Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
13/12/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryetar Konjufca,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Javën që lamë pas, saktësisht më 10 dhjetor, shënuam Ditën e të Drejtave të Njeriut në nderim të
miratimit të Deklaratës
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryetar Konjufca, I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Javën që lamë pas, saktësisht më 10 dhjetor, shënuam Ditën e të Drejtave të Njeriut në nderim të miratimit të Deklaratës universale të të drejtave të njeriut. Përfaqësues me prejardhje të ndryshme kulturore nga mbarë bota hartuan këtë deklaratë, e cila u bë gur themel i zhvillimit të shoqërive drejt promovimit të vlerave universale, si drejtësi, barazi dhe mirëqenie për të gjithë popujt e kombet. Jo më pak e rëndësishme ishte edhe data 3 dhjetor, në të cilën shënuam Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara është një kusht thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm, paqen dhe sigurinë. Angazhimi ynë për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar nuk është vetëm çështje drejtësie, është më shumë se keq. Është një investim për një të ardhme të sigurt e të përbashkët. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që pandemia COVID-19 ka ekspozuar pabarazitë paraekzistuese, sidomos shkallën e përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara. Edhe në rrethana normale personat me aftësi të kufizuara kanë më pak gjasa të kenë qasje në kujdesin shëndetësor, arsim, punësim dhe të marrin pjesë në jetën institucionale. Në këtë drejtim kërkohet që qasje e integruar për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të mos mbesin prapa. 5 Vendi i Qeverisë së Republikës së Kosovës në përcaktimin e vitit 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar shërben për ngritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në përmirësimin e mirëqenies së tyre, duke mënjanuar çdo barrierë që ua pamundëson përfshirjen e tyre në jetën shoqërore. E rëndësishme është edhe fushata 16-ditëshe në përkrahje të grave e vajzave, gjegjësisht në ngritjen e vetëdijes qytetare kundër dhunës me bazë gjinore si dhe në promovimin e kauzës për eliminimin e dhunës ndaj grave. Janë shqetësuese të dhënat se brenda periudhës janar - shtator të këtij viti janë raportuar 1 mijë e 819 raste të dhunës në familje, ku 1 437 prej tyre janë dhunë ndaj grave, shifër kjo që e thekson seriozitetin e çështjes në fjalë. Andaj, angazhimi i institucioneve përkatëse dhe organizatave të shoqërisë civile është i domosdoshëm në eliminimin e dhunës në baza gjinore. Në këtë drejtim, përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutën tonë është hap i duhur, sepse zhvillimi i shëndoshë i shoqërisë kosovare nuk mund të bëhet pa të drejta të plota dhe trajtim të drejtë të gruas. Angazhimi ynë proaktiv është i domosdoshëm edhe në shmangien e praktikave me përmbajtje paragjykuese, seksiste dhe ofenduese ndaj gruas. Siç ishte vendimi i Gjykatës Themelore në Gjilan në lirimin e katër të akuzuarve për dhunën seksuale ndaj një gruaje. Uroj që këto aktgjykime të mos ndikojnë negativisht në denoncimin e rasteve të dhunës seksuale ndaj gruas. Institucionet shtetërore duhet të reflektojnë dhe të sigurojnë që të drejtat e grave dhe vajzave të trajtohen në përputhje me frymën e Kushtetutës tonë. Faleminderit! |