Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
06/08/2021 | Mjedis |
Të dashur qytetarë,
I nderuar kryeministër Kurti,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Në këto ditë të nxehta, zjarrfikësit, FSK-ja dhe tani së fundmi edhe Policia e Kosovës janë në
krye të detyrës, duke u përballur me fikjen e zjarreve gjithande
Lexo më shumë
Të dashur qytetarë, I nderuar kryeministër Kurti, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Në këto ditë të nxehta, zjarrfikësit, FSK-ja dhe tani së fundmi edhe Policia e Kosovës janë në krye të detyrës, duke u përballur me fikjen e zjarreve gjithandej Kosovës. Zjarret kanë filluar të bëhen kërcënim serioz, edhe pse përkundër vështirësive evidente, situata është stabile dhe nën kontrollin e institucioneve të sigurisë. Kjo qeveri në fushën e emergjencave ka trashëguar shumë probleme, si mungesën e personelit në AME, mungesën e numrit të mjaftueshëm të zjarrfikësve, pajisjeve te shërbimi i zjarrfikësve, si dhe paqartësive ligjore sa u përket autorizimeve AME- Komuna, mungesa e trajnimeve për zjarrfikësit, mosha e shtyrë e personelit, mosha mesatare aktualisht është 50 dhe, të cilat po e vështirësojnë punën në këto kohë. U bë një javë që në komuna të ndryshme në Kosovë zjarrfikësit në kufijtë e heroizmit, duke rrezikuar edhe jetët e tyre, po ballafaqohen me zjarre si pasojë e temperaturave të larta dhe zjarrvënieve të qëllimshme që në shumicën e rasteve duhen të jenë shkaktuar me qëllim nga individë të papërgjegjshëm. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos ndezin zjarre, sepse në këtë mënyrë po e rrezikojnë jetën dhe pronën e banorëve. Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Brigadat e Zjarrfikësve nëpër komuna në këto ditë po bëjnë pothuajse të pamundurën për të shpëtuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Të dashur qytetarë, sistemi i brishtë i emergjencave civile, mungesa e thellë e organizimit dhe pajisjeve, por prapë kemi forca zjarrfikëse në kufijtë e heroizmit, të cilët po ballafaqohen me rrezikun për jetë në mënyrë vetë mohuese me sakrificë ata po i përgjigjen detyrës së tyre në luftë kundër zjarrit. E kemi trashëguar mungesën e një sistemi të mirëfilltë të mbrojtjes së pyjeve dhe 4 ende nuk penalizohet askush kur i vë zjarrin kullotave. Sistemi i ujitjes është jashtë funksionit prej kohësh dhe vendi më i afërt për të marrë ujin është me kilometra larg zonave me zjarr. Ndryshimeve klimatike i jemi përgjigjur me indiferencë dhe pa asnjë përgatitje. Nëse nesër do të ballafaqohemi me reshje dhe përmbytje, siç sot ballafaqohemi me zjarr, do të përmbytemi dhe do të na turbullohen ujërat. Prandaj, shpejt na kërkohet të kemi punë në funksion të rregullimit të sistemit të emergjencave. Prandaj, Kosovës i duhet themelimi i Shoqatave vullnetare të zjarrfikësve, siç parashihet me ligj dhe siç funksionon edhe në shtetet evropiane, që do të ndihmonin në reagim më të shpejtë dhe të cilat do të shtriheshin në lagje dhe në fshatra nëpër Kosovë, e që do të ndihmonin në zjarrfikësit profesional, po ashtu do të kryenin trajnime të ndryshme në komunitet. Si pasojë e zjarrit, dje në Therandë janë djegur edhe shtëpitë, kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 29 korrik në Parkun Nacional të Bjeshkëve të Nemuna, lokacioni Shtupeq, por nga rrethanat e motit dhe vështirësive të tjera e kanë të pamundur reagimin zjarrfikësit nga toka. Në rajonet e tjera të Kosovës situata është relativisht e stabilizuar falë vullnetit dhe angazhimit të zjarrfikësve, kapacitetit dhe përkrahjes nga FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i nga ajri, rojave të pyjeve dhe parqeve nacionale, vullnetarëve dhe sektorit privat në më shumë se 473 vatra zjarri në gjithë territorin e vendit, në shtatë ditët e kaluara dhe mbi 600 intervenime në zjarre. Aktualisht janë 9 vatra aktive, ku përveç zonës së Bjeshkëve të Rugovës, rreziku paraqitet edhe në komunat Prizren dhe Therandë. Duke iu uruar shërim të shpejtë të gjithë zjarrfikësve, të cilët me heroizmin e tyre të pashoq luftuan me ditë të tëra me zjarrin dhe po vazhdojnë të luftojnë, besojmë se defektet e trashëguara nga emergjencat e këtij lloji do të rregullohen me kohë. |