta, zoti kryeministër, kur të gjithë kemi pritur që ju ta vendosni si pikë e rendit të ditës çështjen e reciprocitetit me Republikën e Serbisë, sepse u keni premtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës se pas formimit të qeverisë tuaj, do të jetë çështje e ditëve kur ju do ta votoni reciprocitetin, ju e bëtë një gjë që s’e kemi pritur askush. Pra, e vendosët një nismë për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Pra, kjo pikë është pikë e parimeve të mini- Shëngenit. Pra, ne kemi dhënë argumente të gjithë, përfshirë edhe partinë tuaj në mandatin e kaluar qeveritar që kjo është prej marrëveshjeve më të dëmshme për Republikën e Kosovës, pavarësisht që mund të dalë edhe nga procesi i Berlinit, ne nuk duhet të bëhemi pjesë të marrëveshjeve, të cilat e dëmtojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtar, të cilat e dëmtojnë agjendën tonë ndërkombëtare. Pra, pse po hyni në një proces të tillë, i cili do të na dëmtojë pafundësisht në të ardhmen? Cilat janë argumentet ruaja, pra që ju do t’i ofroni para qytetarëve të Republikës së Kosovës për hyrjen në një proces të tillë? Pra, ju e harruat mini-Shëngenin shqiptar që e thatë në një konferencë në Qeverinë tuaj të parë me kryeministrin Rama dhe hytë në një proces shumë të rrezikshëm, siç është mini-Shëngeni ballkanik. Pse po dilni prej parimeve dhe prej obligimeve që keni marrë gjatë fushatës zgjedhore që do t’i implementoni si Qeveri e Republikës së Kosovës? Pra, pse po hyni në një proces kaq të dëmshëm dhe kaq të pafavorshëm për Republikën tonë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në aspektin ekonomik. Faleminderit! |
27/05/2021 | Anti-Korrupsion |
Kryetar, faleminderit!
Paraprakisht ju nuk ishit këtu prezent, por po tentohet, ndoshta nuk e di a është strategji juaja e
mazhorancës që zëri i opozitës, sidomos i deputetëve të mos dëgjohet në temat, të cilat janë
shumë të rëndësishme, tepër të rën
Lexo më shumë
Kryetar, faleminderit! Paraprakisht ju nuk ishit këtu prezent, por po tentohet, ndoshta nuk e di a është strategji juaja e mazhorancës që zëri i opozitës, sidomos i deputetëve të mos dëgjohet në temat, të cilat janë shumë të rëndësishme, tepër të rëndësishme. Edhe nga debati i kolegëve këtu, pa dallim, po shihet sa është e rëndësishme ndërrimi, zgjedhja, emërimi, shkarkimi i një bordi, i cili i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, jo Qeverisë. Edhe pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese e agjencive të pavarura në Republikën e Kosovës. Ju kisha lutur që të respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, së paku lejimi i zërit të deputetëve në atë, të cilën jemi të mandatuar dhe e kemi besimin qytetar të diskutojmë, të ngremë çështje, për të cilat pajtohemi apo nuk pajtohemi. Paraprakisht, nënkryetarja e Kuvendit nuk na lejoi fjalën, sipas Rregullores e cila na takon. Neni 40 i Rregullores, paragrafi 7, pavarësisht mocionit, temës, diskutimit, mbarëvajtja e punëve në Kuvend, çdo deputet ka të drejtë të diskutimit, mbi të gjitha të një diskutimi, ku po kërkoni me urgjencë të futni në rend dite diçka, e cila është tepër e rëndësishme. Diçka që Kuvendi paraprak nuk ka arritur të nxjerrë raport final për hetimin e procesit të privatizimit. Ejani, çka po flitni këtu tema ad hoc, po pretendoni situata qofshin reale, qofshin hipotetike. Ejani ta bëjmë komisionin hetimor, nëse jeni të gatshëm. Përballini edhe njerëzit tuaj në Vetëvendosje që janë, pjesë e procesit të privatizimit, të tokave, të gurthyesve, edhe shumë e shumë gjëra të tjera. Të gjithëve, pa dallim, qe, unë i pari po e nënshkruaj për proces hetimor të privatizimit nga paslufta, qoftë nga marrja e kompetencave të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës. Andaj, këto tema mendoj është interes edhe i shumicës, është tepër interes që të debatohen në një mënyrë tjetër, mbi të gjitha, kur kemi të bëjmë me emra, të cilët mund të kemi edhe gjykime a paragjykime a janë pjesë e ndonjë procesi hetimor apo nuk janë. Tri ditë përpara jeni të autorizuar, kryetar, që të shpërndani materialin. Për çka po diskutojmë ne sot? Kush janë ata individë? Ku janë CV-të e tyre? Çfarë raporti do të sjellë komisioni? Çfarë raporti ju si Kryesi, kryetar dhe kryesia do të sillni para Kuvendit, qoftë për raportin a është miratuar apo nuk është miratuar, a do të diskutojmë ne një herë për raportin apo për emrat, edhe cili është procesi i mëtutjeshëm i zgjedhjes edhe i propozimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës? A i keni të gatshëm? I keni pasur të gatshëm para se të shqyrtohet një raport? Ky është gjykimi ynë. Nëse ju e keni përgatitur këtë situatë, domethënë e keni... |
24/06/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit!
Dua ta vazhdoj aty pikërisht ku e la shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zonja
Kusari. : Nuk ka dekurajim më të madh për gratë në Republikën e Kosovës se sa kur
shohin ndaljen në gjysmë të mandatit të një gruaje profesi
Lexo më shumë
Faleminderit! Dua ta vazhdoj aty pikërisht ku e la shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, zonja Kusari. : Nuk ka dekurajim më të madh për gratë në Republikën e Kosovës se sa kur shohin ndaljen në gjysmë të mandatit të një gruaje profesioniste, siç ka qenë ndërprerja e mandatit për zonjën Valdete Daka. Prandaj, mendoj që ky grup parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija të mundshme për profesionistët dhe për gratë në Republikën e Kosovës. Edhe përzgjedhja e Komisionarit për Privatësi javën e kaluar ishte një abuzim jashtëzakonisht i madh me tërë procesin, pra duke filluar nga intervistimi, pastaj nga proceset e tjera, vetëm pse ishte normalisht bashkëshortja e një miku shumë të afërt të kryeministrit të Republikës së Kosovës, zotit Kurti. Prandaj, ky degradim që ka filluar në institucionet e Republikës së Kosovës me shkarkimin e profesionistëve dhe me sjelljen e familjarëve dhe militantëve, është i papranueshëm dhe pa dyshim ne si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment dhe me secilin mjet të mundshëm politikë dhe demokratik që i kemi në duart tona. Çështje tjetër që dua ta ngre është po ashtu edhe një çështje që Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë po i bishtëron dhe nuk po deklarohet rreth kësaj marrëveshjeje. Cili është qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth marrëveshjes së Uashingtonit? 6 Tashmë kanë filluar edhe hapat konkretë nga partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë marrë obligime nga ky proces, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e siç ishte para dy ditësh sjellja e një plani për Ujmanin. Pra, cili është qëndrimi i kryeministrit? Ne e dimi që kryeministri dikur ka deklaruar që kjo është listë e zotimeve, pra nuk është marrëveshje ndërkombëtare. Në anën tjetër, zyrtarë të tjerë të Qeverisë kanë deklaruar që kjo marrëveshje nuk ka bazë juridike që të implementohet. Prandaj, sot kur po fillojmë dhe po procedohet me ato obligime që kanë marrë partnerët tanë ndërkombëtarë, në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës, cili është pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshjeje apo nuk do të fillojë? Çështje tjetër që më ra në sy, javën e kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës ndërmori një iniciativë për nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim ndërkufitar me Malin e Zi. Ne e dimë pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket demarkacionin me Malin e Zi. Pra, para se të fillojë nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim ndërkufitar me Malin e Zi, pra ku metë Zhlebi dhe Çakori. Ju keni akuzuar njerëz që kanë hequr dorë prej kësaj kauze për shkak të pozitës së kryeministrit. Pra, sot kryeministri, për shkak të pozitës së tij a po heq dorë me mosrinegocimin e kësaj marrëveshjeje? Ju e dini që ne kemi bazë juridike të mjaftueshme për rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, sepse është një aneks marrëveshjeje mes dy presidentëve në vitin 2018, e cila e mundëson rinegocimin e kësaj marrëveshjeje, gjë që e ka bërë Republika e Kosovës. Pse, pra sot kjo mazhorancë dhe ky kryeministër po heq dorë prej rinegocimit dhe kthimit të atyre 8 mijë hektarëve, mbi bazën e të cilave keni ushtruar një dhunë të jashtëzakonshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës në vitin 2016. Ju e patë që kryeministri i Republikës së Kosovës tha që nuk kemi marrë një zotim nga presidenti i Francës për çështjen e liberalizimit të vizave, po ka qenë pikërisht pra ky angazhim juaj në vitin 2016 që e ka humbur momentumin më të favorshëm dhe më të volitshëm për liberalizimin e vizave. Pra, cili është pozicioni juaj sot, ju jeni Qeveri dhe nuk mund të fshiheni pas këtyre qëndrimeve që ju i keni proklamuar me vite të tëra. Ju e keni për obligim ta rinegocioni marrëveshjen me Malin e Zi para se të filloni marrëveshje të tjera për bashkëpunim ndërkufitar. Dhe, çështja tjetër, ju e keni për obligim të mos fshiheni dhe të deklaroheni cili është pozicioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi marrëveshjes së Uashingtonit. Faleminderit! |
07/07/2021 | Punë të Jashtme |
Të nderuar deputetë,
I nderuar Kabinet Qeveritar,
I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Ka disa muaj që Serbia ka vënë një ofensivë diplomatike politike duke përdorur çdo mënyrë, çdo
mjet, duke plasuar të pavërteta e trillime, duke u
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, I nderuar Kabinet Qeveritar, I nderuar kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ka disa muaj që Serbia ka vënë një ofensivë diplomatike politike duke përdorur çdo mënyrë, çdo mjet, duke plasuar të pavërteta e trillime, duke u përpjekur ta njollosë Kosovën dhe ta rehabilitojë vetveten. Përpjekje masive për të paraqitur gjendjen e komunitetit serb në Kosovë si një gjendje e papranueshme, të cilëve u mohohen të drejtat dhe të cilët diskriminohen në çdo drejtim. Pra, një e pavërtetë e madhe, sepse komuniteti serb në Kosovë është prej komuniteteve më të privilegjuara në Evropë. Mbi të gjitha, një përpjekje për të na barazuar, fajësuar për luftën e viteve ‘98-‘99, në mënyrë që t’i shpëtojë çfarëdo pretendimi në të ardhmen për ballafaqimin e saj me krimet e gjenocidin që ka kryer mbi popullin e Kosovës gjatë kësaj lufte. E në anën tjetër, jo vetëm që s’po merr kurrfarë përgjegjësie për të dënuar kriminelët e luftës, por realisht Serbia ka filluar pa fije turpi të trumbetojë glorifikimin e tyre. I tillë ishte edhe reagimi i shtetit serb ndaj dënimit të Mladiqit, i tillë është edhe dekorimi i shtetit serb ndaj kriminelit të luftës Goran Radosavleviq, përgjegjësit kryesor, në mes tjerash, edhe për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi. Por, kur për këtë rast reaguan shumë institucione e mekanizma të të drejtave të njeriut, reagoi shteti amerikan, reagoi familja e vëllezërve Bytyqi, ne fatkeqësisht nuk e pamë reagimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nuk duhet të kishte harruar Qeveria e Republikës së Kosovës se vëllezërit Bytyqi, shqiptarë të lindur e të rritur në Amerikë, ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë nga ushtria serbe dhe të cilët sot, pra kryesit e kësaj vepre makabre, po glorifikohen dhe po nderohen me dekorata nga presidenti Vuçiq. 14 Por, Qeveria e Republikës së Kosovës jo vetëm që ka harruar të angazhohet në tema të tilla vitale, por është tërësisht e paaftë, fatkeqësisht, t’iu kundërvihet ofensivave të tilla. Deri më sot, fatkeqësisht, Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë në një vijë me ata që denigruan dhe sulmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo është për turp! Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës është e paaftë për t’iu kundërvënë një fushate të tillë, të cilën po e shohim kudo në Evropë. Mjafton një angazhim i madh i Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo ministri të jashtme në Evropë, në çdo vend në botë, t’u tregohet dhe të informohen për këto veprime që bën sot presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë. Faleminderit! |
22/07/2021 | Punë të Jashtme |
Të nderuar deputetë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Kryeministër, mirë se u ktheve në Republikën e Kosovës, shpresojmë që qëndrimi yt 14-ditor në
bregdetin e Greqisë dhe në bregdetin e Francës po ta jep një farë busti, një farë shtytje për të
fillua të hy
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, Të dashur bashkatdhetarë, Kryeministër, mirë se u ktheve në Republikën e Kosovës, shpresojmë që qëndrimi yt 14-ditor në bregdetin e Greqisë dhe në bregdetin e Francës po ta jep një farë busti, një farë shtytje për të fillua të hysh në punë dhe ta përfundosh këtë muajin e mjaltit që nuk po të përfundon. Pra, 14 ditë vizitë jashtë vendit për një kryeministër do të kishte qenë e arsyeshme sikur të kishte marrë pjesë në ndonjë konferencë, ku përfaqëson interesa shtetërore e kombëtare, për t’i mbrojtur ato ose për t’i avancuar ato. 14 ditë vizitë jashtë vendit të kryeministrit tonë nuk kishte të bënte asgjë as shtetërore e as me interesa kombëtare, sepse nuk e di çfarë interesi kombëtar e shtetëror ka Kosova nga seminaret e së majtës në një mbledhje eseistësh, ku flitet për gjithçka, e veç për Republikën tonë jo. Në anën tjetër, Festivali i Kanës është për artistë, e jo për autoritete politike që pretendojnë se e kuptojnë artin dhe kulturën. Kështu sillen zakonisht vetëm ato autoritete politike që pretendojnë një lloj simbolike që ngjason me monarki, e që kërkojnë rehabilitim të imazhit të tyre ndërkombëtar, pasi që kanë lënë bërë lëmsh qeverisjen e brendshme dhe asi kemi parë shumë në Lindjen e Mesme. Por kurrsesi, se kjo nuk i takon një kryeministri të një republike që ka ende probleme themelore ekonomike e sociale, qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa viza, e lërë më të kenë mundësi për të qëndruar për hotele luksoze në Greqi e Francë, në të cilat qëndron kryeministri ynë. Ajo çka nxori në hap kjo guidë turistike e kryeministrit nuk qe përfaqësimi i Kosovës, por e vërteta e asaj çfarë përfaqëson Kosova dhe qytetari i saj për këtë kryeministër. Fatkeqësisht, asgjë, sepse po të ishte ndryshe, ditën që e ka marrë lajmi qoftë edhe një qytetar i vetmi i Kosovës që i është rrezikuar jeta nga një helmim i panjohur, e lere më 1500 qytetarë të Deçanit që u helmuan e u identifikuan me helmim nga Escherichia Coli do të ishte dashur që të kthehesh dhe të marrësh përgjegjësitë që të takojnë në këtë situatë të rëndë, çfarë ishte komuna e Deçanit. Pra, vendi ku ishte kryeministri ynë ishte nja 6-7 orë larg me veturë. 7 Por jo vetëm kaq, gjatë kësaj guide turistike tënden, Kosovën e goditi një situatë e rënduar edhe nga vërshimet, ku qytetet e tëra, si Gjilani, Skenderaj, Prishtina e zona të tjera u prekën e u goditën nga prurjet e mëdha të ujit. Normalisht që për këto nuk po të akuzojmë ty, mirëpo u rrezikua direkt jeta e qytetarëve dhe u dëmtuan shumë ekonomi familjare, të mbjella e biznese. Pra, në atë kohë t’i ishe në Kanë dhe vazhdove guidën tënde pa kurrfarë telashe. Bile për rastin e Deçanit e bëre një postim, po për rastin e vërshimeve as postim nuk bëre. Kjo tregon papërgjegjësinë tënde, kryeministër. Po ta japim një shembull, gjatë këtyre ditëve po ashtu edhe Gjermania, si shteti më i fuqishëm në Evropë, u godit nga prurjet, nga reshjet e mëdha dhe prurjet e ujit. Mirëpo, kryeministrja e këtij vendi e ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u gjend pranë qytetarëve të saj. Ndërsa ti, kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, nuk e prishe rehatinë tënde në Nicë, në Kanë, në Monako e Monte Carlo, pra për të qenë afër qytetarëve tuaj. Pra, kjo tregon papërgjegjësi të madhe, kryeministër. Pra, edhe si opozitar normalisht nuk do të dëshiroja që papërgjegjësia të shkojë deri në këtë nivel. Faleminderit! |
06/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Fillimisht dua t’i shpreh ngushëllime familjes së policit, i cili sapo ndërroi jetë nga ballafaqimi
me COVID-19. Pra, gjithashtu po e shfrytëzoj këtë fjalë që t’
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Fillimisht dua t’i shpreh ngushëllime familjes së policit, i cili sapo ndërroi jetë nga ballafaqimi me COVID-19. Pra, gjithashtu po e shfrytëzoj këtë fjalë që t’i bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të fillojë të ndërmarrë masa të reja në krijimin e kësaj situate të re që tashmë po ballafaqohemi që disa ditë. Pra, rritja e numrit në shifra alarmante që ndodh tri ditët e fundit do të thotë që Republikën e Kosovës nuk e presin edhe aq ditë të mira në ballafaqimin me pandeminë COVID-19. Pra, si parti opozitare në Kuvendin e Kosovës kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të 5 ndërmarrë masa në organizimin e mësimit online në rast se do të jetë e nevojshme nga shtatori e tutje. Pra, besojmë që tashmë qeveria do të jetë më e përgatitur dhe do të ketë marrë mësim nga viti i kaluar dhe në momentin që do të jetë e nevojshme mbyllja e shkollave, atëherë nuk duhet të kemi humbjet, të cilat i kemi pasur në mësimnxënie vitin e kaluar. Prandaj, mendoj që ka pasur kohë të mjaftueshme që qeveria jonë të përgatitet që në rast se do të ballafaqohemi me një situatë të re të mbylljes, atëherë nxënësit tanë ta kenë më të lehtë këtë vit shkollor, i cili do të fillojë në shtatorin e këtij viti. Gjithashtu, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që t’i trajtojë më me dinjitet mjekët dhe policët gjatë kësaj periudhe. Besojmë që, siç kanë qenë edhe herën e kaluar, edhe tani do të jenë dy kategori jashtëzakonisht të rrezikuara dhe do të jenë vija e parë e luftës tonë me COVID-19 dhe trajtimi i tyre, duke ardhur deri te shtesat që besojmë që janë të nevojshme, sidomos edhe për policët, edhe për doktorët që punojnë nga 12 orë, pra me orar shtesë, është më se e nevojshme që të jenë të stimuluar dhe që të jemi sa më të përgatitur në ballafaqimin me këtë luftë. Dhe, në anën tjetër, atë që e thashë edhe në fjalimin tim të parë, mendojmë që është e rëndësishme që të kemi një prezencë më të madhe të qendrave të vaksinimit, sidomos në zonat rurale. Pra, vërehet që tashmë kemi një ngecje si rezultat i mosinformimit të duhur në zonat rurale dhe i kërkojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës që të jetë sa më afër këtyre qytetarëve që kjo periudhë t’i gjejë të vaksinuar dhe ballafaqimin me pandeminë COVID-19, ose më mirë të themi me variantin e ri të virusit Delta, ta kenë më të lehtë, sepse siç duket, tashmë i kemi edhe humbjet e para të jetëve me ballafaqimin me këtë variantin e ri. Faleminderit! |
12/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të dashur qytetarë,
Tashmë është e qartë se vendi ynë po hyn në një fazë të re të ballafaqimit me COVID 19, apo më
mirë thënë, me variantin e ri Delta.
Javën e kaluar, ditën e pre
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Të dashur qytetarë, Tashmë është e qartë se vendi ynë po hyn në një fazë të re të ballafaqimit me COVID 19, apo më mirë thënë, me variantin e ri Delta. Javën e kaluar, ditën e premte, kur e mora fjalën dhe kur kërkova një angazhim më të madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës, atë ditë Republika jonë kishte 271 raste. Edhe sot, një javë mbrapa kur po flasim, dje u shënuan 888 raste, apo 227% më shumë. Pra, imagjinoni nëse javën 5 tjetër do të kemi edhe një rritje të tillë. Pra, tashmë institucionet tona shëndetësore duket qartë se do të ballafaqohen me një fluks të madh të atyre që do të infektohen dhe fatkeqësisht do t’ju rrezikohet jeta nga ballafaqimi me variantin e ri, variantin Delta të COVID-19. I bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të mos veprojë sikur këtë javë që pavarësisht thirrjeve të qytetarëve, pavarësisht thirrjeve të deputetëve, thirrjeve të mjekëve, nuk duket që kanë marrë masa më konkrete, nuk duket që janë rritur masat, pra pikërisht nën ndihmën e institucioneve shëndetësore me ballafaqimin me COVID-19. Pra, nuk besoj që duhet të qëndrojnë njëjtë edhe gjatë kësaj jave. Pra, mjekët janë ata që më shumë se kurrë u duhet ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u duhet ndihma e Ministrisë së Shëndetësisë. Pra, sot na duhet një angazhim më i madh se kurrë i ministrit të Shëndetësisë në fuqizimin e spitaleve rajonale, me përkrahjen e spitaleve rajonale, edhe në përkrahjen e klinikës së Qendrës Klinike Universitare në Republikën e Kosovës. Prandaj, si deputetë të opozitës i bëjmë thirrje Qeverisë, sepse është organi më i rëndësishëm në këtë vend dhe në këtë rast jep ndihmën më të madhe në ballafaqim me COVID-in, pra në raport edhe me stafin tonë shëndetësor. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që t’i dëgjojnë këshillat e stafit profesionist shëndetësor që të vaksinohen, sepse e vetmja mënyrë, e vetmja formë që të kalojmë më lehtë këtë sfidë, në këtë periudhë mjaft të rëndë që duket se do të rëndohet çdo ditë e më shumë, është vetëm nëse do të vaksinohemi. Mirëpo, shohim që kemi një çalim po ashtu edhe në zonat rurale të vaksinimit, qysh e kam theksuar edhe herën e kaluar. Prandaj, sot na duhet një prezencë më e madhe e institucioneve tona shëndetësore në zonat rurale, sepse edhe si rezultat i mosinformimit të duhur, edhe si rezultat i distancës nga ku ata duhet të udhëtojnë për t’u vaksinuar, besoj që kjo bën që ky vaksinim të çalojë. Fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite jemi vendi me numrin më të vogël të qytetarëve të vaksinuar në kontinentin e Evropës. Dhe, nëse nuk do të kemi një angazhim më të madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne edhe në muajt e ardhshëm do të jemi vendi me numrin më të vogël të të vaksinuarve të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Nuk besoj që rezultati arrihet vetvetiu, besoj që rezultati në luftë me pandeminë do të arrihet në rast se do ta kemi një angazhim më të madh të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Prandaj, për së fundmi, edhe një herë i bëj thirrje ministrit Vitia, Qeverisë së Republikës së Kosovës që të kenë një angazhim më të madh. Java tjetër ta gjejë Republikën e Kosovës me masa shtesë, ta gjejë Republikën e Kosovës me angazhim më të madh qeveritar në mbarë vendin. Pra, edhe një herë, të nderuar qeveritarë, përkujdesuni më shumë për shëndetin e qytetarëve tanë, përkujdesuni më shumë për shëndetin e atyre, të cilët janë në moshë më të shtyrë dhe janë më të rrezikuar nga COVID-i dhe po ashtu, përkujdesuni më shumë që qytetarët tanë të jenë sa më të vaksinuar në ballafaqimin me këtë situatë. 6 Njëkohësisht, meqenëse e kemi edhe ministren e Arsimit në këtë seancë, i kërkojmë që të dalë me plan konkret se në rast do të mbyllemi nga shtatori e tutje, të kemi një sistem online më të mirë të përgatitur në raport me mësimnxënien, sidomos për klasat e ulët, të cilët janë të atakuarit nga ky proces i mësimnxënies, i cili po goditet nga pandemia. Faleminderit! |
20/09/2021 | Punë të Brendshme |
Të nderuar deputetë,
I nderuar kryetar i Kuvendit,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kryeministri i Republikës në dialog duhet të shkojë për njohje dhe ulëse në OKB dhe kurrsesi
nuk mund të shkoni për ta redaktuar të vërtetën e historisë sonë si popull dh
Lexo më shumë
Të nderuar deputetë, I nderuar kryetar i Kuvendit, I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministri i Republikës në dialog duhet të shkojë për njohje dhe ulëse në OKB dhe kurrsesi nuk mund të shkoni për ta redaktuar të vërtetën e historisë sonë si popull dhe si shtet. Për dy dekada me radhë Serbia dhe partnerët e saj nuk kanë reshtur së sulmuari kauzën e luftës sonë për çlirim. E në vend se Qeveria jonë t’u kundërvihet këtyre përpjekjeve, pavetëdijshëm ajo sikur po u kontribuon atyre. Po e them “në mënyrë të pavetëdijshme”, sepse nuk kam as vullnet, as imagjinatë, aq sa për të besuar se po e bën në mënyrë të qëllimshme, ngase fundja Qeveria dhe njerëzit e saj pavarësisht se nuk janë të aftë për të qeverisur, sërish janë bashkëkombësit e saj, qytetarë të këtij vendi, që e dinë të vërtetën dhe e ndajnë historinë së bashku me të gjithë ne. Ndonëse Qeveria jonë është e pavëmendshme dhe e pavetëdijshme, një skenar i tillë dhe një agjendë kundër të vërtetës së luftës sonë është evidente dhe gjithnjë e më shumë aktive. Natyrisht, fjala është për pretendimet rreth arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth kësaj teme s’kam çka flas, sepse kur nuk ka subjekt, nuk ka as trajtim. Por, megjithatë dua të flas për agjendën si të tillë. Të nderuar kolegë, Ju kujtohet deklarata e kryeministrit pas darkës me Borellin, ku tha që Ballkani Perëndimor duhet të çlirohet nga kriminelët e luftës, pra pa pasur guximin që këtu ta apostrofojë Republikën tonë. Pastaj, duke vazhduar me deklarata denigruese të ministres sonë të Jashtme, zonjës Shvarc, në raport me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, së fundmi, deklaratën skandaloze dhe të papritur të zëvendëskryeministrit Bislimi për arkivat e UÇK-së. Pra, këto të tria përbëjnë një trekëndësh, që s’do të duhej të ekzistonte kurrë nga qeveritarët tanë. Kryeministër, po ta përkujtoj që kriminelë të luftës janë Milosheviqi, Dikoviqi, Papkoviqi, Lazareviqi, Arkani, Marjanoviqi, Lukiqi e shumë e shumë të tjerë, që kanë komanduar, urdhëruar dhe kryer krime, si dhe kanë drejtuar banda vrastare në luftën në Republikën e Kosovës. 10 Pra, ju kryeministër, duhet të kërkoni nga Vuçiqi që të hapen arkivat për mbi 400 masakra të kryera në Kosovë, rreth 14 000 civilë të vrarë, mijëra të zhdukur, të cilët edhe sot na mungojnë rreth 1630 dhe mbi 20 mijë gra të dhunuara. Pra, i nderuar kryeministër, mos ia legjitimoni Serbisë ankesën, se dëshmi për krime të luftës që paska kryer UÇK-ja gjenden në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i hapë ato. Është e papranueshme të negociosh me Serbinë, duke rënë në grackën e saj për tema inekzistente, që fatkeqësisht tashmë ke rënë... Si deputet dhe qytetar, kërkoj nga Qeveria që të mos e devijojë agjendën e dialogut në temat që shpik Serbia dhe armiqtë e saj. Pra, në dialog duhet të kërkohet njohja nga Serbia, anëtarësimi ynë në OKB. Faleminderit! |
04/10/2021 | Punë të Jashtme |
Faleminderit!
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot dy javë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi reciprocitet në targa me
Republikën e Serbisë.
7
Vendimi ky i pakonsultuar me askënd, as me ne si parti opozitare, a
Lexo më shumë
Faleminderit! I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Sot dy javë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi reciprocitet në targa me Republikën e Serbisë. 7 Vendimi ky i pakonsultuar me askënd, as me ne si parti opozitare, as me miqtë tanë, partnerë tanë ndërkombëtarë dhe, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, megjithatë, ne si parti opozitare pa dyshim që vendosëm ta mbështesim. Çdo vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës karshi Qeverisë së Republikës së Serbisë ne pa dyshim që e përkrahim, sepse mbi të gjitha, kur jemi përballë Serbisë, gjithmonë e kemi dërguar mesazhin se duhet të jemi të bashkuar. Mirëpo çka ndodhi dy javë prapa, dy javë prapa jemi në një situatë krejt tjetër, në një situatë, të cilën nuk do ta kishte dëshiruar asnjë qytetar i Republikës së Kosovës. Për dy dekada rresht Qeveria e Serbisë ka lëshuar tabela, targa ilegale për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Asnjëherë nuk janë pranuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe tashmë kemi pas arritur në një përfundim që këto më të eliminohen të tëra. Dhe Qeveria jonë arriti të përfundojë në një marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme në Bruksel, marrëveshja kjo e parë e Qeverisë Kurti e arritur me Serbinë, marrëveshje e cila i legalizoi targat KM, PR, PZ, e të tjera që i lëshon Qeveria e Republikës së Serbisë për qytetarët e Kosovës. Ju kujtohet para dy jave shou i kryeministrit me ato tabela që s’i zgjatën më shumë se dy javë, ku përfunduan sot, sot jemi me këto targa. Pra, këto targa lëshohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Kosovën, tashmë legale, tashmë Qeveria e Kosovës ka pranuar që këto targa të lëshohen për Kosovën. Unë si qytetar i Kosovës, kur e regjistroj veturën dhe vendos targa, i paguaj tatim Qeverisë së Republikës së Kosovës, pra kush kujt i paguan tatim këta qytetarë të Kosovës që i marrin këto targa, kujt i paguajnë? Qeverisë së Republikës së Serbisë, ky është hapi i parë, ky është hapi i parë që keni filluar të implementoni Zajednicën me kompetenca ekzekutive. Ky është dëmi më i madh që i keni bërë Republikës së Kosovës. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme se sa kjo që sot e kemi dhe a e dini çka ka ndryshuar prej të kaluarës, është edhe stikers, se e keni pas filluar moti me ata stikersa diqysh t’i merrni 5 euro prej qytetarëve të Kosovë. Pra, këtu Vuçiqi në Serbi i merr 5 euro, edhe Albini, bashkë me ministrat e vet të Transportit i merr 5 euro që u vendosin stikersat këtyre veturave. Pra, vërtet duhet të ndiheni të turpëruar, të gjithë ne, jo vetëm ju, sepse na ka turpëruar të gjithëve. Kjo marrëveshje është bërë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Prandaj, i kërkojmë kësaj Qeverie ta ndalë këtë të hov të dëmshëm, të cilën është duke e vazhduar, duke e dëmtuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar. 8 Tashmë kjo Qeveri është shumë e lënduar përballë Vuçiqit, sepse Vuçiqi ka shënuar një fitore të madhe karshi nesh, ndërsa ne një humbje të madhe, fatkeqësisht, të cilën nuk do ta kishim dëshiruar. Dhe e fundit, ajo që është më e dhembshmja, dje KFOR-i lëshon një komunikatë dhe thotë se në bazë të Rezolutës 1244 i merr në mbrojtje pikat kufitare. Është hera e parë prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës që përmendet Rezoluta 1244. Pse? Si rezultat i asaj marrëveshjeje të dëmshme. Pra, nuk ka pasur marrëveshje që e ka dëmtuar më shumë subjektivitetin tonë ndërkombëtar. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë shtetëror. Kjo marrëveshje tashmë e ka futur Serbinë brenda. Me këtë marrëveshje Republika e Serbisë lëshon targa për katër qytete në Republikën e Kosovës. A jeni të vetëdijshëm? Pra, Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Republikës së Kosovës, për territorin tonë. Ne i kërkojmë kësaj Qeverie dhe këtyre ministrave të papërgjegjshëm dhe të padijshëm që të arrijnë ta ndalin dëmin që janë duke ia shkaktuar Republikës së Kosovës. Siç po e shohim, shpresoj që mjetet demokratike të na mjaftojnë neve si opozitë për të ju ndalur, por po frikohem që jo. Faleminderit! |
19/05/2022 | Energji |
Faleminderit, e nderuar kryesuese, Të nderuar kolegë deputetë, Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe si opozitë në këtë Kuvend kemi qenë të bindur se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, i përkrahur nga Zyra e krye
Lexo më shumë
Faleminderit, e nderuar kryesuese, Të nderuar kolegë deputetë, Si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe si opozitë në këtë Kuvend kemi qenë të bindur se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, i përkrahur nga Zyra e kryeministrit, i përkrahur nga Zyra e Presidencës dhe po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në kundërshtim të plotë me ligjet dhe legjislacionin në fuqi. Pra, vendimi i parë i Gjykatës Themelore për pezullimin e implementimit të tarifave, i cili nuk u respektua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe i cili po ashtu i njëjti as që u përmend as nga mazhoranca, as nga të gjithë aktorët, të cilët kishin dhënë komente dhe kontribut për ngritjen e energjisë elektrike nuk duhet të kaloj në heshtje. Mendoj që kjo është një vepër penale e konsumuar, e cila ka dëmtuar rëndë interesin publik, e cila i ka dëmtuar mbi 450 mijë familje në Republikën e Kosovës dhe një vepër e tillë duhet të ndëshkohet penalisht dhe të ndiqet 13penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilën shpresojmë se do ta bëjnë ditët në vijim pas kallëzimit penal nga Partia Demokratike e Kosovës. Tash më kemi vendimin final të Gjykatës së Apelit, vendim ky po ashtu i apeluar nga ZRRE-ja dhe me të cilin i kemi dhënë edhe ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike kundërshtimet tona pse masa e përkohshme deri në vendimin meritor duhet të jetë në fuqi tashmë është në favorin e 450 mijë familjeve në Republikën e Kosovës. Pra, është lajm i mirë për secilin qytetar në vendin tonë që energjia elektrike në këtë vend nuk do të paguhet me haraçin, të cilin ua kishte vënë Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike qytetarëve në mënyrë të pabazë, të paligjshme. Pra, ky vendim tashmë nuk do të implementohet, do të kemi në fuqi tarifat e vjetra të energjisë elektrike, mbi të cilën do të tarifohen qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ajo çka është e rëndësishme besoj që ne si deputetë nuk mund të rrimë duarkryq edhe të heshtim ndaj kësaj situate. Ajo që duhet të ndodhë më e pakta, më e vogla është shkarkimi i menjëhershëm i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, këta njerëz tashmë me një vendim të gjykatës është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm jashtëzakonisht të madh financiar. Pra, ajo që është më e vogla që ne duhet ta bëjmë si Kuvend i Republikës së Kosovës pa dallime partiake, të kërkojmë përmes një rezolute shkarkimin apo të sjellim në Kuvend shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Pra, këta njerëz i kanë dëmtuar më shumë se 450 mijë familje në Republikën e Kosovës, kjo nuk duhet të tolerohet. Faleminderit! |
14/04/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, që nga fillimi, që nga debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e kemi kundërshtuar dhe i kemi përdorur të gjitha mjetet ligjore të mundshme që i kemi pasur në dispozicion, në mënyrë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, që nga fillimi, që nga debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e kemi kundërshtuar dhe i kemi përdorur të gjitha mjetet ligjore të mundshme që i kemi pasur në dispozicion, në mënyrë që të vijmë deri te pezullimi dhe në fund, anulimi i këtij vendimi. Pra, edhe koha edhe angazhimi ynë na ka dhënë të drejt që vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka qenë një vendim i padrejtë dhe i pabazuar në një bazë të drejt ligjore. Prandaj, sot kur kemi një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, një vendim i cili pezullon vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për shtrenjtimin e tarifave mbi 100% për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe në anën tjetër kemi një deklarim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, ku thotë që ky vendim për masë të përkohshme nuk ka hyrë në fuqi dhe respektivisht nuk do ta zbatojmë, ne e kundërshtojmë këtë veprim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe i bëjmë thirrje që sa më shpejt të mblidhet Bordi i ZRRE-së dhe të japë instruksionet që KEDS-i për këtë muaj t’i tarifojë qytetarët e Republikës së Kosovës me tarifat me çmimin e ulët të energjisë elektrike dhe jo me këtë të lartin që ka ndodhur para dy muajsh. 5Pra, faturat e fundit që kanë paguar qytetarët e Republikës së Kosovës të energjisë elektrike kanë qenë të papërballueshme. Pra, këto fatura po e bëjnë jetën të papërballueshme për qytetarët në Republikën e Kosovës. Andaj, i bëj thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Qeverisë së Kosovës, presidentes së Kosovës që ta respektojnë këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Përderisa nuk kemi vendim të Apelit, të Shkallë së dytë, ky vendim është në fuqi, dhe në asnjë rrethana, qytetarët nuk duhet të tarifohen me tarifat të shtrenjtimit të energjisë elektrike, sepse është e jashtëligjshme. Në rast se bordi deri ditën e hënë nuk do të mblidhet për të dhënë instruksione KEDS-it këtë rast, që t’i faturojë qytetarët e Republikës së Kosovës me tarifa të ulëta të energjisë elektrike, atëherë ne si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike do të bëjmë kallëzim penal për secilin anëtar të bordit, sepse këta në mënyrë të padrejtë në kundërshtim me vendim e Gjykatës Themelore të Prishtinës, pra, në kundërshtim me një vendim të gjyqësorit të Republikës së Kosovës po i faturojnë me tarifa të larta qytetarët e Republikës së Kosovës. Sigurisht, që e kanë të drejtën e tyre që ta ankimojnë këtë vendim në Shkallë e dytë në Apel, gjë që ne do t’ju bënim thirrje që të mos ankimojnë fare, sepse gjendja ka ndryshuar drastikisht prej para dy muajsh. Sot, konsumimi i energjisë ka rënë në mënyrë drastike. Sot jetojmë në një kohë, ku para dy muajsh kur janë rritur faturat e energjisë elektrike, temperaturat i kemi pasur edhe më minus, -5, -6, prandaj konsumi ka qenë shumë i lartë. Sot, prodhimin që e ka Republika e Kosovës bazuar në thëngjill në termocentralet tona, pothuajse i mbulon të gjitha nevojat tona që sot të konsumojmë brenda 24 orëve. Andaj, shtrenjtimi i energjisë elektrike është i paarsyeshëm dhe në anën tjetër është i jashtëligjshëm. Me këtë vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës është i jashtëligjshëm. Pra, masa e përkohshme për një vendim i cili mbron interesin publik është në fuqi, dhe kundërshtimi i kësaj mase me deklaratat e tyre dhe kokëfortësia e tyre që të vazhdojnë me tarifimin e shtrenjtë për qytetarët e Republikës së Kosovës, është e papranueshme. Prandaj, edhe njëherë po u bëjmë thirrje që të mblidhet Bordi i ZRRE-së sa më shpejt, t’i japë instruksione KEDS-it, që qytetarët e Republikës së Kosovës të faturohen për këtë muaj me tarifat e vjetra të energjisë elektrike. Pra, me ato çmimet e lira që kanë qenë para ngritjes së fundit që ka bërë ZRRE-ja. Faleminderit! |