Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Bujqësi dhe Blegtori |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
I nderuar Kabinet qeveritar,
21
E dëgjova me vëmendje përgjigjen e ministrit. Konsideroj që këto dy çështje, ministri duhet t’i
ndajë.
Sa i përket çështjes së ndjekjes penale, mendoj që me at
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar deputetë, I nderuar Kabinet qeveritar, 21 E dëgjova me vëmendje përgjigjen e ministrit. Konsideroj që këto dy çështje, ministri duhet t’i ndajë. Sa i përket çështjes së ndjekjes penale, mendoj që me atë duhet të merret ministri i Bujqësisë, duhet të merren organet drejtësisë dhe inkurajoj që çdo informatë që ka për keqpërdoruesit t’i çojë te organet e drejtësisë. Por, në të njëjtën kohë nuk janë fajtorë fermerët edhe bujqit për paaftësi menaxheriale të ministrisë që t’i ndajë këto dy procese. Fermerët kanë nevojë shumë për përkrahjen e Qeverisë, e në veçanti këto dy vite që kemi kaluar, siç ka kaluar krejt globi me pandeminë. Andaj, unë kërkoj nga ju zoti ministër, që ta di se a do të ketë grante dhe subvencione për fermerët tanë, bujqit tanë, për vitin 2021? Më shkurt, a do t’i mbështesë financiarisht Qeveria Kurt? Po, jo. Kurse ky problemi tjetër. Le të merret prokuroria, le të merren gjykata dhe të gjithë ata që shkelin ligjet duhet të dënohen në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Faleminderit! |