Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
06/05/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, nënkryetare!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Historia na ka mësuar se çdo popull dhe shtet përparimtar, vlerat e sakrificës së lirisë së tij, të
cilat mishërohen me ekzistencën e vet, i ruan, i kultivon dhe i lartëson si p
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Historia na ka mësuar se çdo popull dhe shtet përparimtar, vlerat e sakrificës së lirisë së tij, të cilat mishërohen me ekzistencën e vet, i ruan, i kultivon dhe i lartëson si pjesë të identitetit të tij historik. Mbi krenarinë e së cilës brezat pasues kanë ndërtuar të ardhmen e ndritur, të sigurt, me dekada e shekuj. Ndërsa ne sot, pas 20 vjetësh në liri, jemi dëshmitarë teksa shohim bartës të institucioneve tona që manifestojnë një etje të pashtershme për të nënçmuar dhe rrënuar një pjesë dhe një sërë vlerash, të cilat janë pjesë e patjetërsueshme dhe fondamentale e lirisë dhe identitetit tonë kombëtar e shtetëror. Fatkeqësisht, krahas deklaratave deri dje, sot po shohim pozicione dhe veprime të bartësve të institucioneve tona që janë ekuivalente me ato të shtetit serb. Nga emërimi i një kryediplomateje, e cila ishte dhe vazhdon të jetë në linjë me ndërmarrjen e Milovan Drecunit, për të vazhduar për mosgatishmërinë për të ofruar garanci, si pjesë e përgjegjësisë kushtetuese e shtetërore ndaj të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, deri tek orvatja për të penguar mbrojtjen në këtë proces në emër të transparencës nga një ministre e Drejtësisë, me një të kaluar kriminale. E gjithë kjo dëshmon se përtej dallimeve ideologjike e bashkëpunimit për interes personal binomi Kurti - Osmani kanë edhe diçka që i bashkon. Krahas shtetit serb, krijuan një front të përbashkët kundër udhëheqësve të luftës dhe paqes dhe etërve të këtij shteti. Po e ritheksoj, etërve të këtij shteti, presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Veseli, bashkë me shokë që s’janë këtu. 11 Në vazhdën e këtij rrugëtimi është edhe deklarata skandaloze e shefes së Grupit Parlamentar të mazhorancës, “më mirë t’i paguajmë 11 milionë rrymën e serbëve se sa të kthehen policët në arkivol”. Një deklaratë që shënon kulmin e marrëzisë dhe idiotësisë politike institucionale, e cila në përpjekje për të justifikuar një vendim të turpshëm përdori si referencë e përbuzje e nënçmimi aktin trimëror të rënies në krye të detyrës të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës policin hero Enver Zymberi. Zonja Kusari, Policit që iu referuat në kuptimin pezhorativ, për dijeninë tuaj është heroi më i ri i Republikës së Kosovës, ai nuk kishte shkuar atje as të vallëzojë, as të kërcejë, ai shkoi vetëdijshëm drejt vdekjes, bashkë me amanetin e qindra-mijëra dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E për vëmendjen tuaj, ai ishte një djalë nëne, një babë fëmijësh, një polic që vesh uniformë dhe u betua në mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe të atdheut. Betim me të cilin sot qindra-mijëra djem e vajza nën uniformën e policisë së shtetit me besnikëri i shërbeu atdheut, të cilëve, si përfaqësuese e popullit, ti ua shkele dhe nëpërkëmbe, prandaj ju do t’u kërkoni falje publike qytetarëve dhe policëve të Republikës së Kosovës, mbi të gjitha familjes dhe Sokolit të vogël, i cili në mungesë të të atit, ai sot po rritet me krenarinë e heroizmit të babait të tij hero. Faleminderit! |
27/05/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Neglizhenca dhe shpërfillja e këtij Kuvendi ndaj gatishmërisë dhe vullnetit për të dëshmuar mbi
të vërtetën e një procesi abuziv të drejtësisë në vendin tonë nga ana e k
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Neglizhenca dhe shpërfillja e këtij Kuvendi ndaj gatishmërisë dhe vullnetit për të dëshmuar mbi të vërtetën e një procesi abuziv të drejtësisë në vendin tonë nga ana e kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të Misionit të EULEX-it, zotit Malkolm Simons, është jo vetëm për keqardhje, por është edhe e turpshme. Kolegë të nderuar deputetë, Krahas angazhimit tonë të përbashkët dhe përtej botëkuptimeve e koncepteve politike që na dallojnë, një gjë duhet ta kemi parasysh të gjithë. Paqja, zhvillimi dhe prosperiteti i shoqërisë dhe institucioneve tona është e pamundur të arrihet në plotëni pa të vërtetën si atribut i vlerave të 25 përbashkëta universale e njerëzore, atribut të cilin shoqëritë dhe shtetet e përparuara demokratike e kanë të rrënjosur thellë dhe të mishëruar fuqishëm brenda vetëdijes institucionale e shoqërore, në përgjithësi. Një gjë të tillë ishim dëshmitarë të cilën e manifestoi Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili krijoi hapësirë dhe mundësi koleges sonë heroinë, zonjës Vasfije Krasniqi-Gudman, për ta dëshmuar të vërtetën, ndërsa Kuvendi ynë po bëhet një vit që gatishmërinë dhe vullnetin për të vërtetën e një procesi i cili ka abuzuar dhe shkelur të drejtat elementare njerëzore të qytetarëve tanë, e që ndërlidhet me epokën më të lavdishme të historisë sonë, po e mban të fshehur e të ndrydhur në sirtarët e tij. Kolegë të nderuar, dëshmia e gjyqtarit Simons, përveç që pasqyron një pjesë të historisë sonë të dhembshme të shtetndërtimit është edhe e rëndësishme për faktin se do ta përçojë një mesazh satisfaksioni moral e shpirtëror për të gjitha viktimat e këtij procesi. Andaj, i nderuar kryetar i Kuvendit, kolegë deputetë, kërkoj që kjo çështje të adresohet me prioritet dhe krahas raportimit dhe dëshmisë në Komisionin për Legjislacion dhe Gjyqësi, gjyqtarit Simons t’i mundësohet që në njërën nga seancat plenare të adresohet në këtë Kuvend. Për fat të keq, populli thotë, ose do të ishte më mirë, këtë çështje duhet ta adresonin dhe shtynin bartësit e institucioneve, por fatkeqësisht një gjë e tillë duket e pamundur, përderisa e kemi një kryeministër i cili në veprimet dhe deklaratat e tij duket qartë se dekretin e Koshtunicës po e ruan me fanatizëm si formë testamenti. Faleminderit! |
17/06/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë,
Ministra,
Tani po bëhen gati 100 ditë të kësaj qeverisje, nga e cila nuk kemi parë deri më tani ndonjë punë
të hairit që mund të nënvizohet përveç skandaleve të njëpasnjëshme e të përditshme. Kemi parë
që
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë, Ministra, Tani po bëhen gati 100 ditë të kësaj qeverisje, nga e cila nuk kemi parë deri më tani ndonjë punë të hairit që mund të nënvizohet përveç skandaleve të njëpasnjëshme e të përditshme. Kemi parë që krahas shkarkimeve e ngarkimeve në institucionet me familjarë të eksponentëve të partisë në pushtet, edhe një program qeverisës pa përmbajtje e krejtësisht diferencues. Kemi parë e po shohim një ministër të Punëve të Jashtme, të cilës po i duartroket Serbia, kemi parë një ministër të Brendshëm që s’mund ta frenojë ekzaltimin në përkrahjen e policive gangsterë, të cilët u përpoqën të nëpërkëmbin dinjitetin e invalidit të luftës së UÇK-së deri në thyerjen e protezës së tij. Përderisa, këtij ministri nuk i bën përshtypje liturgjia në qendër të Prishtinë. Zoti Sveçla duhet ta dijë se mbi ato proteza qëndron nderi, lavdia dhe ndërgjegjja e identitetit tonë kombëtar e shtetëror. Andaj, zotin Sveçla e këshilloj të mos luajë me durimin e atyre djemve, sepse po shpërtheu zemërimi i tyre, ju garantoj se ekzaltimin nuk mund ta gjejë as në birën e miut. E kemi parë ministrin e Shëndetësisë, i cili nga padituria për të menaxhuar një proces vaksinimi, u bie në qafë mediave. E kemi parë ministren e Drejtësisë, e cila nga padituria për të ekzekutuar vendimet e saja, u bie në qafë kryetarëve të komunave. E kemi parë ministren e Arsimit, e cila njëanshëm cenon autonominë e pushteteve lokale për qejfe politike. Kemi parë ministrin e FSKsë, i cili ul kokën përballë skandaleve që i bën bashkëshorti i presidentes në ceremoni ushtarake. Kemi parë edhe ministrin e Financave, i cili nuk di të dallojë dhe nuk di se çka është i ashtuquajturi “grant i katërt” në raport me përgjegjësinë e komunave dhe projektet nacionale. Po ashtu, në fund pamë kryeministrin e vendit, i cili pa parime dhe prioritete të proklamuara e pa kushtet e premtuara, përfundoi në prehrin e Vuçiqit. Po përtej këtyre e shumë marrëzirave të tjera të kësaj qeverisje, si deputet dhe si qytetar më intereson një çështje, për të cilën duket se e keni harruar krejt prej se keni ardhur në pushtet. Është çështja e vdekjes së Astrit Deharit, çështje mbi të cilën ju bëtë gjyqe publike dhe i gjetët fajtorët, por u ankuat se nuk keni pushtet. Pra, fatkeqësinë e Astritit dhe tragjedinë e familjes Dehari e shndërruat në kauzë të ulët politike në funksion të ardhjes në pushtet, duke akuzuar e bërë me gisht derisa u ulët aty ku jeni sot. Prej se jeni ulur në karrigen e pushtetit, po bëhen gati 100 ditë që keni futur veshët në lesh dhe kokën si struci në zall. Zonja ministre e Drejtësisë, ju si 14 interlokutore e këtij abuzimi përveç përgjegjësisë, keni edhe detyrim të dilni këtu para qytetarëve dhe përballë atij burri, i cili lëngon nga ankthi për të vërtetën e birit të tij, të jepni përgjigje, të shpjegoni kush është vrasësi... |