Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
17/06/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit!
Zoti kryetar i Kuvendit,
Unë të kisha propozuar që të gjitha marrëveshjet, të cilat janë bërë në emër të Kuvendit dhe në
raport me Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet tjera t’ua shpërndani deputetëve në përputhje me
kompetencat tuaja dhe që
Lexo më shumë
Faleminderit! Zoti kryetar i Kuvendit, Unë të kisha propozuar që të gjitha marrëveshjet, të cilat janë bërë në emër të Kuvendit dhe në raport me Kuvendin e Kosovës dhe kuvendet tjera t’ua shpërndani deputetëve në përputhje me kompetencat tuaja dhe që këto marrëveshje të dihen - çfarë është rrugëtimi i tyre. Marrëveshjet e Kuvendit të Kosovës me institucionet ndërkombëtare, Këshillin e Evropës, Asamblenë e NATOs, SCP-në, të gjitha këto janë marrëveshje të Kuvendit që u nënshtrohen rregullave që kanë paraparë institucionet që e kanë pranuar Kosovën, qoftë si vëzhgues, qoftë si pjesëmarrës në mbledhje. Një çështje tjetër, që desha të ndalem, është që ju si qeverisje ose si parti e Vetëvendosjes na keni lodhur me këtë “çkapjen” e “kapjen”. Zbatojini ligjet, zbatojeni Kushtetutën, s’keni nevojë me ‘çkapë’ kurrgjë. Kush e ka shkelur ligjin dihet çfarë masa duhet ndërmarrë ndaj tyre dhe mos e vazhdoni atë lojën, ose fushatën elektorale të kohës së opozitës, tani keni përgjegjësi tjera. Ajo që desha të ju them, meqenëse keni projekte shumë të mëdha, ju kisha lutur, e kemi një urë kalimi nga pjesa e Xërxës në Rugovën e Hasit, të cilën e kanë bërë vite më herët qytetarët e kësaj treve dhe Drini e ka shkatërruar, nuk kalohet më. Po besoj që Qeveria ka kapacitete bile për urën, e cila lidh fshatin Rugovë e Hasit me rrugët tjera, të ju shkojë në ndihmë dhe ta bëni bile atë urë. Faleminderit |
02/08/2021 | Punë të Brendshme |
: Faleminderit!
Pas këtyre shqetësimeve të mëdha, është vështirë të flitet, por sidoqoftë unë e dëgjova edhe një
parafolës që e ngriti çështjen e zjarreve në Kosovë. Unë dua të apeloj tani edhe te qytetarët, por
edhe te qeveria veçanërisht që të merre
Lexo më shumë
: Faleminderit! Pas këtyre shqetësimeve të mëdha, është vështirë të flitet, por sidoqoftë unë e dëgjova edhe një parafolës që e ngriti çështjen e zjarreve në Kosovë. Unë dua të apeloj tani edhe te qytetarët, por edhe te qeveria veçanërisht që të merren me këtë çështje, zjarret kanë filluar dhe moti është i nxehtë shumë, prandaj institucionet përgjegjëse, veçanërisht FSK-ja, Policia, rojat e pyllit duhet të jenë të përqendruara dhe të kontrollojnë fushat e rrezikuara nga zjarri dhe kur po them të rrezikuara, kam parasysh që rrezikun më të madhin po e shkaktojnë qytetarët vetë, duke lënë mbeturinat, e veçanërisht qelqurinat, që do të thotë shishet e qelqit, të cilat janë ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve, duke përfshirë edhe ato të plastikës dhe qeset e ndryshme. Andaj, unë mendoj që ne duhet çdo ditë t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në piknikët që dalin që të ruhen nga ndezja e zjarreve për arsyet që dihen, sepse çdoherë ndezin dhe do të duhej me urgjencë që të fillojë pastrimi, jo pastrimi i pyjeve, të cilat janë prerë dhe mund të prehen në emër të pastrimit të drurëve të njomë, por të pastrohen pyjet e Kosovës, veçanërisht parqet nacionale nga drunjtë e thatë. Njëkohësisht, unë falënderoj njësinë e KFOR-it në Pejë, i cili dje dhe pardje ka ndërhyrë, duke përfshirë edhe forcat tona që kanë bërë përpjekje për ta shuar zjarrin, kanë ndërhyrë me helikopterë për t’i shuar zjarret që kanë filluar në Bjeshkët e Nemuna, ose në parqet nacionale të Bjeshkëve të Nemuna. Rreziqet janë të mëdha, prandaj po mendoj që mali ose pylli vonon të rritet, por mund të digjet për dy ditë. Faleminderit! |
09/02/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit zonja kryesuese e seancës!
Unë kam një shqetësim që të ngre sa i përket qytetarëve të zonës së Podgurit, po edhe të Pejës,
meqenëse kjo Qeveri, as Parlamenti në fund të fundit, nuk ka miratuar realizimin e projekteve të
cilat nga Komuna
Lexo më shumë
Faleminderit zonja kryesuese e seancës! Unë kam një shqetësim që të ngre sa i përket qytetarëve të zonës së Podgurit, po edhe të Pejës, meqenëse kjo Qeveri, as Parlamenti në fund të fundit, nuk ka miratuar realizimin e projekteve të cilat nga Komuna e Pejës është shprehur shqetësimi se pse janë anuluar projektet e miratuara me ligj të buxhetit në legjislaturën e kaluar që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës rreth kufirit, që d.m.th. nga dogana në Zhleb e deri sa të lidhet me Bjeshkët e Rugovës dhe me Shtedimin. Për dy arsye. E para arsye për të cilën ka votuar ky Parlament ka qenë siguria e kufirit dhe krijimi i mundësive të forcave të sigurisë, d.m.th. të policisë që e ruan kufirin për lëvizje dhe qarkullim. Arsyeja e dytë ka qenë ndërtimi i fshatrave turistike në këto zona, për ta zbutur papunësinë dhe për ta ndalur emigracionin. E para. Çështja tjetër është se është anuluar projekti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe nuk i është dhënë asnjë kacidhe leku siç thonë Komunës së Pejës për të realizuar projektin e kanalizimit të ujërave të zeza të fshatrave të Podgurit, kanalizim i cili do ta shpëtojë ndotjen e ujërave të Drinit të Bardhë dhe të Bistricës dhe do të krijojë hapësirë vërtet për zhvillim dhe do t’i heqë ato ujëra të zeza me të cilat përballen jo vetëm njerëzit, po edhe peshqit, edhe bretkosat, edhe flora e fauna e lumit Drini i Bardhë. 11 Unë kisha kërkuar nga Qeveria e Kosovës që këto projekte dhe për këto projekte të veprojë në përputhje me ligjin dhe jo t’i trajtojë si projekte të iks-ypsilonit. Ato janë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të një regjioni të tërë dhe në shërbim të interesave të të gjithë Kosovës, sepse pa u bërë siç është planifikuar ajo zonë turistike do të ketë vend për të gjithë ata që duan të pushojnë në Bjeshkë. Faleminderit! |
07/04/2022 | Planifikim Hapesinor |
Faleminderit, zoti kryetar! Unë desha të flas për një temë që ndoshta ka interes për publikun. Dua të përmend vitin ‘78-‘79, kur në Pejë u ndërtua fabrika e biçikletave dhe baterive dhe gjatë gërmimeve për t’i hapur themelet u zbulua një qytet ilir. Me
Lexo më shumë
Faleminderit, zoti kryetar! Unë desha të flas për një temë që ndoshta ka interes për publikun. Dua të përmend vitin ‘78-‘79, kur në Pejë u ndërtua fabrika e biçikletave dhe baterive dhe gjatë gërmimeve për t’i hapur themelet u zbulua një qytet ilir. Me gjithë presionin që e kanë bërë atëherë historianë të ndryshëm, edhe këtu të Kosovës, edhe më gjerë, prapë interesi i pushtetit ishte që të gërmohet, që të shkatërrohet qyteti ilir dhe të ndërtohet fabrika e baterive. Analistë të huaj, të cilët i patën vizituar atëherë mbetjet e qytetit ilir, patën potencuar, thanë “po investoni miliona mbi miliarda vlerë”. Sidoqoftë, unë desha të lidhem tek një temë tjetër që ka të bëjë me ish-regjimin e Titos dhe të Rankoviqit, të cilët në vitin 1945 dhe ‘46 kanë pushkatuar në Tabje të Pejës 3 700 shqiptarë në emër të spastrimit, të spastrimit të ashtuquajtur “nga bandat balliste”. Sidoqoftë, varrimi, ose mbetjet mortore të tyre janë në një kanal, të hapur atëherë për t’u mbrojtur atëherë pushtuesit që kanë qenë në anën e sipërme. Por, eshtrat e tyre janë aty dhe s’ka asnjë vend përkujtimi për ta. Çuditërisht, para disa ditësh, duke hapur rrugë dhe duke hapur po ashtu ndërtime për interesa të vogla, do ta quaja publike, dhe interesa të vogla personale, u gjetën eshtra, të cilët u morën në qese dhe u futën në një gropë tjetër të re. Prandaj, unë desha t’jua përkujtoj juve, Qeverisë së Kosovës, historianëve të Kosovës dhe arkeologëve të Kosovës, të cilët merren me këtë çështje, që në Tabje nuk do të duhej të ndërtoheshin shtëpi private dhe as institucione të cilat janë të pavlerë, krahasuar me përkujtimin që duhet ta kemi për të gjitha ato viktima. Aty janë përkujtimi i të gjithë qytetarëve të Pejës, të cilët kanë humbur dhe u janë pushkatuar të afërmit e tyre. Aty dhe në shumë qytete të Kosovës do të duhej të bëheshin muze të dhembjes me flakadanë të përmortshëm, duke përfshirë edhe luftëtarët e lirisë. Por, për këto viktima, për të cilët përgjegjës është regjimi i Tito-Rankoviqit, se disa e kanë mbajtur Titon te koka e krevatit dhe para syve të tyre gjithmonë, ndoshta nuk preken pse po ua përmendi në këtë formë, por ata janë fajtorët kryesorë që kanë pushkatuar njerëzit e pafajshëm. Nuk kanë qenë ballistë ata, por kanë qenë qytetarë, po edhe nëse kanë qenë ballistë, ata kanë luftuar për interesat kombëtare të Kosovës dhe shqiptarëve. |