Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
22/07/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar kryeministër,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Ju qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, në veçanti bashkatdhetarë, të cilët këto ditë
edhe po e vizitojnë institucionin më të
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar kryeministër, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Ju qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, në veçanti bashkatdhetarë, të cilët këto ditë edhe po e vizitojnë institucionin më të lartë vendimmarrës. Para se ta përçoj mesazhin këtu sot në foltore, dua të them vetëm një gjë si përgjigje ndaj disa fjalimeve që dëgjuam këtu sot, ajo çfarë dëgjoj besoni në kontakte të përditshme me qytetarët, të cilët më thonë: deputete, mos merrni mundin që t’ju replikoni, sepse për gjithë ato çfarë kanë bënë për këto 20 vjet, nuk u beson askush më. Të nderuar qytetarë, Edhe pse situata aktuale epidemiologjike është e qetë në vend, të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth shtrirjes së variantit Delta në vendet e ndryshme janë shqetësuese. 10 Vetëm në katër javët e fundit në Britaninë e Madhe u paraqitën 38 mijë e 745 raste të tilla, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 579 raste dhe në Portugali 1091. Fatmirësisht dy rastet e paraqitura në Republikën e Kosovës u shëruan, por kjo nuk na bënë të ndihemi të qetë karshi kësaj rritje të shpejtë që po ndodh në nivel global. Shtrirja e saj është aq e shpejtë sa që komuniteti shkencor tërheq vërejtjen e paraqitjes së mundshme të një vale të tretë që në muajin shtator të këtij viti. Të dashur qytetarë, Sipas OBSH-së varianti Delta është më i transmetueshëm, më rezistent ndaj antitrupave dhe më infektues se sa lloji i parë i virusit. Në qoftë se me llojin fillestar të COVID-19 secili person i infektuar infektoi afërsisht dy të tjerë, me variantin Delta gjendja është më shqetësuese dhe vlerësimet e para shkencore tregojnë se një person i infektuar llojin Delta arrin të infektojë pesë deri në tetë persona të tjerë. Sipas komunitetit shkencor, varianti Delta sapo të shfaqet në një rajon, ky lloj bëhet më dominues. Rruga e vetme parandaluese në përhapjen e variantit Delta është vaksinimi i qytetarëve. Përmes vaksinimit ne parandalojmë format më serioze të zhvillimit të infektimit, shtrirjes në spital dhe vdekshmërisë për shkak të variantit Delta. Tani, gjëja më e rëndësishme dhe më e domosdoshme është të vaksinohemi, me dy dozat e vaksinave të cilat janë në disponim, janë në Kosovë dhe janë të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në mënyrë që të mbrohemi nga varianti Delta dhe variante të tjera të COVID-19. Vetëm me vaksinim parandalojmë valën e tretë të mbylljes, e cila lehtësisht mund të shkaktohet nga ky virus. Andaj, të nderuar kolegë deputetë, Është e domosdoshme që të gjithë ne të bashkohemi në përkrahje të kapaciteteve...Pra, është e domosdoshme që të gjithë ne të bashkohemi në përkrahje të kapaciteteve institucionale në sensibilizimin e qytetarëve për t’u vaksinuar sa më parë. Bashkë ia dalim! Faleminderit! |
04/10/2021 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës.
Më 30 shtator 2021 në Bruksel u arrit marrëveshja, përmes së cilës Kosova arriti përfundimisht
të vendosë principin e reciprocitetit në raport me Se
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës. Më 30 shtator 2021 në Bruksel u arrit marrëveshja, përmes së cilës Kosova arriti përfundimisht të vendosë principin e reciprocitetit në raport me Serbinë, edhe atë si raport i marrëdhënieve mes dy shteteve, tani më të pranuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian, si palë ndërmjetësuese në dialog. Marrëveshja i sjell Kosovës disa përfitime. 5 Si fillim, që nga dita e djeshme më nuk ka barrikada në rrugët e Kosovës. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pas 12 ditëve angazhim të shkëlqyer në mbrojtjen e vendkalimeve kufitare dhe stafit doganor e policor, mund t’u përkushtohet detyrave të tjera. Veturat që hyjnë nga Serbia do të trajtohen në bazë të reciprocitetit të plotë, duke u vendosur afishe ngjitëse që mbulojnë elementet shtetërore të vendit që nuk e njohin. Veturave që shkojnë nga Kosova në Serbi, me targa RKS, më nuk do të mund t’u kërkohet ndërrimi i targave të tyre, zëvendësimi me targa të përkohshme, po do të trajtohen njësoj si veturat e Serbisë, pra do të pajisen me afishe ngjitëse. Për herë të parë veturat me targa të lëshuara në Serbi me shkurtesa të qyteteve të Kosovës do të trajtohen si targa të një shteti që nuk e njohin dhe do të detyrohen të pajisen me afishe ngjitëse. Sa për rikujtim, në kohën e Qeverisë Mustafa, duke përjashtuar këto targa në marrëveshjen për afishet të nënshkruar më 27 tetor 2015, kishte pranuar t’i legalizojë ato dhe t’i trajtojë si targa të rregullta të Kosovës. Me marrëveshjen e 30 shtatorit, kjo më nuk do të ndodhë. Përmes krijimit të grupit punues që ka për detyrë gjetjen brenda gjashtë muajve të ardhshëm një zgjidhje përfundimtare për problemin e targave, sagës 10-vjeçare të maltretimit të qytetarëve tanë gjatë kalimit nëpër Serbi, përfundimisht do të mund t’i vijë fundi. Sipas marrëveshjes, është detyrë e grupit punues që të dalë me një zgjidhje që përkon me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian, me që nuk ka asnjë shtet në BE që aplikon afishe për vetura e vendeve të tjera, kjo nënkupton që zgjidhja përfundimtare do të jetë më e avancuar se kjo aktualja dhe, me që nuk ka asnjë shtet në BE që lëshon targa me denominimet të qyteteve të shteteve të tjera, përmes zgjidhjes përfundimtare nuk do të mund të ketë më targa të lëshuara ilegalisht në Serbi, e me denominimet e qyteteve të Republikës së Kosovës. Duke u vendosur KFOR-i në vendkalimet kufitare, sigurohet ruajtja e sigurisë edhe atë nga partnerët më konstantë dhe më të fuqishëm të Republikës së Kosovës përgjatë 20 vjetëve të pasluftës. Forcat e KFOR-it janë vendosur në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të qartësuar edhe një herë që nuk do të lejohet asnjë provokim nga ana e politikës së papërgjegjshme e konfliktnxitëse të Beogradit. Për ata që kanë pritur zgjidhjen e të gjitha problemeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes kësaj marrëveshjeje, më duhet të them se kanë arsye të ndjehen mbase të zhgënjyer. Kjo marrëveshje as nuk është e as nuk pretendon të jetë historike, siç prezantohej secila marrëveshje e arritur deri 6 më tani në Serbi. Kjo marrëveshje as nuk e sjell e as nuk pretendon të sjellë njohjen de fakto nga Serbia, siç trumbetohej pas secilit kompromis të dhimbshëm në 23 marrëveshje paraprake. Kjo marrëveshje nuk është as nuk pretendon të jetë gjithëpërfshirëse, as nuk mund t’i shmangë të gjitha marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara në qeveritë paraprake. Ajo që kjo marrëveshje pretendon të ketë arritur është shtensionimi i situatës në vendkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak, largimin e barrikadave të organizuara, të dirigjuara nga Vuçiqi dhe mbajtjen e avancimin e principit të reciprocitetit. Kjo marrëveshje ka vetëm një të metë, pra që është dashur të arrihej dhe të zbatohej shumë vjet më herët. Po, Kosova ka pasur të drejtë dhe ka mundur të kërkojë vendosjen e targave të përkohshme për veturat nga Serbia që në vitin 2011. Kosova ka mundur dhe është dashur të fillojë vendosjen e afisheve që nga 15 shtatori i vitit 2016 dhe po, Kosova është dashur të trajtojë vetura me targa KM si targa ilegale që nga 15 shtatori i vitit 2016, por ja që nuk u bë. Të nderuar deputetë, Nëse edhe për ju është me rëndësi që Kosova të vazhdojë me përfaqësimin e suksesshëm në procesin e dialogut në Bruksel, atëherë do t’i bënit mirë vendit nëse vendimet do t’i mbështetnit... Pra, atëherë do t’i bënit mirë vendit nëse vendosni të mbështesni, jo të pengoni, angazhimin e vendit tonë në proces. T’u gëzoheni më shumë sukseseve, e të mos luteni për dështime, t’i gëzoheni bashkëpunimit dhe me miqtë ndërkombëtarë, në vend të thirrjeve për konfrontim me ta. Faleminderit! |
07/07/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në fjalën time fillimisht shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë bashkatdhetarët tanë që tashmë
gjenden në Kosovë pranë familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që planifikojnë apo janë duke
ud
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar bashkatdhetarë, Në fjalën time fillimisht shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë bashkatdhetarët tanë që tashmë gjenden në Kosovë pranë familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që planifikojnë apo janë duke udhëtuar drejt Kosovës t’u dëshiroj rrugë të mbarë. Do t’i përmend vetëm disa prej masave lehtësuese që i ka ndërmarrë qeveria dhe që po ndërmerret çdo ditë rreth lehtësimit qoftë të udhëtimit drejt Kosovës apo qëndrimit në shtetin tonë. Pagesa online e Policës kufitare dhe vijimi i mbulimit të saj, kalimi i lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona, pa ndalesa. Qasje online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë, si dhe zotim për vazhdimin e realizimin e të gjitha zotimeve që i kemi pasur në programin qeverisës, e që kanë të bëjnë bashkatdhetarët tanë. Pika tjetër apo çështja tjetër për të cilën do të diskutoj fillimisht ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë, po fillimisht kërkoj që t’i ngushëlloj familjet e doktor Mentor Salihu dhe shoferit të autoambulancës Skofiar Gjini, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, i ngushëlloj familjen, miqtë e Gjakovës dhe mbarë shtetin e Republikës së Kosovës për humbje kaq të madhe të dy profesionistëve, njëherësh ngushëlloj edhe të gjithë profesionistët e tjerë që humbën jetën në krye të detyrës. Siç e dini, kërkohet një vigjilencë e shtuar fatkeqësisht këto ditë bazuar në situatën aktuale epidemiologjike sa i përket COVID-19. E dimë që pas një situate të gjatë të qetë, kemi rritje të numrit të rasteve pozitive, ku vetëm në 24-orëshin e fundit kemi regjistruar 341 raste dhe në total kemi 1521 raste aktive. Të hospitalizuar nuk është numër i madh, kur janë 31 në trajtim, prej tyre 28 janë pozitivë duke u trajtuar aktualisht në spitalet dhe në Qendrën Klinike Universitare. Kërkohet vigjilencë e shtuar fillimisht nga institucionet shëndetësore, ku përveç vazhdimit të testimit të qytetarëve, kërkohet që të gjithë të hospitalizuarit fillimisht të testohen për COVID, të gjithë ata që rezultojnë edhe negativ, por kanë klinikisht bazuar në pasqyrën klinike të ritestohen me PCR dhe tek atëherë të vendoset të sistemohen dhoma me pacient të tjerë, sepse ne nuk dëshirojmë as nuk guxojmë të lejojmë që institucionet shëndetësore të na shndërrohen përsëri në shpërndarës të COVID-it. 10 Çështja tjetër është apeli që të vazhdohet me vaksinim. Ne e dimë që kohëve të fundit ka pasur interesim shumë të vogël të qytetarëve që të vaksinohen, edhe pse shumica prej... |
07/07/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në fjalën time fillimisht shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë bashkatdhetarët tanë që tashmë
gjenden në Kosovë pranë familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që planifikojnë apo janë duke
ud
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! Të nderuar bashkatdhetarë, Në fjalën time fillimisht shfrytëzoj rastin t’i përshëndes të gjithë bashkatdhetarët tanë që tashmë gjenden në Kosovë pranë familjeve të tyre dhe të gjithë atyre që planifikojnë apo janë duke udhëtuar drejt Kosovës t’u dëshiroj rrugë të mbarë. Do t’i përmend vetëm disa prej masave lehtësuese që i ka ndërmarrë qeveria dhe që po ndërmerret çdo ditë rreth lehtësimit qoftë të udhëtimit drejt Kosovës apo qëndrimit në shtetin tonë. Pagesa online e Policës kufitare dhe vijimi i mbulimit të saj, kalimi i lehtësuar në pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona, pa ndalesa. Qasje online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën E-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet për në Kosovë, si dhe zotim për vazhdimin e realizimin e të gjitha zotimeve që i kemi pasur në programin qeverisës, e që kanë të bëjnë bashkatdhetarët tanë. Pika tjetër apo çështja tjetër për të cilën do të diskutoj fillimisht ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë, po fillimisht kërkoj që t’i ngushëlloj familjet e doktor Mentor Salihu dhe shoferit të autoambulancës Skofiar Gjini, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, i ngushëlloj familjen, miqtë e Gjakovës dhe mbarë shtetin e Republikës së Kosovës për humbje kaq të madhe të dy profesionistëve, njëherësh ngushëlloj edhe të gjithë profesionistët e tjerë që humbën jetën në krye të detyrës. Siç e dini, kërkohet një vigjilencë e shtuar fatkeqësisht këto ditë bazuar në situatën aktuale epidemiologjike sa i përket COVID-19. E dimë që pas një situate të gjatë të qetë, kemi rritje të numrit të rasteve pozitive, ku vetëm në 24-orëshin e fundit kemi regjistruar 341 raste dhe në total kemi 1521 raste aktive. Të hospitalizuar nuk është numër i madh, kur janë 31 në trajtim, prej tyre 28 janë pozitivë duke u trajtuar aktualisht në spitalet dhe në Qendrën Klinike Universitare. Kërkohet vigjilencë e shtuar fillimisht nga institucionet shëndetësore, ku përveç vazhdimit të testimit të qytetarëve, kërkohet që të gjithë të hospitalizuarit fillimisht të testohen për COVID, të gjithë ata që rezultojnë edhe negativ, por kanë klinikisht bazuar në pasqyrën klinike të ritestohen me PCR dhe tek atëherë të vendoset të sistemohen dhoma me pacient të tjerë, sepse ne nuk dëshirojmë as nuk guxojmë të lejojmë që institucionet shëndetësore të na shndërrohen përsëri në shpërndarës të COVID-it. 10 Çështja tjetër është apeli që të vazhdohet me vaksinim. Ne e dimë që kohëve të fundit ka pasur interesim shumë të vogël të qytetarëve që të vaksinohen, edhe pse shumica prej... |
05/05/2022 | Shëndetësi |
: Shpresoj që opozita nuk do të lodhet me përkrahjen e fjalimeve tona,
sepse ne nuk lodhemi kurrë. Prandaj, jemi këtu ku jemi.
Sot këtë vit, Një Maji - Dita ndërkombëtare e të drejtave të punëtorëve korrespondon, edhe kjo
fjalë e rastit korrespondon e
Lexo më shumë
: Shpresoj që opozita nuk do të lodhet me përkrahjen e fjalimeve tona, sepse ne nuk lodhemi kurrë. Prandaj, jemi këtu ku jemi. Sot këtë vit, Një Maji - Dita ndërkombëtare e të drejtave të punëtorëve korrespondon, edhe kjo fjalë e rastit korrespondon edhe me shënimin e Ditës ndërkombëtare të mamive, gjë që do t’ua dedikoj këtë ditë, mirëpo paraprakisht do t’i përmend vetëm disa të arritura, të cilat i ka bërë Qeveria Kurti për punëtorët brenda këtij viti qeverisës. E filluam me sigurimin e kushteve të punës, që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës e që përafrojnë tregun e punës me arsimimin profesional. Pas 11 vjetësh i hapëm rrugë ngritjes së pagës minimale. Punësimin e mbështetëm edhe me pakon e ringjalljes ekonomike dhe mbi një mijë punëtorë u rikthyen në punë pas humbjes së vendit të punës gjatë pandemisë. Mbi katër mijë punëtorë, burra e gra, përfituan nga mbështetja e punëtorëve të formalizuar e mbi katër mijë gra përfituan nga masa e mbështetjes për punësimin e grave. Mbështetje shtesë për punëtorët e sektorit publik me shumën e menjëhershme me nga 100 euro, për të mos lënë askënd prapa, e për mundësi të barabarta në vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar, gjë që kjo kategori e shoqërisë të aftësohet për punë kemi marrë masën e përkrahjes me 170 euro për të trajnuarit e tyre dhe me 100 euro biznesin ku mbahet trajnimi. 19 Në rastet kur nga trajnimi pason punësimi, do të subvencionohen paga e të punësuarve me 270 euro. Formalizimi i vendeve të punës që ishte premtimi ynë, për trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve jemi duke punuar në kompletimin e legjislacionit nga kjo fushë. Do t’i rikthehem shënimit të Ditës ndërkombëtare të mamive, që për herë të parë u festua më 5 maj të vitit 1991 dhe që nga ajo kohë për të shënuar këtë ditë trajtohen tema të ndryshme vetëdijesuese në mbështetje të mamive, të cilat kujdesen për shëndetin e nënave dhe të të sapolindurve të tyre. Profesioni i mamisë mbi shëndetin e nënës nënkupton shëndet të gruas dhe mirëqenie. Shërbimi i mamisë është unik në mënyrën se si ndikon në shëndetin e brezave të ardhshëm, shëndetin riprodhues, nëpërmjet këshillimeve për prindërit e rinj nga planifikimi familjar, para shtatzënësia, shtatzënësia, lindja, paslindja dhe javët e hershme të jetës. Sipas ekspertëve vdekshmëria e nënës dhe foshnjës në mbarë botën ka rënë vazhdimisht që nga viti 1990, megjithatë qindra-mijëra gra dhe të sapolindur ende vdesin çdo vit gjatë shtatzënësisë dhe lindjes. Shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve janë për shkak të komplikimeve e sëmundjeve që mund të ishin parandaluar nga kujdesi i duhur para lindjes dhe kujdesi obstetrik... Jemi duke bërë ndryshimin e nevojshëm për kuadrin ligjor që do t’u mundësojë mamive të sigurojë kujdes me respekt, duke pasur parasysh se mamia luan rol thelbësor në shëndetin seksual dhe riprodhues, shëndetin e nënës dhe të neonatit dhe shëndetin e adoleshentëve. Po ashtu programet tona do të bazohen në investime të drejtpërdrejta në maternitete, ku ka nevojë për mbështetje në pajisje dhe ndërhyrje në infrastrukturë si dhe në trajnimimin e stafit të mjekëve, infermierëve dhe mamive. Pra, do të mbështesim të gjitha maternitetet dhe të krijojmë aty ku janë mbyllur apo nuk kanë ekzistuar fare. Ju falënderoj shumë, si dhe opozitën për gjithë këtë mbështetje të madhe. |
07/04/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Media dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, Më vjen mirë që patëm kohë për shënimin e një dite kaq të rëndësishme, siç është Dita Botërore e Shëndetit, 7 Prilli, dhe unë shfrytëzoj
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar kolegë deputetë, Media dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, Më vjen mirë që patëm kohë për shënimin e një dite kaq të rëndësishme, siç është Dita Botërore e Shëndetit, 7 Prilli, dhe unë shfrytëzoj rastin të flas pak fillimisht për sloganin e këtij viti, që shënohet në nivel global, ku thuhet “Planeti ynë – shëndeti ynë”. Dhe, me të drejtë besoj është zgjedhur këtë vit ky slogan, sepse ne duhet të krijojmë paqe me mjedisin, sepse degradimi që po i bëhet mjedisit në baza ditore, vërtet çon në dëme të parikuperueshme të shëndetit tonë. 11Nëse i referohemi OBSH-së, që vlerëson se më shumë se 13 milionë vdekje në mbarë botën çdo vit janë për shkak të shkaqeve mjedisore, të shmangshme, për shkak pra të shkeljeve apo thyerjes së kufijve ekologjikë. Pra, këto do ta përmendja vetëm krizën klimatike, e cila në fakt është një ndër kërcënimet më të mëdha që çojnë në krizë shëndetësore. Nëse i referohemi pandemisë COVID-19, e cila në fakt na tregoi, sipas OBSH-së, fuqinë e shkencës me vetë zbulimin e vaksinës, e cila si mjeti më i fortë parandalues arriti që t’i shmangim, t’i minimizojmë rastet e vdekjes, rastet me komplikime dhe ne si Kosovë me një sistem të brishtë të trashëguar shëndetësor tanimë kemi një storie të suksesit me vaksinim me përqindjen e lartë të vaksinimit. Pra, në njëfarë forme kemi minimizuar edhe rastet e përditshme të shfaqjes, megjithatë mund të themi se pandemia COVID-19 vërtet na theksoi pabarazitë në botën tonë. Pra, pandemia ka zbuluar dobësinë në të gjitha fushat e shoqërisë në nivel global dhe ka nënvijëzuar urgjencën e krijimit të shoqërive me mirëqenie të qëndrueshme, të përkushtuara në arritjen e shëndetit të barabartë tani, por duhet të mendojmë edhe për brezat e ardhshëm. Pra, ka një pajtueshmëri në nivel global se dizajni aktual i ekonomisë çon në shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave, pasurisë dhe pushtetit, në raport me shumë njerëz që ende jetojnë në varfëri apo, të themi edhe në varfëri të skajshme. Prandaj, ne duhet të kemi si synim, synimi ynë është krijimi i mirëqenies përmes një ekonomie të mirëqenies, që ka synim mirëqenien njerëzore, barazinë dhe qëndrueshmërinë ekologjike. Këto synime përkthehen në investime afatgjate, buxhetore të mirëqenies, mbrojtjes sociale, strategji ligjore dhe fiskale. Pra, ne duhet të përkushtohemi me reforma legjislative, që është detyrë edhe e jona si deputetë të Kuvendit të Kosovës, që të ndikojmë në ndaljen e degradimit të mjedisit sot si një shkaktare. Pra, të gjitha këto kanë në fund pasoja, edhe industria, të gjitha industritë që sot zhvillohen duhet të kenë në fund të ditës... Si Komision për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot ishin në vizitë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me një qëllim të vetëm, që të avokojmë për vazhdimin e vaksinimit dhe prandaj nga kjo foltore ftoj të gjithë qytetarët që nuk e kanë shfrytëzuar ende të drejtën e vaksinimit, që është një mjet parandalues që ofrohet falas, sepse tashmë nuk kemi asnjë dyshim se storia e suksesit, se vaksinimi në fakt është i vetmi mjet parandalues, jo vetëm i rasteve të vdekjeve, por edhe formave të komplikuara të sëmundjes. 12Prandaj, vaksinohuni, shfrytëzoni të drejtën të gjithë ju që ende nuk jeni vaksinuar. Faleminderit! |