Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
18/11/2021 | Arsim |
Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Ditë më parë Qeveria Kurti i dha një tjetër mundësi arsimit, duke ndihmuar me subvencionim
maturantët për ndjekjen e kurseve në fushën
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Ditë më parë Qeveria Kurti i dha një tjetër mundësi arsimit, duke ndihmuar me subvencionim maturantët për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me ç’rast është nxjerrë thirrja për subvencionim, prej së cilës do të përfitojnë dy mijë maturantë. Subvencionimi i këtyre maturantëve do të bëhet në formën e shpërndarjes së kuponëve në vlerë prej 600 euro, ku 200 euro do të ndahen për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe ushqimit dhe 300 euro rimbursim i shpenzimeve të maturantëve me rastin e regjistrimit të kurseve. Dhe jo 15 vetëm kaq, por do të ekzekutohen edhe nga 100 euro për çdo maturant me rastin e përfundimit me sukses të trajnimit dhe marrjes së certifikatës. Meqenëse nevoja e tregut për profilin e teknologjisë informative në Kosovë po rritet çdo ditë e më shumë, institucionet tona vendore por e rritin interesimin për të investuar në këtë drejtim, duke përdorur mënyra stimuluese për t’i nxitur nxënësit tanë që të profilizohen andej ku edhe janë mundësitë më të mëdha të punësimit për të ardhmen. Thirrja për subvencionim vazhdon të mbetet e hapur deri në fund të këtij muaji. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë maturantëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të artë dhe të aplikojnë për subvencionim të gjithë ata që kanë interes kah drejtimet e teknologjisë informative, duke ndjekur kurse përgatitore për nivelin universitar, sepse kjo është vetëm edhe një mundësi e radhës për të rinjtë, e që sigurisht se nuk do të jetë mundësia e fundit. Faleminderit! |
14/07/2022 | Punë të Jashtme |
Faleminderit, kryetar!
Përshëndetje për kryeministrin,
Kabinetin qeveritar,
Ju kolegë deputetë
Dhe ju qytetarë,
Sa i përket kësaj që u tha nga deputetja Time Kadrijaj lidhur me punën e Komisionit për Integrim
Evropian, më lejoni vetëm t’ju njoftoj
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Përshëndetje për kryeministrin, Kabinetin qeveritar, Ju kolegë deputetë Dhe ju qytetarë, Sa i përket kësaj që u tha nga deputetja Time Kadrijaj lidhur me punën e Komisionit për Integrim Evropian, më lejoni vetëm t’ju njoftoj që nuk është e vërtetë që deputetët Lëvizjes Vetëvendosje në komision nuk janë të rregullt. Ndodh sigurisht sikurse mund t’i ndodhë çdokujt që ndonjëherë edhe të vonohen nëpër takime të ndryshme, por asnjëherë nuk ka ndodhur që projektligjet që na vijnë në rend dite dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit prej anës së deputetëve tanë. Përkundrazi kjo ndodh sepse opozita vazhdimisht refuzon të marrë në votim, duke kushtëzuar që ne votojmë nëse ju pranoni të votoni për një çështje të caktuar. Është e vërtetë që ne marrim pjesë kurdo që Komisioni thirret dhe jo për dallim prej deputetëve si deputetja në fjalë që zakonisht është shumë e saktë dhe shumë e rregullt kur ne i kemi në raportim ambasadorët e huaj, sepse ka dëshirë që para tyre të duket e rregullt dhe jo para përgjegjësisë që e ka si deputete e Komisionit. Dhe po edhe mund të vonohemi ndonjëherë për arsye të ndryshme ndonjëri prej neve, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjëri prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të hyjë në sallë, të nënshkruhet sa për mëditje dhe të dalë jashtë siç ka ndodhur disa herë me deputeten në fjalë. Faleminderit! |
19/05/2022 | Punë të Jashtme |
E nderuar nënkryetare e Kuvendit, I nderuar ministër, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Të shtunën e javës që lamë pas përfundoi takimi disaditor i G7-ës, ku ministrat e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britan
Lexo më shumë
E nderuar nënkryetare e Kuvendit, I nderuar ministër, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Të shtunën e javës që lamë pas përfundoi takimi disaditor i G7-ës, ku ministrat e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së paraqitën qëndrimet e tyre të përbashkëta për Ukrainën dhe disa rajone të tjera në gjithë botën. 3Në këtë takim, ku u diskutua për të ardhmen evropiane, u tha se paqja dhe stabiliteti në Evropë vazhdojnë të mbesin të kërcënuara nga Rusia, prej kur kjo e fundit i shpalli luftë shtetit të Ukrainës dhe sot e tre muaj pas, po vazhdon të kryejë gjenocid mbi popullin e saj të pafajshëm. Me të nisur agresioni rus në Ukrainë, SHBA dhe shtetet e BE-së kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe të njëjtën gjë e kanë kërkuar ta bëjnë edhe shtete të tjera. Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të Ballkanit Perëndimor, e cila u rreshtua karshi qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Një ditë pas shpalljes së luftës nga Rusia në Ukrainë, Qeveria e Kosovës, duke qenë e rreshtuar me botën demokratike vendosi sanksione ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, e cila pos që nisi një luftë në Ukrainë, kësaj të fundit i cenoi rëndë sovraniteti dhe integritetin territorial, duke sulmuar paqen, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe disa shtete të Ballkanit Perëndimor, qëndrime këto që u mirëpritën nga BE-ja dhe u përshëndetën nga përfaqësuesit e G7-së përgëzuan Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe së fundi edhe Bosnjën për përafrimin e plotë të politikave të tyre të jashtme me BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zbatimin e tyre. Por, të njëjtën gjë nuk e ka bërë Serbia. Ky shtet vazhdon të mbetet i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka ndjekur shembullin e SHBA-së dhe BE-së. Për qëndrimin e njëanshëm të Serbisë pro Rusisë u hodhën kritika dhe akuza nga G7 që po mbajnë anën e agresorit që po kryen gjenocid mbi një popull dhe po rrezikon seriozisht sigurinë në Evropë dhe jo vetëm. Me këtë qëndrim prorus, Serbia, shteti që para dy dekadash kreu gjenocid mbi popullin shqiptar, tregoi edhe një herë fytyrën e vërtetë të saj. Po pretendon të luajë rolin e viktimës pa dhënë kurrë llogari për dhjetëra-mijëra viktimash shqiptare që u vranë e u masakruan në luftën e fundit në Kosovë si dhe për qindra e mijëra viktima të tjerë që i shkaktoi Ballkanit si pasojë e gjenocidit, krimeve të luftës, sulmeve dhe dëmeve të bëra përgjatë viteve të ’90-ta. G7 u bëri thirrje shteteve të rajonit që të avancojnë reformat e brendshme, në veçanti ato të sundimit të ligjit, të përmirësojnë mjedisin për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, të vazhdojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës, të mbështesin pajtueshmërinë dhe të luftojnë dezinformimin mbi gjenocidin dhe glorifikimin e krimeve të luftës dhe dënimin e kriminelëve të saj. 4Ministrat e G7-tës po ashtu thanë se e mbështetin bashkëpunimin rajonal dhe tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, veçmas të tregut të përbashkët rajonal dhe të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor në kuadër të kornizës së procesit të Berlinit. Republika e Kosovës po tregon përkushtim të vazhdueshëm në avancimin e këtyre reformave dhe këtij bashkëpunimi, në mënyrë që përafrimi me shtëpinë e madhe evropiane të jetë më i sigurt se asnjëherë më parë. G7 e ka thënë prerë se nuk do të tolerojë asnjë formë të përpjekjeve separatiste në Bosnjë e Hercegovinë, duke e bërë të qartë kundërshtinë e plotë me çfarëdo që po vepron Dodik dhe Vuçiq. Asnjëherë si tani dhe asnjëherë më parë në këto 10 vjetët e fundit nuk ka qenë më e qartë situata në Ballkan, as vendet e G7-tës nuk kanë qenë ndonjëherë më të qartë dhe më të prerë se këtë herë në raport me Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnjë, ku kanë bërë thirrje për reflektim në mënyrë që të ndalohen konfliktet e mundshme në Ballkan. Faleminderit! |