Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
02/04/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Ndonëse me vonesë, pothuajse nga vendet e fundit në Evropë dhe vendi i fundit në rajon, më në
fund filloi vaksinimi me vaksina anti-COVID edhe në Kosovë. Ky është lajm i mirë, pasi që
profesionistët
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Ndonëse me vonesë, pothuajse nga vendet e fundit në Evropë dhe vendi i fundit në rajon, më në fund filloi vaksinimi me vaksina anti-COVID edhe në Kosovë. Ky është lajm i mirë, pasi që profesionistët shëndetësorë dhe qytetarët do të kenë mundësi të imunizimit ndaj COVID-19. Me procesin e vaksinimit fillon një betejë e re e mposhtjes së pandemisë, kjo betejë e profesionistëve shëndetësorë duhet të jetë shumë transparente nga Qeveria dhe më gjithëpërfshirëse duhet të jetë ky proces i vaksinimit, sepse ashtu më shpejt e mposhtim pandeminë COVID-19 dhe i kthehemi normalitetit. Procesi i vaksinimit është normal që të ketë edhe efektet e tij, me qëllim të shtytjes së qytetarëve sa më shumë që të kenë mundësi të vaksinimit. Prandaj, edhe vaksinimi i kryeministrit Kurti besoj se ishte në atë shërbim, por pyetja ime dhe dilema e shumë qytetarëve ishte, përse nuk u vaksinua presidenti në detyrë? Do të ishte çështje interesante dhe sensibilizuese, që edhe presidenti në detyrë të vaksinohej dhe atë publik ta merrte vaksinën. Ky proces i vaksinimit ka mangësi nga organizimi që po bën Ministria e Shëndetësisë, sepse ka shumë qytetarë të interesuar e në veçanti të moshuarit që të vaksinohen, porse ata që shkuan që të vaksinohen u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online. Paramendojeni një qytetari 80-vjeçar i kërkohet të aplikojë online për procesin e vaksinimit dhe atij i kërkohet që të ketë, edhe e-mail-adresë, edhe profesion të ketë një 80-vjeçar që të aplikojë në procesin e vaksinimit, duke ditur që të shtyrit në moshë, 80-vjeçarët të paktë janë ata që mund të aplikojnë për vaksinim online. Kërkoj nga ministria që ta ndryshojë këtë kriter dhe të jetë më e vëmendshme, që t’ua lehtësojë edhe procesin e aplikimit për vaksinim këtyre qytetarëve. Një angazhim për të siguruar dozat shtesë është i domosdoshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sepse kryeministrat e rajonit kanë shkuar dhe kanë kontaktuar kompani farmaceutike, ndërsa ky i yni po përpiqet që me mesazhe të sigurojë vaksinimin. Unë besoj që nuk mund të sigurohet vaksina me mesazh, por duhet një angazhim... (Ndërprerje nga regjia) |
06/05/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot janë dhjetë ditë nga seanca që si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike e kemi ftuar për
mungesën e vaksinimit në Kosovë. Derisa dhjetë ditë më parë ministri i Shëndetësisë dhe
Qeveria trumbe
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Sot janë dhjetë ditë nga seanca që si Grup Parlamentar i Partisë Demokratike e kemi ftuar për mungesën e vaksinimit në Kosovë. Derisa dhjetë ditë më parë ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria trumbetonin se shumë shpejt, ama shumë shpejt do t’i sigurojnë vaksinat. Kjo “shumë shpejt” për Qeverinë e Kosovës është shumë ngadalë për qytetarët e Republikës së Kosovës, sepse po ndodhin vdekje çdo ditë. Ju rikujtoj se vetëm prej 14 shkurtit, ditës së zgjedhjeve, e deri më sot janë 651 qytetarë të Republikës së Kosovës që kanë humbur betejën me COVID-19. Vetëm prej që është votuar Qeveria Kurti janë 435 qytetarë të Republikës së Kosovës që kanë humbur jetën dhe prej 14 shkurtit janë 41 383 raste pozitive, apo 40% e të gjitha rasteve pozitive prej fillimit të pandemisë, ose 29,6% e të gjitha vdekjeve prej fillimit të 12 pandemisë dhe ajo shumë shpejt është shumë ngadalë, është humbje e jetëve për qytetarët e Republikës së Kosovës. Të nderuar, nëse nuk jeni të zotë të siguroni vaksinat, të udhëhiqni, hapni rrugë, ka njerëz që dinë të punojnë dhe mund t’i sigurojnë vaksinat, edhe ata i keni mohuar, edhe parakontratat, ti mund të qeshësh, po kjo s’është për qeshje, sepse ata që po humbin familjarët e tyre, ata po qajnë për ta. Prandaj, nëse ty të duket që kështu duhet të punojë Qeveria, vazhdoje, por unë po mendoj dhe jam i bindur në këtë që duhet forca e të gjithëve bashkë, pa dallim, për të siguruar vaksinat dhe për të vaksinuar qytetarët. Ajo ‘shumë shpejt’ që u deklarua para dhjetë ditëve, po jua përsërisim, është shumë ngadalë për shumë familje dhe për shumë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ju lutem, mobilizohuni nëse s’dini të punoni, ftoni ekspertë që t’ju ndihmojnë për të siguruar vaksinat. Kosova, me këtë ritëm të vaksinimit nuk mund të shpëtojë jetën e qytetarëve, sepse kështu do të vazhdojnë të humbin jetën edhe shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, sepse çdo ditë e humbur në vaksinim, është humbje e jetës për qytetarët e Republikës së Kosovës. |
20/05/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Media,
Problemi i vaksinës tani më është diçka që çdo qytetar i Republikës së Kosovës e ka të njohur
dhe pothuajse çdo ditë e humb shpresën se mund të sigurohet një kont
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Media, Problemi i vaksinës tani më është diçka që çdo qytetar i Republikës së Kosovës e ka të njohur dhe pothuajse çdo ditë e humb shpresën se mund të sigurohet një kontratë për vaksinën. Kosova është vendi i vetëm në botë që ka zero vaksinim me dozën e dytë të vaksinës. Përtej kësaj, brengë tjetër është edhe mungesa e barnave nga lista esenciale. Ka muaj që në Kosovë institucionet publike nuk janë të furnizuara me insulinë dhe kjo mungesë e insulinës nuk është se nuk ka mundësi të sigurohet një kontratë valide, por se po bëhet për pazare dhe përfitime materiale të krerëve të Ministrisë së Shëndetësisë. 400 mijë euro më shtrenjtë është lufta e Ministrisë së Shëndetësisë për të kontraktuar kontratën për furnizim me insulinë. Ky çmim për 400 mijë euro më shtrenjtë që po bën betejë Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Vitia, është në kundërshtim me vendimin e OSHP-së dhe me rekomandimet e KDI-së për kontraktimin e barnave dhe produkteve mjekësore. Ju rikujtoj se një vit më parë, po kjo udhëheqje e Ministrisë së Shëndetësisë ka kontraktuar barna dhe pajisje mbrojtëse deri 3000% më shtrenjtë. Prandaj, për mua dhe për çdo qytetar është shqetësuese se si me buxhetin e shtetit po vidhet në barna të pacientëve. Prandaj, kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë që të zbatojë Udhëzimin Administrativ për barna dhe produkte mjekësore, të kontraktuar dhe të nënshkruar nga ministri Uran Ismaili në vitin 2019 11 dhe, me këtë do të pamundësohej një herë e përfundimisht që të mos ketë abuzime me blerjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Faleminderit! |
07/07/2021 | Shëndetësi |
: Faleminderit, i nderuar kryetar!
I nderuar ministër,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë,
6
Tani e 16 muaj po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe këtu një punë të jashtëzakonshme
që nga fillimi i pandemisë e kanë bërë punëtorët shënd
Lexo më shumë
: Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar ministër, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë, 6 Tani e 16 muaj po përballemi me pandeminë COVID-19 dhe këtu një punë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pandemisë e kanë bërë punëtorët shëndetësorë, stafi mbështetës, por edhe Policia e Kosovës dhe Inspektorati. Mjekët u vlerësuan heronj dhe ishin të tillë në nivel të detyrës, rrezikuan shëndetin dhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për t’i ndihmuar dhe shëruar të tjerët. Shumë nga ata me muaj të tërë kanë qëndruar larg familjeve të tyre, nuk kanë bërë asnjë vikend me familjarët e tyre dhe nuk kanë pasur asnjë ditë pushim. Ndonëse punëtorët shëndetësorë dhe stafi mbështetës, policia e inspektorati kryen me ndershmëri dhe përgjegjësi punën e tyre, Qeveria nuk po tregohet e përgjegjshme dhe e kujdesshme me ta, ua ka ndalur shtesat në pagë, të cilat ua garanton Ligji për luftimin e pandemisë COVID-19. Për 16 muaj pandemi, Qeveria ua ka paguar shtesat vetëm për 10 muaj, ndërsa ua ka borxh edhe 6 muaj pagesat shtesë për punëtorët shëndetësorë, për stafin mbështetës, për policinë dhe inspektoratin. Qeveria ka për detyrim të përmbushë obligimet ligjore që dalin nga ligji. Ky është një demotivim për të gjithë ata që punuan e po punojnë me përkushtim në betejën kundër pandemisë dhe Qeveria duhet ta respektojë ligjin dhe t’ua paguajë shtesat punëtorëve shëndetësorë. Dështim tjetër i kësaj Qeveria është mungesa e insulinës, tani e disa muaj po përballen qytetarët me mungesë të insulinës dhe tek sot Komuna e Prishtinës, e vetme, ka siguruar insulinën, diçka që Qeveria ka dështuar ta bëjë. Tanimë nuk ka as dilemë, edhe laiku më i vogël i shëndetësisë e ka kuptuar se kjo Qeveri ka dështuar në procesin e vaksinimit, Kosova është vendi i fundit në rajon, në Evropë, me procesin e vaksinimit. Blerja e vonuar e vaksinave, pranimi me vonesë i donacioneve dhe dështimi i planit të vaksinimit, të aprovuar nga kjo Qeveri, është rrezikim i shëndetit dhe humbje jete për qytetarët. Kontrata e blerjes së vaksinave nga Qeveria është klasifikuar dokument sekret jo për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, po për të mbuluar dështimet dhe keqpërdorimet e Qeverisë. Një kontingjent i vaksinave të blera Pfizer erdhën më 29 qershor, e që janë vetëm 15% e vaksinave e kontraktuara, por nuk dihet se kur do të arrijnë 85% e vaksinave të blera dhe me sa kontingjent dhe kur do të arrijnë ato. Qeveria nuk lejoi kontratën me Pfizer as të shikohet, e lere më ta ketë guximin që ta publikojë, ashtu siç vepruan shumë vende të rajonit që publikuan kontratat e blerjes së vaksinave. 7 Këto ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar donacion të vaksinave nga Norvegjia, pasi që Norvegjia në muajin mars 2021 kishte marrë vendim që të largojë nga programi i imunizimit vaksinat AstraZeneca. Vaksinat AstraZeneca u pranuan me shumë vonesë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe bazuar në deklarimet e Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, në disa deklarime thuhet se këtyre vaksinave afati i skadencës, i përdorimit, u kalon në muajin qershor dhe në muajin korrik. Dhe, bazuar në vendimin e EMA-s, shumë vende të Bashkimit Evropian, përfshirë këtu Gjermaninë dhe Suedinë, kanë larguar vaksinat AstraZeneca për përdorim te personat nën 65 vjet, ndërsa Norvegjia dhe Danimarka ka larguar tërësisht nga programi i imunizimit. Dhe, pyetja ime është shumë legjitime për Ministrinë e Shëndetësisë, kur e kanë ditur datën e prodhimit të vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion, kur shumica e qytetarëve të Kosovës mbi 65 vjeç janë vaksinuar, përse keni pranuar një donacion që vendet e BE-së e kanë larguar nga përdorimi. A e keni lexuar ligjin për produkte dhe pajisje medicinale, nenin 40, pikën 3.4 për donacione dhe produkte medicinale dhe pajisje medicinale. Nëse produkti dhe pajisja medicinale ka të përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë importi duhet të lirohet nëse produkti medicianal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në Republikën e Kosovës. Dhe bazuar në deklarimet edhe të Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, edhe të Ministrisë së Shëndetësisë së Norvegjisë, pra në të dy rastet thuhet se afati i skadencës është korriku dhe gushti, atëherë pse është pranuar një donacion, i cili ka kundërshtim me ligjin për produkte dhe pajisje medicinale. Prej kur ka filluar negocimi e deri te pranimi, Ministria. Në fund të këtij procesi Kosovës do t’i duhet të asgjësojë vaksinat që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi dhe që Arben Vitia i ka pranuar donacion. Për të mbrojtur shëndetin e tyre, i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës që para vaksinimit të shikojnë mirë datën e prodhimit të vaksinave. Bazuar në vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Rregullatorëve të barnave, çdo vaksinë e prodhuar me procedurë emergjente, afatin e skadimit e ka 6 muaj. Prandaj, ju ftoj që të respektoni shëndetin e qytetarëve dhe të mos bini pre e manipulimeve e propagandave false të kësaj qeverie. |
06/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Kabinet qeveritar,
I nderuar kloni i Albinit,
Të nderuara media,
E para që do të ngre sot si shqetësim është rritja e numrit të rasteve me COVID 19 dhe rrezikut
nga varianti DELTA. Kjo do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, I nderuar kloni i Albinit, Të nderuara media, E para që do të ngre sot si shqetësim është rritja e numrit të rasteve me COVID 19 dhe rrezikut nga varianti DELTA. Kjo do të duhej të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës, sepse Kosovën po e gjen të papërgatitur në ballafaqim me këtë situatë. Më pak se 10% e qytetarëve të Kosovës janë të vaksinuar me të dy dozat dhe profesionistët shëndetësorë janë të stërlodhur bashkë me stafin mbështetës, janë të pambështetur nga Qeveria. Tani e disa muaj edhe shtesat në pagë u janë ndalur dhe kjo ka krijuar një demotivim të tyre për punë. Gjithashtu, prezantoj brengën e pacientëve të Repartit të Dializës për mungesën e barnave të heparinës, fraksiparinës dhe eritropetinës, të cilat janë barna të domosdoshme për trajtimin e këtyre pacientëve, e këta detyrohen t’i blejnë vet. Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të përmbushë obligimin e saj për furnizim me barna të lartcekura dhe pacientët detyrohen që nga buxheti i tyre të sigurojnë këto barna. Më duket se pacientët dhe mirëqenia e tyre nuk është brengë për këtë Qeveri, por janë punësimet familjare dhe partiake, sepse në kohën kur kam mungesë të barnave Ministria e Shëndetësisë ka emëruar familjarë të ministrave, zëvendësministrave e të deputetëve të Vetëvendosjes në Këshillin Drejtues të odave të profesionistëve shëndetësorë dhe Bordin specialistik. Deri më tani, deri me ardhjen e kësaj Qeverie, këto institucione të pavarura nuk kanë qenë të ndikuara nga politika apo të jenë emëruar familjarë të tyre në këto borde profesionale, të pavarura dhe në Bordin për Shkollim Specialistik. Unë nëse është e nevojshme jua lexoj emrat, por i keni në media. Për shkak të ruajtjes së integritetit të tyre si profesionistë shëndetësorë, nuk po ua citoj me emra, sepse mediat i kanë publikuar, por po dua të ngre alarmin për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të pavarura dhe ata që dje thoshin se familjarët janë për dasma, sot po e bëjnë të kundërtën. Tani, familjarët janë edhe për dasma, edhe për Qeveri, edhe për mbushje të institucioneve të pavarura. Faleminderit! |
12/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar!
Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Situata me pandeminë po shkon drejt përkeqësimit dhe për këtë Qeveria e Kosovës nuk është
duke u angazhuar si duhet, nuk po i bëhet vonë. Nuk është brengë e kësaj Qeverie pandemia,
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Situata me pandeminë po shkon drejt përkeqësimit dhe për këtë Qeveria e Kosovës nuk është duke u angazhuar si duhet, nuk po i bëhet vonë. Nuk është brengë e kësaj Qeverie pandemia, por pushteti, lukset dhe favoret e tij. Por, për shkak të kësaj qytetarët do të penalizohen, do të vuajnë nga COVID-19 për shkak të papërgjegjësisë, dështimit të Albin Kurtit dhe të Arben Vitisë në vaksinim masiv të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Qeveria ka dështuar të realizojë vaksinimin masiv të premtuar, ka dështuar në planifikim, ka dështuar në sigurim të vaksinave, ka dështuar në administrim të procesit të vaksinimit. Albin Kurti dhe Arben Vitia planifikuan që 60% të qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i vaksinojnë deri në fund të vitit, duke mos llogaritur se kur këta po hartonin planin e vaksinimit, varianti Delta kishte përfshirë Indinë, botën dhe Evropën. Dhe, nuk u bëhej vonë që të planifikojnë si duhet që të vaksinohen qytetarët e Republikës së Kosovës. Për më keq, në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës nënshkroi kontratën me Phizer, e klasifikoi si dokument sekret dhe kjo qasje e Qeverisë, duke klasifikuar dokumente sekrete dokumentet publike, ka rritur konfuzionin te qytetarët, ka zvogëluar besimin e tyre në procesin e vaksinimit dhe në vaksinën. 10 Qeveria në krye të procesit vendosi njerëz të papërvojë, njerëz që nuk ishin të specializuar në fushën e vaksinimit dhe të trajtimit të këtij procesi, ka anashkaluar profesionistët më me përvojë që i kishim në këtë fushë të shëndetit publik dhe epidemiologjik, si profesor Isuf Dedushajn, profesor Naser Ramadanin, të cilët gjatë kësaj periudhe kohore i kemi parë shumë pak në medie, të mos themi fare. Njerëz që një jetë të tërë ia kanë kushtuar shëndetit publik, njerëz që nga disa herë kanë vaksinuar qytetarët e Republikës së Kosovës, janë anashkaluar nga Qeveria dhe në krye të procesit kanë vendosur njerëz të papërvojë. Ka anashkaluar mbështetjen për mjekët, për profesionistët shëndetësorë, për stafin mbështetës, për Policinë dhe Inspektoratin, por njëkohësisht kanë dhënë mbështetje për asistentët e tyre, për asistentet, për këshilltarë e këshilltare të ministrave, të cilët i kanë angazhuar në nga 7-8 komisione e marrin me dhjetëra mëditje atje, me mijëra euro mëditje, më shumë marrin mëditje sesa që marrin pagë. Ndërsa, nuk ka paguar mëditjet për profesionistët shëndetësorë, prandaj i kanë mbyllur qendrat e vaksinimit të shtunave dhe të dielave, sepse mjekët nuk kanë shkuar të punojnë pa pagesë. |
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Situata me pandeminë COVID19 në muajin e fundit në vendin tonë ka qenë me tendencë të
rritjes, po ishte e qetë.
Mirëpo, rreziku për përkeqësim të situatës i paralajmëruar nga ekspertët shën
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Situata me pandeminë COVID19 në muajin e fundit në vendin tonë ka qenë me tendencë të rritjes, po ishte e qetë. Mirëpo, rreziku për përkeqësim të situatës i paralajmëruar nga ekspertët shëndetësorë rezulton që të jetë prezent në ditët në vijim dhe kjo po shihet nga shtimi i numrit të rasteve. Situatë më e rëndë në muajin e fundit ka qenë me gripin sezonal, dhe ka kohë që sistemi ynë shëndetësor ka kaluar vetëm në kujdes ndaj COVID-19 dhe janë anashkaluar sëmundjet e tjera, përjashtimisht rasteve urgjente. Për shkak të neglizhencës, mosvaksinimit dhe të keqmenaxhimit, situata me gripin sezonal në spitalet tona dhe në QKMF është alarmante. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, vetëm nga data 6 deri më 12 dhjetor janë shënuar 6 mijë raste të gripit sezonal. Numri i atyre me gripin sezonal tani e kalon 20 mijë raste. Simptomat e gripit sezonal dhe të variantit të ri Omikron janë me simptomatologji të njëjtë, pra lodhje, dhimbje koke, dhimbje trupi, gërvishtje fyti dhe dilemat e shumë qytetarëve sot që po përballen me këto simptoma është se a janë me grip sezonal apo të infektuar me variantin Omikron. Dhe, rreziku i përhapjes së këtij varianti dhe shpejtësia e përhapjes së tij është e madhe. Këtë shqetësim e kam diskutuar edhe me ministrin e Shëndetësisë, i cili ka konfirmuar se edhe pas dy vjetëve të përballjes me pandeminë COVID-19 Kosova nuk ka arritur të rrisë kapacitetet identifikuese dhe testuese për variantin Omikron dhe variantin Delta. Dhe, kjo paraqet problem, sepse ende vazhdohen testimet me tampon pa rritjen e nivelit të testimeve. Kjo paaftësi po të rriten kapacitetet testuese identifikuese të varianteve të COVID-19, kanë ndikuar në përhapjen e virusit dhe sot spitalet tona dhe QKMF-të janë të mbushura me virusin sezonal apo variantin Omikron, i paidentifikuar deri më tani tek ne. Të nderuar qeveritarë, Sa herë që të deklaroheni për pandeminë, e para që do të duhej të bënit është t’u kërkoni falje qytetarëve për keqmenaxhimin, për katastrofën shëndetësore, të cilën e futët vendin tonë gjatë muajve të verës, ku për 3 muaj kemi pasur 1 mijë raste të vdekjes dhe të keni kujdes të shtoni kapacitetet e vaksinimit, të ketë një kujdes të veçantë sa i përket afatit të vaksinave të pranuara donacion dhe të blera nga Pfizer. Sipas deklarimit të ish- 13 ministrit të Shëndetësisë, më 15 shtator në Kosovë kanë qenë 538 mijë doza të vaksinave të pranuara donacion nga SHBA-ja. Pastaj, kanë qenë 700 mijë doza të blera nga Pfizer, 94 mijë doza të pranuara nga EU, shumë doza nga Covax, 10 mijë nga Kroacia dhe, prej kësaj periudhe kohore e deri më sot janë administruar më pak se 600 mijë doza të vaksinave, kjo rezulton që në stok të jenë afro 900 mijë doza të vaksinave të pranuara në shtator. Sot jemi në fund të dhjetorit dhe nëse nuk ka një rritje të intensitetit të vaksinimit rrezikojmë që edhe këto doza të vaksinave të hidhen njësoj si ato të Aztra Zenec-as. |
09/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetare!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabineti qeveritar edhe në këtë seancë të re nuk është prezent.
Unë mendoj që përveç situatës energjetike dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, këto ditë dhe
muajin e fundit situata pandemike në K
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetare! Të nderuar kolegë deputetë, Kabineti qeveritar edhe në këtë seancë të re nuk është prezent. Unë mendoj që përveç situatës energjetike dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, këto ditë dhe muajin e fundit situata pandemike në Kosovë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Numër të madh të qytetarëve tanë të infektuar dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, kur numri i rasteve ditore shënonte mbi dy mijë, vendosi disa masa kufizuese absurde, të cilat nuk patën asnjë impakt në ndaljen e përhapjes së virusit. Rezultat pas vendimit të masave kufizuese të Qeverisë ne kishim 35 mijë raste brenda dhjetë ditëve pas masave të Qeverisë. Dhe, kur Qeveria e pa që këto masa nuk kanë asnjë efekt, sepse virusi, varianti i ri Omicron është shumë përhapës, mirëpo sa u përket hospitalizimeve dhe vdekshmërisë është më i vogël, më i lehtë në raport me viruset sezonalë. Jam i shqetësuar, se si kjo Qeveri për dy vjet të pandemisë nuk arrin të mbledhë ekspertët e shëndetësisë për të diskutuar për çdo variant veç e veç, porse i trajton në bllok. Bëri gabimin e njëjtë që e bëri gjatë muajve të verës, kur për shkak të vonimit në ndërmarrjen e masave kufizuese kishim më shumë se një mijë qytetarë që humbën jetën. Dhe sot, merr masa të njëjta dhe më drastike tani në raport me variantin Omicron, sesa ato që do të duhej t’i merrte verës. Vendosi masa kufizuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë me nga tri doza të vaksinës e test PCR, kur ende në Kosovë nuk ishin të vaksinuar as 2% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me tri doza. Filloi të bënte dozën përforcuese e të evidentonte në regjistrat e saj e dozën e tretë, e më vonë pastaj i bënë bashkë dozën përforcuese e dozën e tretë, sepse nuk e ka konceptin e menaxhimit edhe me procesin më të thjeshtë të vaksinimit. Ky eksperiment i kësaj Qeverie ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe sot po ka pasoja të rënda edhe për ekonominë e çdo familjeje dhe çdo biznesi në Kosovë. Nuk është në gjendje të përcjellë as situatën se si ndodhë dhe zhvillohet një variant në vendet ku ka filluar, në vendet e origjinës, ose në vendet ku para se të arrijë në Kosovë të fillonte të zhvillohet. Dhe, kur vendet e Bashkimit Evropian e shohin që nuk ka rrezikshmëri dhe vdekshmëri të lartë nga varianti Omicron, jua rikujtoj që vdekshmëri në raport me rastet e konfirmuara pozitive dhe rastet e vdekjes së variantit Omicron është 0,02%, letaliteti, po flas. Ndërsa, i një gripi sezonal është 0,5 – 1,5%. Në një situatë të tillë vendet e përparuara, që i kanë konsultuar ekspertët, kanë vendosur që të hapen plotësisht. E keni Anglinë, vendet skandinave, Francën, Zvicrën, e të mos i përmend të gjitha vendet që janë hapur. Dhe, Qeveria vendos të vazhdojë me orë policore e me masa kufizuese, të cilat nuk kanë prodhuar asnjë efekt. Ne e kemi orën policore më shumë se gjashtë muaj. Më fal, nëse ka pasur orë policore gjashtë muaj, cili ka qenë efekti i asaj ore policore? Përveçse ka ndikuar në ndëshkimin e qytetarëve. Dhe, sot dua ta paraqes edhe një brengë të punëtorëve shëndetësorë, të cilët nga menaxhmenti i ish-SHSKUK-së janë detyruar të paraqiten në punë në ditën e pestë pasi kanë rezultuar pozitivë. Por, të paktën një elementar është dashur të dijë që nuk kthehet në punë një person që është simptomatik dhe është pozitiv me COVID, sepse punëtorët shëndetësorë i keni detyruar të dalin në punë dhe ata duke qenë të vetëdijshëm se nuk bën të dalin në punë duke qenë pozitivë me COVID i kanë shfrytëzuar ditët e pushimit vjetor dhe menaxhmenti i SHSKUK-së ua ka hequr ditët e pushimit vjetor për shkak se nuk kanë mundur të paraqiten nga ndërgjegjja e tyre dhe për të mos i rrezikuar të tjerët të paraqiten në punë, edhe pozitivë, edhe simptomatikë. Mendoj që kjo është çështje, të cilën duhet ta trajtojë ministri i ri i Shëndetësisë, e që do të duhej të merrte masa... (Ndërprerje nga regjia) |
28/04/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Më lejoni që sot të adresoj dy shqetësime në këta tre minuta kohë. Siç e dini, në dy vjetët e fundit kanë qenë vite shumë të vështira për shumë qytetarë dhe shumë familje për shkak të krizave të njëpasnj
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Më lejoni që sot të adresoj dy shqetësime në këta tre minuta kohë. Siç e dini, në dy vjetët e fundit kanë qenë vite shumë të vështira për shumë qytetarë dhe shumë familje për shkak të krizave të njëpasnjëshme, fillimisht për shkak të krizës pandemike, pastaj për shkak të krizës energjetike dhe, së fundi edhe për shkak të krizës ekonomike. Ka qenë kërkesë e qytetarëve që të mundësohen tërheqja e mjeteve nga Trusti dhe ne si parti politike më datën 9 mars e kemi proceduar në Kuvend dhe më pastaj më 21 mars është përcjellë për mendim në Qeveri. Për fat të keq, Qeveria e ka neglizhuar këtë kërkesë të qytetarëve dhe tek në ditën e fundit në orët e vona ka dhënë mendimin negativ, mirëpo që i ka hapur rrugë Kuvendit të vendosë për këtë projektligj, për Projektligjin plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional të Kosovës, apo siç njihet, Ligji për Trustin. 9Dhe nga dje ky projektligj është në dorën e deputetëve, sot kam një apel dhe një kërkesë për të gjitha komisionet parlamentare të përhershme dhe për Kryesinë e Kuvendit që këtë projektligj ta procedojë dhe ta trajtojë me urgjencë për shkak të krizës ekonomike dhe që në seancën e radhës të Kuvendit të kemi mundësinë ta adresojmë këtë kërkesë të qytetarëve, me qëllim që atyre t’u mundësojmë që nga mjetet e tyre të përballojnë krizën ekonomike, ndërsa Qeveria të fokusohet që me mjetet e saj të mbështetë kategoritë e rrezikuara, të papunët, rastet sociale, pensionistët dhe studentët. Kështu do të kemi një kontribut të jashtëzakonshëm në të dy drejtimet, ata që kanë mjetet t’i marrin nga fondi, ndërsa ata të cilët nuk kanë të mbështeten nga Qeveria. Dhe së fundi, jam i brengosur dhe i shqetësuar për listat e pritjes së QKUK dhe e ftoj Prokurorinë e Kosovës që të merret me rastet, janë me dhjetëra pacientë në koronografi, në kardiologji që kanë pritur për një koronografi dhe që kanë vdekur, lista e pritjes nga një javë në kardiologji është zgjatur në një vit dhe vetëm për një procedurë diagnostikuese të koronografisë kanë vdekur disa pacientë dhe ftoj Prokurorinë e Kosovës që të merret me këtë, sepse kemi të bëjmë me shkeljen e Ligjit të shëndetësisë dhe pamundësinë e ofrimit të shërbimit shëndetësor diagnostikues, fillimisht, e pastaj trajtues. Dhe për këta pacientë, të cilët kanë qenë lista e pritjes e të cilat kanë vdekur, duhet dikush të japë llogari, për arsye sepse këto lista të pritjes janë zgjatur për interesa biznesore të menaxhmentit aktual dhe Bordit aktual të SHSKUK-së. |