Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Drejta të Njeriut |
I nderuar kryetar i Kuvendit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
9
Të nderuar deputetë,
OKB-ja e shënon 19 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale të
Konfliktit, kurse 20 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Këto dat
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit! I nderuar Kabinet qeveritar, 9 Të nderuar deputetë, OKB-ja e shënon 19 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale të Konfliktit, kurse 20 Qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve. Këto data ne shqiptarëve na i kujtojnë edhe vuajtjet dhe sakrificat që populli ynë i përjetoi në luftën kundër pushtuesit serb. Forcat e armatosura ushtarake dhe policore federative, thuaja të Serbisë, në pamundësi për ta mposhtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës përmes vrasjeve masive, djegieve, dhunimeve seksuale dhe dëbimit, i kishin vënë vetes për objektiv - ta spastronin Kosovën nga shqiptarët. Për ta jetësuar projektin e tyre shovinist, gjatë luftës së viteve 1998-1999, okupatorët ushtruan dhunë seksuale pa dallim gjinie ndaj rreth 20 mijë personave. Gra, burra dhe vajza shqiptare kanë përjetuar vuajtje të mëdha, trauma të rënda dhe plagë të thella trupore e psikologjike. Makineria vrastare e shtetit serb dëboi nga shtëpitë e tyre më se një milion civilë shqiptarë. Që t’ua humbnin dëshmitë për identitetin e tyre kombëtar e shtetëror, ata ua shkatërruan çdo dokument identifikimi. Shkatërruan e dogjën 100 389 objekte banimi, 88 101 objekte përcjellëse, 358 ndërtesa shkollore, 215 objekte fetare, 123 objekte shëndetësore dhe më se 190 shtëpi kulture, biblioteka dhe ndërtesa administrative. Forcat pushtuese vrastare zhvendosën me forcë në Serbi mijëra civilë shqiptarë, të gjallë dhe të vrarë. Pas përfundimit të luftës, përveç një numri të vogël që u kthyen të gjallë, pasi projektuan trajtime çnjerëzore nëpër burgjet e Serbisë, mijëra kufoma shqiptarësh të masakruar janë gjetur në varrezat masive anembanë Serbisë. Edhe pas 22 vjetësh nga lufta, Serbia ende nuk i ka kthyer kufomat e më se 1 630 të zhdukurve dhe vazhdon ta fshehë të vërtetën për ta. Duke u bazuar në nenin 2 të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës përkujtojmë vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë, viktimë e krimit të gjenocidit të kryer nga Serbia dhe kërkojmë të nxirren para drejtësisë kriminelët që Serbia vazhdon t’i mbrojë. ...e dhunës seksuale duhet t’i verifikojë të gjitha viktimat dhe t’ua njohë statusin e viktimave të dhunës seksuale. Institucionet shtetërore duhet të krijojnë kushte që këta persona të përkrahen dhe të aplikojnë për realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me ligj. Faleminderit! |