Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
22/02/2022 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, zoti kryetar!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Zoti kryeministër,
Dhe anëtarë të Qeverisë,
Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës dhe jo vetëm e Evropës, po edhe e
Ballkanit. Dhe, natyrisht që ne jemi një v
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, Zoti kryeministër, Dhe anëtarë të Qeverisë, Në Ukrainë po vendoset sot dhunshëm e ardhmja e Evropës dhe jo vetëm e Evropës, po edhe e Ballkanit. Dhe, natyrisht që ne jemi një vend i vogël dhe kem probleme të mëdha dhe serioze edhe me energjetikën, edhe me çmimet të cilat janë rritur, po ne jetojmë në planetin e njëjtë dhe ne si deputetë nuk jemi jashtëtokësorë, jemi pjesë e kësaj bote. Prandaj, kërkoj nga Kuvendi i Kosovës dhe nga Qeveria që ta mbështetë sovranitetin, integritetin territorial në kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës dhe dola në foltore me që pashë që kryeministri është këtu. Vendimi i djeshëm i presidentit Putin nuk është asgjë tjetër të vendosësh në kohë dhe në hapësirë, veçse i barabartë me vendimin e vitit 1938 për ‘anshlusin’ e Çekosllovakisë. Pretekst për okupim ushtarak dhe grabitje të një territori të një shteti fqinj. Ne si deputetë të Kuvendit të Kosovës, për shkak të historisë, por edhe për shkak të kauzës tonë të drejtë duhet të jemi solidarë në këto momente me Ukrainën, me popullin e saj, i cili po e mbron lirinë, i cili po mbron pavarësinë e saj. Në këtë drejtim mendoj që Kuvendi i Kosovës do të duhej t’i përcillte ngjarjet në Ukrainë, nëse ka nevojë, zoti kryetar, mendoj që në një të ardhme të afërt ta miratojmë edhe një rezolutë dhe i ftoj të gjitha partitë politike që ta bëjnë një gjë të tillë ky është hapi i parë. Hapi i dytë është që Ukraina është fronti i parë, Ballkani është fronti i dytë dhe ne jemi vija e parë e këtij fronti të dytë në Ballkan dhe mendoj që Qeveria e Kosovës duhet ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk di a është mbledhur, nëse është mbledhur, s’ka nevojë edhe të na tregohet, po e di që në të kaluarën ne e kemi mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në situata të tilla. 18 Dhe, së treti, sot nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian vendosin sanksione, sot Qeveria e Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse sikurse që kemi bërë në vitin 2014, kur është aneksuar Krimeja. Po mendoj që ky Kuvend nuk duhet të jetë i shkëputur prej asaj se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe ju ftoj si subjekte politike... (Ndërprerje nga regjia) |
28/03/2022 | Siguri |
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryetar, Të nderuar deputetë, Unë nuk e pata ndërmend të flas, por kur i dëgjova kolegët e tjerë, mendova se si Kuvend i Kosovës do të duhej vërtet ta ndërtojmë mendimin duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe jo vetëm duke bërë
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Zoti kryetar, Të nderuar deputetë, Unë nuk e pata ndërmend të flas, por kur i dëgjova kolegët e tjerë, mendova se si Kuvend i Kosovës do të duhej vërtet ta ndërtojmë mendimin duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe jo vetëm duke bërë përpjekje t’i shtyjmë pikëpamjet tona individuale. Ne në këtë Kuvend kemi diskutuar dhe kemi miratuar një rezolutë, e cila ka të bëjë me situatën në Ukrainë. Unë e di që ka qytetarë të Kosovës, ka deputetë të cilët e kanë parë këtë rezolutë ose si vringëllim të shpatave të një vendi të vogël, që nuk mendoj që është ashtu, apo edhe si një alarm të rrejshëm. Ne e kemi miratuar këtë rezolutë edhe me mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të gjitha forcave, meqë ne mendojmë që mbrojtja e atdheut në këtë kohë fillon jashtë dhe ai rend evropian, i cili ka ekzistuar para disa javësh e muajsh, edhe ai rend i cili është menduar që ka krijuar një paqe të përhershme po shihet që ka armëpushim. Natyrisht që debatin kryesor që e kemi në publik këto ditë, është çfarë po ndodh jashtë Ballkanit dhe në Evropën Lindore. Por tema kryesore që do të duhet ta ngre këtu, është që për neve si 14republikë e re, meqë ky rend ndërkombëtar është në rishqyrtim, do të duhej t’i rishqyrtojmë edhe pritjet konkrete që mund t’i ketë republika e Kosovës. Të nderuar deputetë, Çfarë po dua të them është që Qeveria e Republikës së Kosovës do të duhet ta dijë që nuk ka një Bruksel, po ka dy Bruksel dhe më e rëndësishme sesa të vazhdohet një dialog teknik, është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe dua që ta ftoj Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt ta vizitojë NATO-n dhe të shohë se cilat janë vërtet pritjet konkrete për anëtarësim në NATO. Tash unë jam i vetëdijshëm dhe nuk dua që të them që anëtarësimi do të ndodhë brenda muajsh, por aplikimi për partneritet për paqe do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurt, sikurse edhe një koordinim më i ngushtë me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur pritje që përmes dialogut Kosovë-Serbi vërtet do të arrijmë një marrëveshje dhe kjo marrëveshje do të sillte. Faleminderit, kryetar! Çfarë po dua të them si fund. Nëse ne kemi pasur pritje që një marrëveshje Kosovë-Serbi do të duhej ta sillte shpejt njohjen e ndërsjellë dhe kjo do të shoqërohej me anëtarësim në OKB, kjo për shkak të situatës në Ukrainë është shumë e largët dhe dua ta ftoj Qeverinë, po edhe ne si Kuvend i Kosovës që mbi të gjitha të fokusohemi në një prioritet dhe ky prioritet është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aplikimi i Kosovës në partneritet për paqe do të duhej të ishte prioritet mbi prioritetet gjatë vitit 2022. Faleminderit! Faleminderit, kryetar! Çfarë po dua të them si fund. Nëse ne kemi pasur pritje që një marrëveshje Kosovë-Serbi do të duhej ta sillte shpejt njohjen e ndërsjellë dhe kjo do të shoqërohej me anëtarësim në OKB, kjo për shkak të situatës në Ukrainë është shumë e largët dhe dua ta ftoj Qeverinë, po edhe ne si Kuvend i Kosovës që mbi të gjitha të fokusohemi në një prioritet dhe ky prioritet është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aplikimi i Kosovës në partneritet për paqe do të duhej të ishte prioritet mbi prioritetet gjatë vitit 2022. Faleminderit! |