Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
03/06/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit e nderuar nënkryetare!
Të nderuar kolegë,
Një reagim i vonë mund të jetë më i vlefshëm sesa mungesa e reagimit, por ka të ngjarë që as e
para dhe as e dyta nuk e zgjidhin problemin. Për dhunën në shkolla, për atë fizike më shpesh e
krejt
Lexo më shumë
Faleminderit e nderuar nënkryetare! Të nderuar kolegë, Një reagim i vonë mund të jetë më i vlefshëm sesa mungesa e reagimit, por ka të ngjarë që as e para dhe as e dyta nuk e zgjidhin problemin. Për dhunën në shkolla, për atë fizike më shpesh e krejt rrallë për dhunës psikike, për ngacmimet seksuale, për duhanin, alkoolin, drogën, për vjedhjet dhe demolimet. Është folur pak e është vepruar shumë pak deri më tash. Deri tash institucionet janë ngjallur vetëm kur është dashur që të shënohet ndonjë ditë a datë e veçantë dhe kanë pasur reagim vetëm atëherë kur ka ndodhur ndonjë rast i dhunës që është bërë medial. Besoj që sot pajtoheni të gjithë që reagimi i vonë nuk është zgjidhja. Zgjidhja është vetëm intervenimi i hershëm dhe kjo bëhet vetëm atëherë kur e kuptojmë, por edhe e pranojmë që për diçka të tillë është bërë shumë pak dhe kanë dështuar edhe institucionet, por edhe ne si pjesë të kësaj shoqërie. Mund të jetë krejt e pashpjegueshme për dikë se si të gjitha llojet e dhunës janë kthyer në një praktikë të pranueshme, që mund të modelohet në të ardhmen nga ata që janë fëmijë sot, e mund të jenë prindër nesër. Duke u rritur në një ambient ku dhuna psikologjike është ushqimi i mëngjesit, drekës dhe darkës, fëmijët jo vetëm që përjetojnë traumë psikologjike, por rrezikojnë të kthehen në ushtrues të dhunës psikologjike nesër. Dhe sa kushton një intervenim i vonë mund ta kuptoni edhe në të dhënat e hulumtimeve të fundit shkencore nga psikologjia, përkthyer ndryshe praktikisht, dhuna fizike sot ka qenë dje dhunë psikike e nesër mund të jetë vrasje apo vetëvrasje. Prandaj, për të mos qenë vonë, duhet ta bëjmë praktikë intervenimin e hershëm. Atë lloj intervenimi që e përfshin secilin institucion, ku marrin edukatën dhe ndërtojnë personalitetin fëmijët tanë. Në familje, që shpesh kthehet në një strehë të pasigurt, në shkollë, aty ku fëmijët jo rrallë fyhen dhe etiketohen, edhe nga bashëmoshatarët, e fatkeqësisht edhe nga mësimdhënësit. Në lagje, aty ku ndodh jo rrallë dhuna fizike. 13 Qeveria e re ka para vetes një problem që është trashëguar dhe trashu |
07/07/2021 | Financa |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar kolegë deputetë,
4
Të dashur qytetarë,
Kur ka mjegull, qartësojnë faktet, e kur ka shumë zhurmë, qetësojnë numrat. Prandaj, sot do të
flas me numra dhe fakte që portretizojnë 100 ditët e një qeverisjeje n
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, 4 Të dashur qytetarë, Kur ka mjegull, qartësojnë faktet, e kur ka shumë zhurmë, qetësojnë numrat. Prandaj, sot do të flas me numra dhe fakte që portretizojnë 100 ditët e një qeverisjeje ndryshe, e që shënojnë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit. Mjafton të shohësh100 ditët e para të punës dhe veprimet e ndërmarra nga kjo Qeveri për të kuptuar se cila është rruga që ka zgjedhur. Nuk do shumë analizë për të kuptuar që kjo është Qeveria e parë që e ka të qartë që reforma është proces dhe jo intervenim i izoluar dhe që duhet të planifikohet kujdesshëm e mbështetur përherë në nevojat që kanë qytetarët. Mbi të gjitha, kjo qeverisje e ka të qartë dhe e ka përbrendësuar parimin themelor të qeverisjes së mirë, që politikëbërja duhet të reflektojë zotimet në fushatë, që këtu përherë janë harruar. Në zbatim të premtimeve që u kemi dhënë qytetarëve për vetëm tre muaj mund të vërehet ndryshimi. Natyrshëm ndryshimin do ta ndjejnë më shumë familjet në nevojë, plot 50 milionë euro i dedikohen institucionit më të rëndësishëm që ka ballafaquar vështirësi në këtë kohë me sfida të mëdha, pra familjes. Për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia nuk do të kemi vetëm empatinë dhe ngushëllimin tonë, por do të ndahen 4 milionë euro, që sado pak të adresojnë nevojat e tyre. Kur vështirësitë financiare rriten për familjet, është e domosdoshme që të ketë një dorë ndihme nga shteti, në veçanti për ato kategori që janë në skemën sociale, kur ndihmojmë familjet, duhet ta kemi parasysh që kemi ndihmuar prindërit, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit. Prandaj, do të ndahen 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale dhe asnjë nuk do të jetë në 100 euro, plus edhe 12 milionë euro për reformimin e asistencës sociale. Mbase për shumëkënd ushqimi nuk është sfidë, por duhet të bashkëndjejmë me ata që nuk arrijnë të sigurojnë shujtën e ushqimit për familjen. 4 milionë euro kuponë ushqimi për familjet në nevojë do të adresojnë edhe këtë shqetësim. Prindërimi, siç mund edhe ta dini shumica prej jush, nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe përgjegjësi. Dhe, që fëmijët të kenë për fëmijëri të shëndetshme, e nëntat një periudhë të qetë pas lindjes, por edhe kujdes të dinjitetshëm për foshnjat duhet të ndiejnë nga shteti. Ato që sjellin në jetë foshnjat dhe nuk punojnë, nuk do të jenë të harruara si më parë, prandaj edhe janë ndarë 3 milionë euro për lehonat e papuna që do të jetë një pagë për 6 muaj. 5 Pra, për ata që duan të zhvillojnë një vlerësim objektiv për performansën e Qeverisë mund ta nisin nga këtu për të parë se ku është fokusi dhe më pas të shohim se si janë jetësuar vlerat e qeverisjes së mirë, barazisë, ndihmës për ata që kanë nevojë. Tash është koha për shtetin e së drejtës dhe shtetin që i trajton qytetarët e vet me dinjitet e respekt. Po le të lëvizim edhe pak më tutje. Vaksinat që ishin kryefjala në secilin fjalim të deputetëve opozitarë, sot janë një shqetësim më pak. 40 milionë për luftimin e pandemisë e kanë sjellë Kosovën në një zonë jo të rrezikshme nga COVID-19 me vaksinimin masiv që do të na japë frymë nesër. Po kaq e rëndësishme është edhe reforma në shëndetësi që po merr kuptim me 53 milionë euro që do të investohen në këtë fushë. 8 milionë euro do të ndahen për barnat esenciale që pacientët tanë të mos kenë nevojë të bredhin barnatoreve private për të kërkuar mëshirë për jetën e familjarëve të tyre. Plot 5 milionë euro shtesë janë ndarë për mbulimin e kostos për specializantë që sot dhe nesër do të jenë forca e re e intervenimit në ekipin e profesionistëve shëndetësorë. Dhe, krahas shëndetësisë që po imunizohet nga çfarëdo sëmundje, gradualisht edhe arsimi po kthehen në prioritet veprimesh dhe jo letrash, siç është e rëndomtë. 9 milionë euro do të ndahen për arsimin, për universitetet publike, për blerje të teksteve mësimore, mbështetjen për studentët do ta shtojmë me një milion euro për bursa dhe, në fund, 5 milionë euro për kulturë, sport, aty ku talenti dhe dhuntia do të shkrihen dhe do të na bëjnë krenarë me përfaqësimin e shtetit nesër. Pra, 100 ditë janë pak, por kapërcimi që po ndodh është i madh. Nga një qeverisje pa ngjyra që kërkon të mbajë në sipërfaqe një anije që mbytet nga interesat personale, në një qeverisje që e ka të qartë rrugën dhe që punon për të pasur një udhëtim të sigurt me dhe për qytetarët |