Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/04/2021 | Media |
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Përfaqësues të mediave,
Kosova këtë vit ka rënë për tetë pozita më poshtë se vitin e kaluar sipas raportit të Reporterëve
pa kufij sa i takon lirisë së mediave në botë. Gjithnj
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Përfaqësues të mediave, Kosova këtë vit ka rënë për tetë pozita më poshtë se vitin e kaluar sipas raportit të Reporterëve pa kufij sa i takon lirisë së mediave në botë. Gjithnjë sipas këtij raporti, Kosova tashmë bën pjesë në mesin e vendeve me situatë problematike të lirisë së shtypit. Në këtë situatë të ndjeshme me pandeminë në mesin e krizës shëndetësore, kur qytetarët më shumë se kurrë kanë nevojë që të informohen për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, Qeveria Kurti është Qeveria e parë e cila ka nisur përndjekjen e medias dhe përndjekjen e gazetarëve. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të dalin para qytetarëve të Kosovës për t’u dhënë sqarime pse ka dështuar marrëveshja me kompaninë Pfizer, sepse shteti është përgjegjës për sigurimin e vaksinës, e shteti nuk do të duhej që t’i atakojë e të drejtojë gishtin te mediat. Ndërhyrja flagrante e aparatit shtetëror në të drejtën e shprehjes së lirë për arsyen e vetme se mediat kishin publikuar dokumente që flasin për brengën më të madhe të shoqërisë sonë, sigurimin e vaksinës, është njollë e zezë mbi demokracinë e re të Kosovës. Ministra, 6 zëvendëskryeministra, deputetë, ish-avokatë të popullit, me veprimet e tyre dëshmuan se do të luftojnë pa zgjedhur mjete duke ushtruar ndikimin e tyre edhe në prokurori, edhe në polici, te të gjithë ata gazetarë, të cilët guxojnë të raportojnë për skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie. Të dashur kolegë deputetë, Të nderuar përfaqësues të mediave, Në trajtimin e skandalit të vaksinave për këtë Qeveri më lehtë ishte të suspendonte demokracinë, duke i sulmuar direkt mediat, se sa të debatonte hapur për paaftësinë e saj që t’i sigurojë vaksinat për qytetarët e Republikës së Kosovës. Duke i sulmuar mediat, duke i paraqitur ato si burim i gënjeshtrave, ky pushtet autoritar tentoi t’i disiplinojë mediat dhe t’i paraqesë ato si armiq të pushtetit për t’i arsyetuar veprimet e tyre dhe për të relativizuar ndërhyrjen flagrante në rendin e demokracisë. Ky shembull, së bashku me shumë shembuj të tjerë të kërcënimeve ndaj mediave, është një tjetër ilustrim i zymtë i faktit, ndërsa gazetarët kontribuojnë në luftën kundër pandemisë COVID-19 me raportimet e tyre, ata bëhen vetë viktima të sulmeve nga kjo Qeveri, e cila tenton të përfitojë nga situata për t’i mbytur zërat kritikë. Gazetarët qe sa kohë kanë theksuar mungesën e përgjegjësisë publike të kryeministrit për të marrë pjesë në konferenca për gazetarë dhe për të qenë në studiot e hapura televizive. Në vend se fitorja t’i thellonte ndjenjën e përgjegjësisë kryeministrit, kjo veç i ka rritur sjelljen e tij megalomane dhe arrogante në raport me qytetarët në përgjithësi. Po ashtu, heshtja e Presidencës së ashtuquajtur unifikuese, zonjës Osmani, përball një skandali të tillë tregon mungesën e hapur të guximit politik për të dënuar një ndërhyrje flagrante në lirinë e medias. Kosova nuk është shtet policor, andaj përndjekja e mediave, shoqërisë civile, opozitës, janë shenjat e para të kalimit nga një sistem demokratik në atë autoritar. Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç u angazhua që të mbrojë burimet e gazetarëve me ligj, do të angazhohet në secilën mundësi dhe kapacitet të mbrojë rolin e mediave në shoqërinë tonë demokratike, ato duhet që të jenë të lira dhe të pavarura. |
20/05/2021 | Drejtësi |
: Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
Me shqetësim të madh kam ndjekur rastet e fundit të dhunës seksuale të raportuar në pjesë të
ndryshme të vendit dhe dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe të institucioneve të Republikës së
K
Lexo më shumë
: Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Me shqetësim të madh kam ndjekur rastet e fundit të dhunës seksuale të raportuar në pjesë të ndryshme të vendit dhe dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës nevojën për adresimin e këtij problemi. Vetëm sot në mëngjes kemi të raportuar për dhunimin e një vajze të mitur në Mazhiq të komunës së Mitrovicës, po ashtu raste të tjera në Fushë-Kosovë dhe gjatë javës së kaluar raste të shumta, të cilat janë raportuar edhe në media. Vetëm gjatë vitit 2020 në polici janë raportuar gjithsej 40 raste të ngacmimeve seksuale. Të nderuar kolegë deputetë, Merreni me mend, për ato raste të cilat nuk janë të raportuara dhe për të cilat institucionet nuk kanë informacion. Incidentet e fundit, rasti në Fushë-Kosovë, rasti tragjik në komunën e Pejës dhe raste të tjera të raportuara gjatë kësaj jave dëshmojnë se viktimat, dhunues e abuzues, janë të dy gjinive, të moshave të ndryshme, përfshirë këtu edhe një fëmijë të moshës 6-vjeçare. Ndonëse në shumicën e rasteve viktimat janë gra e vajza. Ndonëse ngacmimet janë vepra të dënueshme me Kodin Penal të Kosovës, shoqëria jonë është e prirë t’i mbulojë ato, jo t’i raportojë dhe kjo kryesisht për shkak të frikës nga stigmatizimi dhe mospërgjegjësia adekuate nga institucionet përgjegjëse. 9 Pasoja që sjellin këto abuzime të viktimave si në aspektin fizik, në atë fiziologjik, në atë psikik, në atë emocional dhe shoqëror, por edhe vështirësi për tejkalim të traumës dhe rikthim në jetën normale, janë tragjike dhe tejet komplekse. Prandaj, ftoj qytetarët që këto raste të mos heshtën, por të raportohen dhe të kërkohet llogari nga institucionet kompetente. Fshehja e abuzimit seksual u mundëson agresorëve të mbesin të pandëshkuar dhe inkurajon agresorët potencialë që të përsërisin veprimin. Mosraportimi dhe mostrajtimi i këtyre rasteve prej institucioneve kompetente është ndëshkim i serishëm i viktimës. Asnjë qytetar i Kosovës s’duhet të braktiset nga shteti, edhe atëherë kur familjet padrejtësisht mund të vendosin të fshehin rastet e abuzimeve. Sistemi i drejtësisë nuk është marrë seriozisht në këtë formë të diskriminimit gjinor, gjë që e bënë njërën anë mungesën e informacioneve praktik për viktimën se si duhet të adresohen apo të raportohen këto fenomene dhe, në anën tjetër, nuk ka ndonjë iniciativë nga institucionet për të krijuar task-forca apo mekanizma, përmes të cilave evidentohen dhe ofrohen prova që do të duhej të bëjë lehtësimin e mundshëm. Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, Kërkoj nga Qeveria që urgjentisht të krijojë një taks-forcë ndërinstitucionale, me përfaqësues edhe nga komuniteti i ekspertëve, edhe nga organizatat e shoqërisë civile të specializuara në këtë fushë dhe ftoj që të kenë të gjitha resurset e nevojshme për trajtimin dhe hartimin e strategjive... |
03/06/2021 | Dialog |
Faleminderit kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarë të Kosovës,
Po kuptohet tashmë çdo ditë e më shumë se Qeveria Kurti asnjëherë s’e ka pasur për qëllim
qeverisjen, por nuk e kanë as më të voglën ide për nevojat më elementare që sot i kanë
Lexo më shumë
Faleminderit kryesuese! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Kosovës, Po kuptohet tashmë çdo ditë e më shumë se Qeveria Kurti asnjëherë s’e ka pasur për qëllim qeverisjen, por nuk e kanë as më të voglën ide për nevojat më elementare që sot i kanë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ashtu siç ka qenë gjithmonë e ditur, Kurti dhe të tjerët kanë dëshmuar vetëm një qëllim, të përdhosjes së gjithçkaje që përfaqëson shtetin e Kosovës, duke sulmuar gjithë mbrojtësit e tij. As mungesa e flamurit amerikan në takimin e Gërvallës me Palmerin nuk ishte aksidentale, sikurse nuk është as përçmimi i figurës së Vokerit. Dje nga rruga e opozita, e sot nga pushteti, Kurti dhe të tjerët nuk lanë pa lëvizur gurë të themelit të shtetësisë së Kosovës për ta dorëzuar të shembur në tavolinën e Lajçakut. Kosova e Kurtit do të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë me letrën e dëshmisë së tyre përmbi, si një shtet kriminal i rezultuar nga një organizatë kriminale. Me imazhin e konstruktuar për opinionin ndërkombëtar të një Kosove kriminale, me historik kriminal, në prag të një marrëveshje të ndërmjetësuar dhe të ndikuar nga komuniteti ndërkombëtar. Të gjithë ata që kanë dashur ta dinë, e kanë ditur se mohimi i shtetësisë së Kosovës, mohimi i ushtrisë, e aq më tepër përpjekjet për defunksionalizimin e institucioneve përmes dhunës e flakës, nuk kanë qenë e as nuk do të jenë ndonjëherë argument kundër Serbisë, as cilitdo kundërshtar të Republikës së Kosovës. përkundrazi. Prandaj, për të gjithë ata që kanë jetuar realitetin, mashtrimet e Kurtit nuk përbëjnë sot habi. Ai thjesht po zbaton qëllimin e tij. Qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë që ta sfidoj Serbinë, as s’e ka sfiduar ndonjëherë. Për krimet e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më nuk po flet Serbia. Këtë rol për mediat ndërkombëtare po e bëjnë dhe po e kryejnë qysh është më së miri vartës së Kurtit. Po flas për Kurtin i cili me mirësjellje kërkon leje për vizitën në Manastir të Deçanit, ndërkohë që ka edhe institucionin burimor të sovranit të Kosovës dhe çdo institucion tjetër publik. Hesht ndaj Rakiqit, ndërsa sulmon me molotov çdo udhëheqës shqiptar. 12 Kurti dhe të tjerët kanë sfiduar vetëm shtetin e Kosovës, prandaj sot nuk e kanë as idenë më të vogël sesi të improvizojnë drejtimin e këtij shteti. E ata që besonin përrallën e Kurtit për barazinë sociale, për shanse të barabarta në punësim, për lulëzim ekonomik, fitimin e dinjitetit me reciprocitet, sot janë të revoltuar dhe të mashtruar. Ata që donin ta besonin Kurtin, i cili me lehtësinë e padurueshme luante me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve, viktimat e çdo të prekur nga lufta, duke u premtuar atë që do ta shkelte sapo të vinte në pushtet, sot ndjehen të dëshpëruar, sot më shumë se kurrë ndjehen të tradhtuar. |
17/06/2021 | Drejtësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Përfaqësues të mediave,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Me shqetësim kemi ndjekur zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht vendimin e Presidentes
Osmani p
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Përfaqësues të mediave, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Me shqetësim kemi ndjekur zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht vendimin e Presidentes Osmani për shkarkimin e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor, zonjës Valdete Daka. Partia Demokratike e Kosovës këtë vendim e konsideron si tendencë për një qeverisje autoritare, e cila provon që të vërë kontroll në të gjitha institucionet kyçe. Shkarkimi është politik dhe godet rëndë demokracinë, si dhe cenon institucionet e pavarura, kushtetuese në vend. Për më tepër, shkarkimi i kryesueses së KQZ-së nga Presidenca po bëhet pas zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike në vend dhe pas një vlerësimi pozitiv të këtij institucioni nga të gjithë aktorët vendorë e ndërkombëtarë. Vendimi rrezikonte pavarësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale, të cilat priten të mbahen në vjeshtë, ndërkohë që Komisioni Qendror Zgjedhor në këtë fazë të përgatitjes së zgjedhjeve më shumë se asnjëherë më parë ka pasur nevojë për stabilitet. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se shkarkimi është kryekëput shkarkim politik që ka për qëllim kapjen e institucioneve. Pra, Presidentja Vjosa Osmani me këtë vendim ka shkelur Kushtetutën, duke zbatuar urdhrin politik të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për ta kapur edhe një institucion të pavarur, kushtetues, të Kosovës, siç është Komisioni Qendror Zgjedhor. Dua të kujtoj se zonja Valdete Daka, si grua në krye të një institucioni të rëndësishëm, si garanci për demokracinë është sulmuar në mënyrën më vulgare nga dy eksponentë të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor. Nga jashtë është intimiduar nga krerë e zyrtarë të Vetëvendosjes dhe gjithandej Kosovës është kërcënuar personalisht, është kërcënuar familjarisht nga aktivistë të Vetëvendosjes. Presidentja, në vend që ta dëshmojë forcën për mbrojtjen e një gruaje me integritet, ajo doli në anën e kundërt, duke u bërë pjesë e një grupi politik me qasje autoritare, i cili intimidon, linçon, persekuton njerëz vetëm se nuk mendojnë si këta. Kjo flet më së miri për dhunën politike që ka nisur ta ushtrojë Qeveria e Albin Kurtit përmes Presidentes, zonjës Vjosa Osmani, për goditjen e përditshme ndaj institucioneve të pavarura dhe për kapjen e tyre. Skenari i kapjes së Komisionit Qendror Zgjedhor nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka filluar para disa javësh, kur Presidentja e njëanshme, zonja Osmani, nuk ka dekretuar emërimin e anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ dhe të koalicionit VAKAT, duke synuar kështu zëvendësimin e tyre me përfaqësues të pushtetit. Partia Demokratike e Kosovës edhe një herë fton ambasadorët e vendeve mike të Quint-it që të reagojnë urgjentisht për cenimin e 10 institucioneve të pavarura kushtetuese. Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e Presidentes Osmani për shkarkimin e zonjës Daka ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha grupet parlamentare që t’i bashkohen kësaj iniciative për ta ruajtur Kushtetutën e vendit |
07/07/2021 | Administratë |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kryeministër,
Deputetë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
11
Nga kjo foltore e Kuvendit dua që edhe një herë t’i bëj thirrje Presidentes së Kosovës, zonjës
Vjosa Osmani, që
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Të nderuar përfaqësues të mediave, 11 Nga kjo foltore e Kuvendit dua që edhe një herë t’i bëj thirrje Presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, që ta emërojë përfaqësuesin e dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror Zgjedhor. Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’i japin fund tendencës për të kontrolluar përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kushtetuta, siç e dini, është mjaft, e qartë, Partisë Demokratike të Kosovës i takon përfaqësuesi i dytë në Komisionin Qendror Zgjedhor. Presidentja e Kosovës duhet të emërojë anëtarin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në këtë institucion dhe të ndërpresë orvatjet e Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojë shumicën dërmuese në këtë institucion. Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është institucion që vendimmarrjen ta dominojë një parti politike, përkundrazi, anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor emërohen që të kujdesen për zbatimin e Ligjit të zgjedhjeve, sepse nga zgjedhjet varet edhe jeta demokratike e një shteti. Presidentja e Kosovës nuk e ka emëruar deri më tani anëtarin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, sepse ajo po ndjek rrugën në shërbim të plotë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Guxo. Tashmë, të nderuar kolegë deputetë, e dini se është e ditur se zyrtarisht Vetëvendosja ka dërguar në Presidencë propozimin e tretë për anëtarë të KQZ-së, e që jorastësisht vjen nga Lista Guxo, më saktë, një kandidate për deputete nga subjekti politik i vetë presidentes. Gjithashtu, Presidentja e Kosovës duhet të ndalojë t’u shërbejë kalkulimeve politike të kryeministrit Kurti, duke mos ia njohur kështu të drejtën kushtetuese të përfaqësimit në Komisionin Qendror Zgjedhor, subjektit politik nga radhët e komunitetit boshnjak Vakat. Presidentja e Kosovës, sidomos pas përgjigjes që këto ditë ka marrë nga Gjykata Kushtetuese, urgjentisht duhet të emërojë anëtarin e dytë të Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ dhe t’i njohë po ashtu edhe të drejtën edhe Vakatit. Çdo vendim tjetër është sulm mbi të drejtën tonë kushtetuese dhe rrezikon hapur procesin demokratik, si dhe zgjedhje të lira në vendin tonë. |
22/07/2021 | Kulturë |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kryeministër,
Të nderuar përfaqësues të mërgatës sonë,
Deputetë të Parlamentit të Kosovës,
Zoti kryeministër, gjatë kohës që ju keni parakaluar në tepihun e kuq, në tapetin e kuq në
Fes
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Të nderuar përfaqësues të mërgatës sonë, Deputetë të Parlamentit të Kosovës, Zoti kryeministër, gjatë kohës që ju keni parakaluar në tepihun e kuq, në tapetin e kuq në Festivalin në Kanë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës janë përballur me përmbytje të jashtëzakonshme dhe përderisa liderë të fuqishëm të shteteve me një demokraci të konsoliduar kanë qenë afër qytetarëve të tyre, ju keni zgjedhur që t’i braktisni ata, ashtu siç e tha edhe zoti Tahiri, për dy javë ditë dhe kjo është shpërfillja më e madhe që ju po ua bëni në vazhdimësi këtyre njerëzve, të cilët janë goditur rëndë, janë goditur kulturat e tyre bujqësore, është goditur jeta e rënduar e shumë qytetarëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe përderisa e kemi edhe ministrin e Bujqësisë këtu, do të doja të di nëse do të ketë ndihma për dëmet që janë shkaktuar gjatë kësaj kohe të rëndë të reshjeve në Republikën e Kosovës. Një çështje tjetër të cilën do ta ngre sot është që javën e kaluar Kuvendi i Republikës së Kosovës, Komisioni për Media, Komisionit ad hoc ka intervistuar kandidatët për Komisionin e Pavarur të Mediave. Natyrisht që i gjithë procesi i intervistimit të këtyre kandidatëve është zhvilluar pa praninë e medias dhe pa praninë e shoqërisë civile. Pra, nuk kanë qenë të njoftuar as mediat, nuk kanë qenë të njoftuara as shoqëria civile lidhur me këtë proces, madje nuk ka pasur as informim në ueb-faqen e Kuvendit, e për pasojë ju e dini që ne kemi pasur një reagim të madh të shoqërisë civile dhe jo vetëm të shoqërisë civile vendore, por kemi pasur edhe të organizatave të fuqishme ndërkombëtare, të cilat e kanë dënuar këtë qasje të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht të mazhorancës. Të nderuar deputetë, pra sipas shoqërisë civile, ky proces ka qenë tërësisht jotransparent dhe thirrja e tyre është që këto intervista, të cilat janë bërë me kandidatë të Komisionit të Pavarur të Mediave që kanë konkurruar në konkursin e fundit, të ripërsëritet. Procesi është tërësisht legjitim, është bërë natyrisht që është bërë i ndarë nga transparenca, i ndarë nga opinioni publik, i ndarë nga shoqëria civile dhe i ndarë nga mediat. Pra, një proces i mbyllur dhe jotransparent, meqë ju e dini që tashmë partia në pushtet ka pasur kandidatë, të cilët ka vendosur që t’i listojë dhe t’i sjellë këtu si të rreshtuarit e saj, ju do të jeni dëshmitarë që në zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave do të jenë të rreshtuar ata njerëz që kanë brohoritur gjatë gjithë kohës për partinë, e cila ka fituar zgjedhjet, prandaj ata do të shpërblehen në një proces që nuk ka qenë fer, po jotransparent dhe tërësisht i mbyllur nga shoqëria civile dhe nga opinioni publik. |
19/10/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, zonja nënkryetare!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Fjalimi im sot do të lidhet me muajin e ndërgjegjësimit në luftën ndaj kancerit të gjirit, meqë
muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit dhe, natyrisht edhe për shkak të
Lexo më shumë
Faleminderit, zonja nënkryetare! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Fjalimi im sot do të lidhet me muajin e ndërgjegjësimit në luftën ndaj kancerit të gjirit, meqë muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit dhe, natyrisht edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në vend, e kemi pasur të pamundur të diskutojmë në seancë. Atëherë, do të flas për një vizitë që e kisha në Klinikën e Onkologjisë, për të parë punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor atje në përballje me sëmundjen e shekullit. Natyrisht, që rritja e numrit të pacientëve ka qenë evidente edhe gjatë këtij viti, vetëm gjatë nëntë muajve të këtij viti 15 kemi 300 femra, të cilat janë prekur me kancer të gjirit, kurse gjatë gjithë vitit Klinikën e Onkologjisë e kanë vizituar 2 500 deri në 3 000 femra. Meqë edhe ky muaj është muaji i ndërgjegjësimit, natyrisht se raste të tilla ne duhet ta shtrojmë nevojën e përkrahjes së institucioneve shëndetësore, e veçanërisht të Klinikës së Onkologjisë, e cila po bën një punë të jashtëzakonshme, por që tre muajt e fundit është përballur me mungesë të buxhetimit për barna. Keni parasysh, po flas për një sëmundje tejet të rëndë dhe për raste të rritura dhe është nevojë e Ministrisë së Shëndetësisë që t’i përkrahë mjekët, pacientët, por mbi të gjitha, edhe personelin që po bëjnë punë të mirë atje për të ruajtur shëndetin e rënduar të këtyre femrave që po përballen çdo ditë me raste si kjo. Po ashtu, në takimin që e kam pasur me drejtorin e Onkologjisë, zotin Ilir Kurtishi, është shtruar edhe nevoja e një aparati të ri për rrezatim, por të nderuar kolegë deputetë, ju e dini që ne tash funksionojmë me U.D. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe unë nuk di kujt t’i drejtohem sot, meqë nuk kemi asnjë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, por, e kemi ministren? Kërkoj falje! Atëherë, zonja ministre, është më se e nevojshme që buxhetimi për tre muajt e fundit për barna të kryhet sa më parë, sepse janë raste të reja dhe është fatmirësi që kemi pasur stade të hershme të diagnostikimit gjatë këtij viti, por është më se e nevojshme që ky buxhetim të kryhet sa më parë dhe që aparatura e nevojshme për rrezatim të përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë. Diagnostikimi i hershëm natyrisht që shpëton jetë dhe është nevojë e institucioneve që t’i përkrahim ato gra, ato vajza, të cilat edhe në moshë të hershme përballen me kancerin e gjirit, e nuk e kanë aspak të lehtë terapinë, trajtimin, por edhe përballjen me këtë sëmundje të rëndë |
25/11/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar kabinet qeveritar,
Deputetë,
8
I dashur e shumë i respektuar baca Gani,
Po e ndjej si obligim, meqenëse herën e fundit në këtë Parlament më është mohuar e drejta e
fjalës për të sqaruar një keqk
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar kabinet qeveritar, Deputetë, 8 I dashur e shumë i respektuar baca Gani, Po e ndjej si obligim, meqenëse herën e fundit në këtë Parlament më është mohuar e drejta e fjalës për të sqaruar një keqkuptim të dukshëm e një keqkuptim të qëllimshëm, po e qartësoj edhe një herë sot para qytetarëve se për asnjë moment Blerta Deliu-Kodra nuk ka cilësuar të dënuarit që vuajnë burgimin në Maqedoni si terroristë. Qëllimisht dhe me dashakeqësi më është shkëputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë e replikimit. E keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar për të nxitur e për të ndërsyer militantët tuaj. Përpos nxitjes dhe përdorimit të dhunës në gjithë historikun e juaj nuk keni ditur që të bëni gjë. Keni dështuar dëshpërimisht të qeverisni, sepse as s’e keni aftësinë e as s’e keni dijeninë dhe po mundoheni të mbani pushtetin duke ricikluar militantë e duke shpërfaqur dhunë. I keni ndërsyer servilët e të paskrupujt më të korruptuarit moral t’ju prijnë bandave të linçimit të këtyre ditëve, duke përfshirë edhe deputetë të këtij Parlamenti, duke besuar se zëri i një gruaje që përfaqëson dy familje është zë lehtësisht i mbytur, e po ju them se keni gabuar thellësisht. Ju, të nderuar kolegë deputetë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, E dini mirë se unë u përkas dy familjeve të mëdha patriotike, të cilat kanë flijuar shumë për lirinë e Kosovës, familjes Kodra dhe familjes Deliu, pra të provoni me servilë e të paskrupuj të diskreditoni trashëgiminë e tyre, po ju them sot ju dhe qytetarëve të Kosovës se e keni mision të dështuar. Mjedisi familjar, e sidomos krahina e regjionit prej nga unë vij, kanë qenë ndër vatrat e para të ndezura të rezistencës, familja Kodra dhe Deliu janë rreshtuar që në fillim në celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kemi plagë të cilat nuk janë mbyllur kurrë. Lufta na ka marrë njerëzit, por na ka dhënë një krenari të pashpjegueshme, sepse kemi qenë aty kur vendi më së shumti kishte nevojë. Një obligim kombëtar, natyrisht që kurrë nuk do t’ia kthejmë vendit. Në këtë kontekst, si është e mundur, po ju pyes unë juve, që unë Blerta Deliu-Kodra të kem një mendim të tillë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç kanë provuar të aludojnë disa nga ju. Mirëpo, ky fjalim imi, kolegë deputetë, është vetëm për të shprehur keqardhje për keqinterpretimin, të cilin dua ta korrektoj, por jo për bindjet e mia, pasi ato nuk kanë gabuar asnjëherë. Respekti im për luftën, simpatia për drejtuesit e saj, nderi im për ushtarët dhe përulja që kam ndaj të rënëve nuk lejojnë në asnjë mënyrë të interpretohem ndryshe. Veç tjerash, unë jam pjesë e një bashkësie politike që rrjedh po nga ai mjedis, Partia Demokratike e Kosovës. Nga kjo bashkësi që luftuan për të mbrojtur historikun e saj dhe për të promovuar veprën e shumë atyre, të cilët kanë flijuar më të shtrenjtën jetë. 9 Një keqinterpretim i qëllimshëm në këtë seancë plenare nuk mund të kthejë në defansivë dhe të dorëzohem para disa individëve, të cilët përmes fyerjeve, përmes ironisë, përmes nëpërkëmbjes, në konsistencë kanë provuar të dëmtojnë imazhin e luftës së armatosur të shqiptarëve për çlirim, para disa individëve që përmes shpifjes, përmes gënjeshtrave publikimeve e sulmeve të paargumentuara kanë ushqyer propagandën ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që për turpin tonë, për turpin tonë jemi detyruar ta mbrojmë. E unë sot pyes nga kush? Nga disa shqiptarë, të cilët provuan edhe rrënimin e lavdisë së saj vetëm për të ardhur në maje të pushtetit, e kjo kolegë deputetë, të nderuar qytetarë të Kosovës, është e dhimbshme shumë. Unë sot s’e kam kërkuar fjalën për t’i dhënë llogari ministres Haxhiu, këtë nuk do ta bëj asnjëherë dhe as bashkëpartiakëve të saj, sepse është gjuha, të cilën ata nuk e kanë kuptuar e nuk do ta kuptojnë asnjëherë. Por, nga kjo foltore e këtij Kuvendi ju drejtohem juve për sqarim më të saktë, për të parandaluar keqinterpretimin e mëtejmë nga njerëz që në mungesë të rezultateve qeverisëse, duan e deshën që të shpërqendrojnë vëmendje. Atyre djemve që janë atje, ndjesë më të madhe nga unë për keqinterpretimin e qëllimshëm që ju e keni bërë në këtë foltore të Kuvendit. |
07/07/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, zonja Bogujevci!
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Ministra,
Deputetë,
Natyrisht në emër të Partisë Demokratike të Kosovës do të ngre shqetësim sot të parregullsive, të
cilat auditori tashmë i ka konfirmuar në Ministrinë e Infrastruktu
Lexo më shumë
Faleminderit, zonja Bogujevci! Të nderuar qytetarë të Kosovës, Ministra, Deputetë, Natyrisht në emër të Partisë Demokratike të Kosovës do të ngre shqetësim sot të parregullsive, të cilat auditori tashmë i ka konfirmuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Tre muaj më parë Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference të jashtëzakonshme për media kishte prezantuar 42 kontrata për punë shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërkohë që tre muaj më pas pretendimet tona për paligjshmëri e dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri, e për më keq raporti i saj është i kualifikuar. Pra, një raport i tillë është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga prokuroria e shtetit. Janë gjetur mangësi të mëdha në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender. Realizimi i shërbimeve jashtë kontratës, tejkalim i pagesave për kontratat publike, vonesa në realizimin e 6 projekteve e dallavere të mëdha në shpronësime. Këto janë vetëm disa nga gjetjet kryesore të auditorit në Ministrinë e Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu. Po i cek vetëm disa prej të gjeturave nga auditori, të cilat janë identifikuar së fundi. Pra, Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës, pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se është i manipuluar, është i kurdisur dhe madje është i koordinuar me operatorin ekonomik që është konstruksion korruptiv me pasoja të mëdha të humbjeve financiare për Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor. Pra, aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende. Ndërkohë që keni parë së fundi që mediat kanë nxjerrë përgjime të cilat shfaqin dyshime për një aferë tjetër korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës kjo ndërlidhet me rrugën Dollc në Gjakovë dhe zyrtari i kompanisë Infratek dëgjohej duke kërkuar ryshfet në lidhje me kryerjen e disa punimeve shtesë. Por, të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Me ose pa ryshfet, me punë shtesë ose jo, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se realizimi i këtij projekti është vonuar tej mase. Madje për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere të tjera. Përveç këtyre parregullsive, edhe një tender që është shpallur në lidhje me autostradën MorinëMerdar për ndriçim, kompania fituese është zgjedhur kompani me ofertë prej 93 mijë euro më shtrenjtë. Krejt kjo, gjithmonë sipas auditorit, kishte ndodhur për një gabim në vendosjen e kritereve për rregullat e prokurimit. Edhe sa u përket pagesave për shpronësime auditori ka evidentuar disa shkelje edhe në shpronësimet e pronave të cilat më pas do të hynin në punë ministrisë. Pra, Zyra Kombëtare e Auditorit u dha vulë pretendimeve të Partisë Demokratike të Kosovës për dallavere për paligjshmëri, për korrupsion e për hajni. Partia Demokratike e Kosovës fton Prokurorinë e shtetit që të veprojë pa humbur kohë, t’i hetojë këto afera në këtë ministri dhe të zbardhë natyrisht të vërtetat, të cilat zyrtarët e kësaj Qeverie i kanë mohuar, madje të njëjtit nuk i kanë pranuar. Një raport i kualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit është bazë kryesore, është bazë e mjaftueshme, është bazë e vetme që më në fund Prokuroria të veprojë e kryeministri të marrë masa dhe të shkarkojë ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi |
26/05/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar! Deklarohem në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Derisa sot po flasim para juve, njehsorët elektrikë si matës të
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Deklarohem në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës. Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuara media, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Derisa sot po flasim para juve, njehsorët elektrikë si matës të shpenzimeve të energjisë elektrike nëpër shtëpi dhe banesa tuaja janë duke u lexuar dhe tarifuar me çmime të shtrenjta të energjisë elektrike. Siç e dini, ky çmim i shtrenjtë dhe diskriminues më 8 prill u pezullua nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa më datë 18, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e ZRRE-së, duke i dhënë të drejtë kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe duke e vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Pra, ka rreth dy muaj që vendimi i ZRRE-së është pezulluar, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të paguajnë energjinë me çmimet e shtrenjta. Kjo përveç se është papërgjegjësi e madhe e Bordit të ZRRE-së, është e keqpërdorim i detyrës zyrtare për çka ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi parashtruar edhe kallëzim penal në Prokurori kundër këtij bordi. Por, kolegë deputetë, Çka po ndodh sot? Ky Bord i papërgjegjshëm dhe joprofesional, i propozuar nga Qeveria e Albin Kurtit dhe i zgjedhur në këtë Kuvend para një viti nga kjo shumicë parlamentare, në vend se në mënyrë urgjente të zbatojë vendimet e dy gjykatave, ata kanë vendosur të abuzojnë me detyrën zyrtare me të vetmin qëllim që t’u krijojnë përfitime të paligjshme në kurriz të qytetarëve dhe nga xhepi i tyre për dy kompanitë private që janë KEDC dhe KESCO. Javën që shkoi ky bord morri një vendim sa skandaloz, aq edhe të paligjshëm, vendosi që të shtyjë zbatimin e vendimit të tij. Por, të nderuar kolegë deputetë, 3Të dashur qytetarë, Vendimin e kontestuar të ZRRE-së e ka shtyrë gjykata, prandaj s’ka nevojë për një vendim të tillë të ZRRE-së. Kjo e fundit do të duhej t’i kthejë tarifat e lira të energjisë elektrike, e ky do të duhej të ishte zbatimi më i drejtë dhe zbatimi më i duhur i vendimit të gjykatës. Të nderuar kolegë, Të dashur qytetarë, Vendimin e kontestuar të ZRRE-së e ka shtyrë tash gjykata, prandaj do të duhej që tarifat e lira të kthehen. Edhe sot kur po flasim vendimet e gjykatës nuk janë duke u zbatuar, e qytetarët po pranojnë tarifa të shtrenjta të energjisë elektrike. Një bord normal së paku do të duhej që të jepte dorëheqje që nga dita kur e kanë humbur betejën ligjore në Gjykatën e Apelit. E në rastin më të mirë, do të duhej të shkarkohej nga po kjo shumicë parlamentare, e cila e ka zgjedhur atë. Por sot kur po flasim Bordi i ZRRE-së është ankuar në Gjykatën Supreme të Kosovës me qëllimin që në mjegullën që tashmë e ka krijuar, të plaçkiten edhe më tej xhepat e qytetarëve. Por, se nga e merr këtë forcë e nga e merr këtë mbështetje ky bord i papërgjegjshëm, kjo s’ka nevojë të provohet sepse është vetë Albin Kurti si kryeministër, Vjosa Osmani si presidente të cilët me rastin e rishikimit të tarifave zyrtarisht kanë dërguar komente në ZRRE, janë deklaruar pro ngritjes së tarifave dhe pro ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe që të dy i kanë propozuar dhe zgjedhur anëtarët e këtij organi që sot padrejtësisht po i terrorizojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj, nga kjo foltore sot i bëjë thirrje publikisht presidentes Osmani që të dalë para qytetarëve saj e para t’u kërkojë falje atyre e pse ka kërkuar që t’u ngritët çmimi e energjisë elektrike. E dyta, të deklarohet pas opinionit të Institucionit të Avokatit të Popullit që konstaton se tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE-ja dhe të kontestuara në gjykatë janë tërësisht diskriminuese dhe shkelin liritë, madje shkelin edhe të drejtat e qytetarëve. E treta, kërkoj që të deklarohet presidentja lidhur me moszbatimin e dy vendimeve të gjykatave nga ana e ZRRE-së, pasi që njëra nga kompetencat kryesore të saj është sigurimi i funksionimit demokratik të institucioneve. Thirrja jonë e vazhdueshme ndaj presidentes ka qenë që e njëjta të mbrojë autonominë dhe kushtetutshmërinë e institucioneve të pavarura. Ndërkohë që në vend të kësaj zonja presidente nuk e ka kryer detyrën e saj kushtetuese, por ka mbajtur anë dhe ka mbështetur tarifa, të cilat të kundërligjshme. 4Prandaj, sot presidentja duhet të dalë të kërkojë falje para qytetarëve, zonja presidente, ju me Kushtetutë përfaqësoni unitetin e popullit, prandaj dilni para popullit dhe jepni sqarime para tij se si për njerëzit të pushtetit tuaj ligji nuk vlen, se si ata janë mbi ligjin, se si ata nuk i zbatojnë vendimet e gjykatave të Republikës së Kosovës dhe se si ju i keni mbyllur sytë, e madje i keni mbyllur edhe veshët para kësaj padrejtësie të madhe që po u ndodh qytetarëve të Kosovës. Faleminderit! |
28/04/2022 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Në kohën kur Kosova e ka një mundësi reale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka pasur
raportime nga mediat sllovene për një skandal të madh financiar, ku përflitet edhe ambasadori i
Kosovës n
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, Të nderuar përfaqësues të mediave, Në kohën kur Kosova e ka një mundësi reale për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka pasur raportime nga mediat sllovene për një skandal të madh financiar, ku përflitet edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, zoti Martin Berishaj. Në një kohë kur për shkak të rrethanave përtej nesh na është krijuar një mundësi e artë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për shkak të përjashtimit të Rusisë nga ky mekanizëm i rëndësishëm ndërkombëtar, në vend se të gjitha resurset tona politike dhe diplomatike të jenë të gjitha në funksion të jetësimit të këtij qëllimi madhor diplomatik të Kosovës, Kosova duhet të jetë e përfshirë në një aferë nëpër masa teje të mëdha. Martin Berishaj ka jetuar në Slloveni, ka hapur xhirollogarinë bankare dhe biznes në Mal të Zi e skandali, të dashur kolegë deputetë, ka shpërthyer në Slloveni. Ambasadori Berisha duhet të shkarkohet, e më pas drejtësia do ta thotë fjalën e vet. Qeveria dhe Presidenca nuk janë as gjykatës, Qeveria dhe Presidenca nuk janë as prokurorë, ata duhet të marrin hapa institucionalë e politikë duke shkarkuar menjëherë ambasadorin Martin Berishaj nga funksioni i tij si ambasador. Zoti Berishaj pas këtij skandali nuk do të jetë në gjendje më që ta ushtrojë detyrën e tij dhe fatkeqësisht me skandalin e tij tashmë ua ka vështirësuar punën edhe ambasadorëve në vendet fqinje, mbështetja e të cilëve është e domosdoshme për arritjen e synimeve tona për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Prandaj, kolegë deputetë, shkarkimi as që do të duhej të diskutohej, pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vet. Mirëpo, para kësaj ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi edhe disa pyetje këtu: Si e ka marrë Berisha shtetësinë e tij një ditë para se të bëhej ambasador? A ka kaluar i njëjti nëpër hallkat e sigurisë? A e ka bërë verifikimin nga AKI-ja dhe si është marrë ky verifikim? 6 Kosova nuk e ka luksin të përballet me skandale të kësaj natyre, derisa si Parti Demokratike e Kosovës insistojmë që zoti Matin Berishaj nuk duhet tutje ta mbajë këtë postë. Mosshkarkimi i tij paraqet njëkohësisht edhe një skandal të dyfishtë nga kjo Qeveri. Pra, e mbrojnë dhe nuk e shkarkojnë një diplomat, i cili pavarësisht nga skandali që u publikua nga mediat sllovene, të paktën është dashur që të shkarkohet për shkak të mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Ndërsa janë shkarkuar, siç e dini, diplomatë vetëm se kanë shprehur një qëndrim të tyre publik në rrjetet e tyre sociale. Pra, sot më së paku ka nevojë të mbrohet zoti Berishaj, dëmin të cilin ai ia ka shkaktuar Kosovës, reputacionit të Kosovës si dhe diplomacisë kosovare është i madh dhe është dëm i pariparueshëm. Kosova assesi nuk guxon të rrezikojë partneritetin me një shtet mik, siç është Kroacia, që e ka mbështetur shtetin e Kosovës në të gjitha proceset në përgjithësi. Prandaj, qëndrimi i mëtejmë i zotit Berishaj në këtë shtet është jo vetëm i dëmshëm, por edhe paraqet pengesë serioze në këto raporte, prandaj edhe një herë po e përsëris Partia Demokratike e Kosovës insiston që ambasadori Martin Berishaj sa më parë të shkarkohet nga detyra e tij dhe natyrisht që do t’i bëjë nder Kosovës në rastin që ai e lë detyrën e tij dhe shkarkohet nga institucionet përgjegjëse. |