Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
27/05/2021 | Ekonomi |
I nderuar kryetar!
Kabinet qeveritar,
Në lidhje me AKP-në dhe në lidhje me ARKEP-in, e para, sa i përket AKP-së. Dje ishim në
komision dhe në kuadër të Komisionit për Ekonomi kemi pasur raportin. Aty në kuadër të
raportit ne i kemi gjetur disa fakte
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Në lidhje me AKP-në dhe në lidhje me ARKEP-in, e para, sa i përket AKP-së. Dje ishim në komision dhe në kuadër të Komisionit për Ekonomi kemi pasur raportin. Aty në kuadër të raportit ne i kemi gjetur disa fakte të tmerrshme që kërkojnë një reagim emergjent. E para është, prej 500 ndërmarrjeve që janë shitur, i kanë gjeneruar 600 milionë euro. Në vendet e rajonit, të Evropës Qendrore, Lindore për një ndërmarrje të vetme janë gjeneruar 500 milionë euro. Këto kanë qenë 90% e ekonomisë së Kosovës, si një rezultat i privatizimi të dobët janë humbur 40 mijë vende të punës, nuk ka gjeneruar, nuk e ka përmbush misionin fillestar gjenerimi i vendeve të punës. Dy, në kuadër të këtij procesi po ashtu janë likuiduar 111 ndërmarrje bujqësore. 25 mijë hektarë tokë janë shitur me çmim mesatar prej 20 euro për hektar. Imagjinoje, zoti kryetar, është shitur toka bujqësore në Mirushë, në Malishevë, për 11 euro ari, e njëjta tokë pastaj është përdorur për shpronësim 1 mijë euro ari. Tre, e pyeta unë zotin kryetar të bordit, për 10 vjet i ke pasur 100 milionë euro shpenzime operative, a mund ta ma përmendësh një sukses të vetëm nga spinofi special? E dinë, edhe ata kanë qenë dëshmitarë, asnjë storie suksesi, asnjë storie të vetme suksesi. Është një proces i privatizimit që është bërë barrë dhe hendek i madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Sa i përket Agro Kosovës, kjo ndërmarrje përmes spinofit special është shitur në vitin 2012, deri në vitin 2016 ka qenë marrëveshja që t’i përmbushë të gjithë obligimet. Nuk janë përmbushur obligimet, sipas Ligjit në rast se nuk përmbushen obligimet duhet të tërhiqen asetet. Në vitin 2019 auditori thotë që nuk janë përmbushur zotimet nga kjo kompani. Prej vitit 2019 nuk ka vepruar AKP-ja, edhe pse ligjërisht ka qenë e obliguar. A dini kur kanë filluar? Dy muaj, si e kanë marrë vesh që po fiton Lëvizja Vetëvendosje, dy muajt e fundit e kanë futur në agjendë, pra për t’iu ikur implikimeve ligjore. Dhe, çka e vërejtëm, zoti kryetar, Kabinet qeveritar, e kemi për obligim çdo ditë që operon ky bord, është një rrezik shtesë për asetet që kanë mbetur, edhe ashtu të pakta. Në lidhje me ARKEP-in, ky kallëzimi penal, secili anëtar këtu mund ta kemi nga një kallëzim penal, dhe është bërë në ditët e fundit. Kështu që nuk është relevant. Anëtari e ka marrë vendimin nga institucionet gjyqësore që nuk ka asnjë problem me ligjin, kështu që procedojmë, dhe kjo është një agjendë, mendoj unë, është një agjendë e ulët, për ta... |
03/06/2021 | Ekonomi |
E nderuar nënkryetare,
Kabinet Qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Kosovës,
Unë i kam tri gjetje të shpejta sa i përket nevojës për rishikimin e Ligjit për rimëkëmbje
ekonomike dhe këtë po e them duke u bazuar në këto kondita.
E para, ësht
Lexo më shumë
E nderuar nënkryetare, Kabinet Qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të Kosovës, Unë i kam tri gjetje të shpejta sa i përket nevojës për rishikimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe këtë po e them duke u bazuar në këto kondita. E para, është për shkak të vështirësive që janë shfaqur gjatë vitit 2020, të gjitha organizatat financiare ndërkombëtare, po edhe Bashkimi Evropian i ka paraparë tri parakushte ose rreziqe sa i përket rikthimit ekonomik, marrë parasysh tkurrjen që e patëm vitin që shkoi, që vlerësohet 5 deri 6 për qind. 10 E para ka qenë stabiliteti politik. Unë besoj që ai është tejkaluar. E dyta është vaksinimi. Unë mendoj që lajmi më i mirë që i është dhënë Kosovës, po edhe rikthimit ekonomik, është sigurimi i 1,2 milion vaksinave, krahas 200 mijë që janë siguruar në formë të donacionit. Nevoja, masivizimi i vaksinimit është parakushti bazë, për arsye sepse kjo neve na mundëson ta hapim ekonominë edhe të rikthehet diaspora, për ata që e lexojnë ekonominë. Krahas remitencave, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave këtu në Kosovë na ndihmojnë neve ta kompensojmë deficitin e theksuar tregtar që e kemi. Dy. Unë po e shoh në bazë të diskutimeve, ende ka mbetur ajo ideja që janë humbur 100 mijë vende pune, 60 mijë. Unë mendoj që kjo duhet të rishikohet, sepse nuk është e qëndrueshme. Në bazë të të dhënave të fundit, para dy javësh, numri i vendeve të punës në Kosovë ka mbërri në 372 mijë, që është shifra e njëjtë me tremujorin e parë të vitit 2019. Pra, nuk po flasim më efektivisht për vende të humbura të punës. Ajo çka ka ndodhur është që ka pasur lëvizje të fuqisë punëtore prej një industrie në industri tjetër. Disa industri, si teknologjia informative, përpunimi, nxjerrëse, kanë më tepër kërkesë. Disa industri të tjera më pak. Pra, e dyta është një indikator tjetër i rëndësishëm është që numri i atyre njerëzve që po kërkojnë aktivisht punë është 103 mijë, që është po ashtu i njëjtë ose më i vogël sesa në vitin 2019. Ky është një indikacion që ekonomia po ashtu, indikatori i dytë që ekonomia po stabilizohet. E treta, i shikova unë edhe indikatorin e eksporteve. Këtë tremujor kemi regjistruar 140 milionë eksporte, që i bie diku rreth 47 për qind më shumë sesa tremujori i njëjtë i vitit 2020 dhe vitit 2019. E katërta, që është e rëndësishme, numri i bizneseve të reja. Vetëm ta përfundoj. Numri i bizneseve të reja në këtë tremujor ka qenë 800, që është numri rekord i bizneseve të reja të hapura për një tremujor, apo rreth 200 më shumë sesa tremujorin e parë të vitit 2019. Unë mendoj që është edhe një shenjë tjetër që ekonomia. Edhe një minutë. Ajo çka është e rëndësishme, ne në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, i kërkojmë Qeverisë që ta rishikojë. Krejt këto masa kërkojnë një rishikim të masave, jo më proporcionalisht siç janë bërë në të kaluarën, mirëpo kriteri themelor i asistencës ekonomike gjatë rishikimit, zoti ministër, duhet të jetë i bazuar në evidencë të humbjes nga pandemia. Pra, ky duhet të jetë kriteri. Ndihmohen ato industri që kanë pësuar nga pandemia. Dy, që është e rëndësishme, duhet të ndihmohet biznesi i vogël dhe i madh. 11 Tre, grupet shoqërore, duhet të ndihmohen gratë, duhet të ndihmohen të rinjtë. Ato janë të kanë pësuar më së keqi gjatë pandemisë. Katër, që është e rëndësishme, kjo nuk e përjashton nevojën për reforma strukturore në ekonomi, përfshirë prej politikës fiskale deri te sistemi gjyqësor, sepse nuk mund të ketë zhvillim ekonomik përderisa një rast i thjeshtë në Gjykatë një biznesit i merr 500 ditë. Në vendet e tjera i merr 70 ditë, në Kosovë i merr 500 ditë. Kjo duhet të adresohet. Gjithashtu, në afat të gjatë. |
20/09/2021 | Ekonomi |
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kryeministër,
Deputetë,
Qytetarë të Kosovës,
Siç e do rendi, unë fillimisht u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit
gjatë pandemisë.
Megjithatë, përderisa është detyrë e opozitës t’i poentojë
Lexo më shumë
I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër, Deputetë, Qytetarë të Kosovës, Siç e do rendi, unë fillimisht u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit gjatë pandemisë. Megjithatë, përderisa është detyrë e opozitës t’i poentojë pikat e dobëta dhe të përqendrohet te kritika konstruktive, megjithatë është rendi që kur të kthehemi t’i potencojmë disa gjëra se çka ka ndodhur në tetë muaj që po lëmë pas. Fillimisht Kosova ka disa lajme të mira, sidomos tek aspekti ekonomik dhe ajo që duhet të lumturojë qytetarët e Kosovës është se rritja ekonomike në 8 muajt e fundit vlerësohet të jetë diku në versionin konservativ rreth 7% për disa arsye, sepse është dyfishi çfarë ne kishim planifikuar. Është larg përtej mesatares ballkanike, po gjithashtu edhe larg përtej rritjes ekonomike në Bashkimin Evropian, që vlerësohet të jetë 2%. Aktiviteti biznesor po ashtu është shtuar. Në tetë muajt e fundit kemi regjistruar rreth 9000 biznese të reja. Rreth 1300 më shumë se çdo vit, që nga viti 2012. Kosova po ashtu ka filluar të eksportojë. Në vitin, në tetë muajt që po lëmë pas kemi eksportuar 450 milionë euro, që është dyfishi krahasuar me vitin 2020 apo trefishi krahasuar me vitin 2019. E rëndësishme është që ritmi i rritjes së eksporteve e tejkalon ritmin e rritjes së importeve. Gjithashtu, Shqipëria për herë të parë është bërë partneri i parë tregtar në rajon, si në import, ashtu edhe në eksport. 11 Ajo që duhet theksuar, po ashtu, është që besimi qeveritar është manifestuar edhe me rritje të të hyrave buxhetore. Që nga ardhja e Qeverisë Kurti për çdo muaj janë inkasuar rreth 200 milionë euro në buxhetin e shtetit, që është diku rreth 40 milionë euro më shumë sesa vitin 2019 e rreth 60 milionë euro më shumë sesa vitin 2020. Pra, kjo rritje prej 30% të hyrave buxhetore nuk është vetëm krahasuar me vitin 2020, po është edhe krahasuar me vitin 2019. E fundit që duhet të potencoj është të hyrat, investimet e huaja direkte. Kosova duket se është bërë vend tërheqës edhe për investimet e huaja direkte. Në këta tetë muaj i kemi regjistruar afërsisht 300 milionë euro investime të huaja direkte, që është rreth dyfishi më shumë sesa çdo vit tjetër, që nga viti 2014. E fundit në sesionin vjeshtor të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar 200 mijë punëkërkues aktivë dhe ajo që është e rëndësishme, duhet të theksohet se ky numër ka rënë në 100 mijë, që është një shenjë se po ashtu tregu i punës është stabilizuar me rritën ekonomike. Si përfundim, diaspora ka kontribuar jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe, qoftë përmes shpenzimeve gjatë vizitave të tyre, po ashtu... Diaspora ka qenë një kontribuues kryesor i kësaj rritjeje ekonomike. Si përfundim, besimin qytetar nuk e kemi tradhtuar. Gjatë viti 2021 nuk është dyfishuar vetëm Vetëvendosja, por si duket janë dyfishuar edhe parametrat ekonomikë. Faleminderit! |
22/02/2022 | Ekonomi |
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Kabinet qeveritar,
Qytetarë të Kosovës,
Ka kaluar pothuajse një vit, sot një vit ka ndodhur transformimi i madh politik. Pas një viti, në
mendje të shumë qytetarëve ekziston pyetja nëse janë arritu
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar deputetë, Kabinet qeveritar, Qytetarë të Kosovës, Ka kaluar pothuajse një vit, sot një vit ka ndodhur transformimi i madh politik. Pas një viti, në mendje të shumë qytetarëve ekziston pyetja nëse janë arritur rezultatet e premtuara, apo nëse vullneti politik është përkthyer në rezultate të matshme për standardin jetësor të Kosovës. Më lejoni t’ju informoj, qytetarë të Kosovës, që pas një viti nga të dhënat e fundit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, vendimi juaj për ta votuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe një qeveri të re e ka pasur një implikim të drejtpërdrejtë plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit. Qytetarë të nderuar, Të hyrat buxhetore të Kosovës në vitin 2011 ishin 1,3 miliardë euro, ishte dashur një dekadë që ai të arrijë në 1,7 miliardë euro. Pra, ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit. Pra, më shumë janë mbledhur të hyra tatimore nga Qeveria Kurti për një vit, sesa të gjitha qeveritë bashkërisht për dhjetë vjet të tëra. E dyta, ky zhvillim ka pasur po ashtu edhe një jehonë pozitive ose efekt pozitiv edhe në tregun e punës. Në bazë të dhënave statistikore, kur Qeveria Kurti erdhi në pushtet ka trashëguar 168 mijë punëkërkues të regjistruar. Pas, një viti, qytetarë të Kosovës, në bazë të dhënave të fundit ky numër i punëkërkuesve të regjistruar ka rënë në 82 mijë. 6 Ky është numri më i ulët, nuk them që është mjaft, sepse ka një rrugë të gjatë për të përshkruar, mirëpo është numri më i ulët në dekadën e fundit. Në bazë të AKT-së, Administratës Tatimore, raporti i vitit 2021 thotë që janë shtuar 25 mijë deklarues tatimorë, pra ata që punojnë. Të dhënat e Trustit Pensional thonë edhe më shumë. Në bazë të dhënave të Trustit Pensional në dhjetor të vitit 2021 janë regjistruar 420 mijë kontribuues aktivë, apo rreth 40 mijë më shumë se në vitin 2019 dhe rreth 32 mijë më shumë se sa viti 2020. Të nderuar qytetarë të Kosovës, Janë edhe dy indikatorë të rëndësishëm që japin shpresë për vitet në vijim. Eksportet e Kosovës nga viti 2011 deri në vitit 2019 radhë herë e kanë kaluar 350 milionë euro. Pra, për një dekadë të tërë eksporti i mallrave të Kosovës nuk e ka tejkaluar 350 milionë euro, apo për një dekadë eksporti i Kosovës në vitin 2019 krahasuar me vitin 2011 është rritur për 40 milionë euro. Ka mjaftuar një vit që eksportet e mallrave të mbërrijnë në 750 milionë euro, pra është dyfishi krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja direkte: në vitin 2011, qytetarë të Kosovës, investimet e huaja direkte në Kosovës ishin 384 milionë euro, për një dekadë të tërë nuk kishte pasur rritje, në fakt në vitin 2019 ishte shënuar edhe rënie. Pra, në vitin 2019 kishte 254 milionë të hyra apo investime të huaja direkte. Nëse i shikoni të dhënat e fundit për vitin 2021, investimet e huaja direkte kanë shkuar në 530 milionë euro, pra dyfishim në raport me vitin 2019. Ajo që është po ashtu shpresëdhënëse është që për herë të parë edhe sektori bankar ka performuar jashtëzakonisht mirë, janë dhënë rreth 2.2 miliardë euro kredi. Po ajo çka është e dallueshme këtë vit, në vitin 2021 është që për herë të parë pothuajse kreditë janë dyfishuar për prodhim, pra kanë arritur në 761 milionë euro, krahasuar me 400 milionë euro që kanë qenë në vitin 2019. Qytetarë të Kosovës, Shpeshherë gjatë këtij viti ka ndodhur që Qeveria, po edhe ne jemi të etiketuar me emra të ndryshëm, se është Qeveria më e dobët, se jemi praktikantë, unë mendoj që Kosova ka nevojë për këso praktikash. 7 Në anën tjetër, nuk kemi qenë aq të fortë sa të shesim një ari tokë për 52 euro. Qytetarë të Kosovës, Në raportin e fundit që kemi marrë nga Agjencia e Privatizimit. Nga Agjencia e Privatizimit janë shitur 30 mijë hektarë tokë me nga 52 euro ari, atë forcë nuk e kemi pasur. (Ndërprerje nga regjia) Nuk kemi pasur po ashtu aq forcë sa të alokojmë mjete buxhetore të Kosovës për të paguar kompani ndërtimore pa i kërkuar hiç ato. Pra shpenzimet, vetëm gjobat e “Bechet-Enka” kanë qenë më të larta se sa shpenzimet në ushtri, këtë nuk e kemi pasur ne, në fakt, mendësia qeverisëse ka ndryshuar rrënjësisht. E fundit, ne kemi rrugë të gjatë edhe për vitin 2022, megjithatë si përfundimtare është vendimi juaj, qytetarë të Kosovës, për të ndryshuar, ose vullneti juaj politik po ashtu po kthehet, po përkthehet në rezultate të prekshme ekonomike. |
14/04/2022 | Financa |
I nderuar kryetar i Kuvendit! Kabinet qeveritar, Deputetë, Qytetarë të Kosovës, Dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e një pakoje të re me vlerë prej 100 milionë euro. Me këtë vendim, shkalla është rritur financimi ose transferet sociale d
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit! Kabinet qeveritar, Deputetë, Qytetarë të Kosovës, Dje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për miratimin e një pakoje të re me vlerë prej 100 milionë euro. Me këtë vendim, shkalla është rritur financimi ose transferet sociale dhe grantet që nga ardhja e Qeverisë Kurti kanë shkuar në 300 milionë euro, duke përfshirë 340 mijë përfitues. Përmes këtij vendimi, qytetarë të nderuar, dyfishohet mbështetja për muajin prill për të gjitha kategoritë në asistencë sociale. Kjo mbështetje do të jetë mbi rritjen e përhershme prej 30%. Njëqind euro shtesë për pensionistët për muajin prill. Pastaj, me nga 100 euro për herë të parë do të mbështeten edhe punëtorët e sektorit privat, ku përfshihen 300 mijë përfitues. Njëqind euro shtesë do t’u ndahen edhe 80 mijë zyrtarëve publikë. Me nga 100 euro do të mbështeten për herë të parë edhe 80 mijë studentë të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, dje është miratuar projektligji që ndërlidhet me rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. Gjithashtu, është hequr edhe tatimi për 250 euro të para në pagën e punëtorëve, të të gjithë punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat. Këtu përfshihet përfitimi nga paga minimale, ose rritja e pagës minimale përfshinë 100 mijë punëtorë. Kjo shtesë prej 100 milionë eurosh, vjen në vazhdimësi të një seri të masave që i ka marrë Qeveria e Kosovës që nga korriku, dhe këtu duhet përfshirë edhe 120 milionë euro që janë ndihmuar amvisëritë dhe bizneset për të minimizuar efektin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. 71 milionë euro për bujqësinë, përfshirë 50 milionë euro për pagesa direkt për bujqit, dhe 14 milionë euro për subvencionim të naftës bujqësore dhe imputeve bujqësore, 45 milionë euro 4shtesë për skemën e lehonave dhe fëmijëve, me rreth 150 mijë përfitues, 25 milionë euro për garantim të punësimit për të rinjtë, 25 milionë euro për blerje të barnave esenciale, dyfishimi i asistencës sociale për nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar dhe 100 euro shtesë për 300 mijë përfitues, që ishte në dhjetor të vitit 2021. Të nderuar qytetarë të Kosovës, Qeveria Kurti 2, gjatë këtij viti ka rritur, pra, në vitin 2022 transferet sociale do të rriten për 16% krahasuar me vitin 2021. Vitin e kaluar, po ashtu është rritur për 14% shkalla e transfereve sociale krahasuar me vitin paraprak. Marrë në tërësi, Qeveria Kurti që nga ardhja në pushtet ka rritur transferet sociale për 30% krahasuar me Qeverinë paraprake Hoti, apo rreth 47% më shumë sesa Qeveria Haradinaj në vitin 2019. Këto transfere sociale janë të dizajnuara sipas programit të Lëvizjes Vetëvendosje. Shtesat e këtij viti duhet të ndihmojnë të adresojnë presionin inflacionar në vend. Të gjitha këto transfere janë bazuar në performansën e mirë fiskale te Qeverisë Kurti dhe çdo cent shtesë që është mbledhur do të shpërndahet në shtresat që kanë më së shumti nevojë. Faleminderit! |
28/03/2022 | Ekonomi |
I nderuar kryetar i Kuvendit, Kabinet qeveritar, Deputetë, Qytetarë të Kosovës, Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë mund të krijojnë paqëndrueshmëri dhe pasiguri të mëtejme në tregjet ndërkombëtare. Këto zhvillime veçse kanë krijuar një r
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, Kabinet qeveritar, Deputetë, Qytetarë të Kosovës, Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë mund të krijojnë paqëndrueshmëri dhe pasiguri të mëtejme në tregjet ndërkombëtare. Këto zhvillime veçse kanë krijuar një realitet të ri gjeopolitik dhe ekonomik, sfidues si për Evropën, Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vendin tonë. Ky tension gjeopolitik ka prekur edhe ekonominë e Kosovës. Kjo manifestohet nga shkalla prej 7% e inflacionit e regjistruar në statistikat e ASK-së në muajin shkurt. Një shkallë e ngjashme e inflacionit është regjistruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bashkimin Evropian dhe në vendet e rajonit. Të gjitha projeksionet ekonomike për vitin 2022 shënjojnë që ekonomia e Kosovës do të vazhdojë të rritet nën supozimin e mospërshkallëzimit të mëtejmë të konfliktit në Ukrainë dhe vijimit të mëtejmë të miksit të politikave qeveritare, që adresojnë kërkesën, ofertën dhe masat për të minimizuar efektin e inflacionit. Për shkak të varshmërisë sonë tek importi, janë kryesisht katër produkte, ose shërbime, që kanë dhe vazhdojnë të transmetojnë presion të inflacionit në ekonomi: çmimi i naftës së importuar, çmimi i energjisë së importuar, çmimi i grurit të importuar dhe çmimi i vajrave ushqimore. Luhatje të çmimit të grurit të importuar nënvijëzojnë nevojën e shtimit të prodhimit vendor, riorientimin e zinxhirit të furnizimit dhe rëndësinë e politikës së re bujqësore të Qeverisë. Krahas vendimit për të rritur buxhetin në bujqësi në 70 milionë euro, ku përfshihen pagesa direkte për bujqit në vlerë 50 milionë euro, subvencionim të naftës dhe plehrave artificiale dhe ndalimit të mëtejmë të privatizimit të tokave bujqësore, kërkojmë dhe intensifikim të përpjekjeve për të riorientuar zinxhirin e furnizimit të grurit të importuar. Varshmëria ndaj importit të grurit nga Rusia dhe Ukraina, e instaluar në dekadën e fundit, duhet të rimendohet, si për arsye ekonomike, ashtu edhe gjeopolitike. Është momenti i duhur që të gjithë aktorët të shfrytëzojnë, ose eksplorojnë, kanale të reja të furnizimit nga SHBA dhe BE, me eksportues të grurit dhe ushqimit. Zotimi i Qeverisë për të ndihmuar me 90 milionë euro amvisëritë dhe bizneset për të ulur ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë së importuar është për t’u përshëndetur. Nga të dhënat e para shkalla e amvisërive dhe atyre që janë prekur nga rritja e çmimit të energjisë është më e vogël se ç’ishte menduar. Ardhja e pranverës e ul konsumin e energjisë, të nevojave për energji të importuar dhe kjo ofron një ulje të presionit, si për amvisëritë, ashtu edhe për Qeverinë. Shtimi i prodhimit vendor të energjisë së pastër duhet të jetë prioritet këtë vit dhe në vazhdim. Qeveria ka miratuar dy vendime të rëndësishme, që ndikojnë në rritje të kapacitetit për prodhim 13dhe kursim të energjisë, njëri projekt me MCC-në në vlerë prej 200 milionë euro dhe tjetri me BERZH-in në vlerë 13 milionë euro. Tranzicioni i gjelbër përmes propozimit dhe zbatimit të projekteve të reja të energjisë së ripërtëritshme përmes fondeve të BE-së duhet të jetë prioritet këtë vit dhe në vazhdim. Ngjashëm me projektin Solar per Kosovo, të inauguruar javën e kaluar, që së bashku me Qeverinë Gjermane me kapacitet prodhimi 70 MW. Të nderuar deputetë, Kosova mund të vazhdojë të ketë inflacion në shkallë 4,6%, varësisht nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, prandaj në këtë situatë duhet të mendojmë për të ndihmuar familjet më të varfra për të përmbushur nevojat elementare të konsumit. Qeveria ka marrë vendim dhe ka miratuar projektin në vlerë 47 milionë euro me Bankën Botërore për të reformuar skemat sociale dhe rritur mbështetjen për kategoritë më të varfra. Ky projekt së shpejti vjen në Kuvend dhe kërkojmë edhe miratimin tuaj. Këto 47 milionë euro për skemat sociale, së bashku me 45 milionë euro për lehonat dhe fëmijët, 25 milionë euro për garantim të punësimit për të rinjtë, 90 milionë euro për subvencionim të energjisë dhe 70 milionë euro për bujqësinë, janë thelbësore për të ndihmuar shtresat më të varfra të popullsisë dhe shtuar prodhimin. Ndërkohë, Qeveria duhet të përkushtohet për rritjen e momentumit të rritjes ekonomike, investimeve të huaja direkte dhe eksportit. Përshpejtimi i zbatimit të projekteve kapitale duhet të përcillet me intervenime strukturore në drejtësi, administratë publike dhe arsim. Faleminderit! |