Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
11/06/2021 | Drejtësi |
Të nderuar kolegë deputetë dhe kolege deputete,
I nderuar kryetar i Kuvendit,
Qytetarë të dashur,
Jemi në muajin qershor, kur shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve të Kosovës, ashtu sikur edhe
çlirimin e gjithë Kosovës dhe largimin e forcave pushtues
Lexo më shumë
Të nderuar kolegë deputetë dhe kolege deputete, I nderuar kryetar i Kuvendit, Qytetarë të dashur, Jemi në muajin qershor, kur shënojmë ditët e çlirimit të qyteteve të Kosovës, ashtu sikur edhe çlirimin e gjithë Kosovës dhe largimin e forcave pushtuese serbe nga vendi ynë. Pas sakrificës të popullit të Kosovës, pas luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare si dhe pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s, Kosova tash e 22 vjet shënon dhe përkujton ditët e çlirimit dhe sakrificën e të rënëve për liri. Të rënët dhe emrat e tyre janë dëshmia e historisë së popullit tonë, ata lanë gjurmë me jetët e tyre. Varrezat e dëshmorëve, përmendoret, pllakat përkujtimore, shtëpitë muze, bustet dhe shtatoret janë vetë historia dhe dëshmia e sakrificës së popullit tonë në luftën për liri. Në respekt të historisë dhe në mirëmbajtje të kujtesës, duhet bërë gjithçka që këto ditë përkujtimore ta kenë përkushtimin tonë maksimal, veçanërisht përkushtimin e institucioneve që e kanë për obligim mirëmbajtjen me dinjitet të kësaj kujtese. Agjencia për Mbrojtjen e Memorialëve, komunat e Kosovës dhe organizatat e veteranëve të luftës së UÇK-së duhet ta kenë përkushtimin dhe kujdesin e tyre, duke u angazhuar në mirëmbajtje të varrezave të dëshmorëve, përmendoreve, busteve dhe shtatoreve të heronjve çdo ditë të vitit, por në veçanti në ditët përkujtimore. Edhe ashtu do të duhej të kishim më shumë përmendore e monumente, por së paku t’i mirëmbajmë me dinjitet ato që i kemi. 4 Jemi dëshmitarë që, me gjithë përkushtimin dhe angazhimin e familjarëve të dëshmorëve dhe veteranëve, institucionet përkatëse nuk e kanë bërë punën e mjaftueshme që memoria historike ta ketë mirëmbajtjen më të mirë të mundshme. Flamuj kombëtarë të grisur nga era, apo barë i thatë mbi varreza. Lule dhe kurora të shpërndara gjithandej, e në disa raste edhe pllaka të thyera. Për shoqërinë tonë janë plagë më të rënda sesa plagët që morën të rënët në luftë. Në këta dy përvjetorët e fundit të çlirimit të Kosovës ishte pandemia që na ndau nga tubimet dhe akademitë përkujtimore, por asgjë nuk do të duhej të na ndalte që rrugicat deri te vari i dëshmorit të ishin më të pastruara e më të shtruara, që flamujt pranë përmendoreve dhe varrezave të mos ishin të vjetruar dhe të grisur nga era, që rrethojat e komplekseve përkujtimore të mos ishin të rrëzuara apo që shkronjat mbi varrin dhe lapidarin e dëshmorit të mos shlyheshin. Në shumë raste nuk ka munguar përkujdesja ndaj këtyre monumenteve nëpër komuna, po asnjëherë nuk është i tepërt angazhimi ynë maksimal që kujtesa historike dhe përkushtimi ndaj të rënëve për liri të jetë gjithmonë e freskët. Qeveria e Kosovës ka vë një hap të madh dhe vendimtarë që kjo kujdes historike të jetë e përhershme dhe përkujtimi për të rënët të jetë sa më i dinjitetshëm. Prandaj, formimin e Komunitetit ndërministror për projektin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz le ta marrim si një motiv shtesë të angazhimit edhe për pushtetin lokal në ruajtjen e vlerave tona kombëtare e historike. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej në ruajtjen edhe mirëmbajtjen e dinjitetshme të kësaj kujtese historike. Do të ketë edhe projekte të tjera të mëdha. Por, po ashtu kërkojmë edhe nga kryetarët e komunave, edhe nga Agjencia për Mbrojtjen e Monumenteve Historike që familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës t’ua lehtësojë ditët e përkujtimit për familjarët dhe bashkëluftëtarët e rënë për liri. Ashti siç vlera e luftës së UÇK-së duhet të jetë vlerë e pacenueshme, po ashtu edhe kujtesa historike duhet të jetë e freskët dhe e mirëmbajtur me dinjitet. Me këtë rast, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjarëve të dëshmorëve dhe në veçanti bashkëluftëtarëve të mi u uroj ditët e çlirimit të Kosovës, kurse dëshmorëve që dhanë jetën për liri, Lavdi e përjetshme! |
28/04/2022 | Drejtësi |
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Të nderuar qytetarë, Sot lufta hibride e Serbisë ka mbërritur edhe këtu në Kuvend, për fat të keq e dëgjuat pak më herët. Sikur tani 23 vjet më parë, ushtria dhe policia serbe i kisht
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Të nderuar qytetarë, Sot lufta hibride e Serbisë ka mbërritur edhe këtu në Kuvend, për fat të keq e dëgjuat pak më herët. Sikur tani 23 vjet më parë, ushtria dhe policia serbe i kishte ndarë 376 civilë shqiptarë nga kolona të gjata të shqiptarëve që po depërtoheshin dhunshëm nga atdheu ynë, i ndanë familjet nga njëri-tjetri. Nga ajo ndarje trupat u kthyen të pajetë, e plot prej tyre ende nuk i kemi gjetur. Më 27 prill është Dita e të pagjeturve, Dita e të zhdukurve më dhunë nga ushtria e policia serbe në Kosovë. Për çdo vit ne thërrasim për ata që të mos u harrohet as emri e as tragjedia. Thërrasim për drejtësi ndaj urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve. Thërrasim për kthimin e 1617 shqiptarëve që i rrëmbyen, i ekzekutuan, i varrosën e i zhvarrosën për t’i fshehur gjurmët e krimeve të tyre. 8Thërrasim kur profesor Ukshin Hotin që e rrëmbyen teksa dilte nga burgu dhe e zhdukën pa gjurmë. Vetëm një formacion çnjerëzor mund të planifikojë dhe t’i organizojë masakra të tilla. Nuk bën ta harrojmë për asnjë çast këtë. Gjenocidi i kryer në Kosovë thërret për drejtësi. Kush e mohon atë, ende sot nuk është ndryshe nga ata që para 23 vjetëve e shkaktuan atë. Ato çfarë na ndodhën ne dhe njerëzve tanë, sot po i shohim të ndodhin në një vend po në Evropë, në Ukrainë. Ngjarjet flasin zhurmshëm, sot Rusia, dje Serbia. Përpjekja për të zbardhur fatin e të pagjeturve është detyrë mbi detyrat dhe ajo duhet të shkojë dorë për dorë me padinë për gjenocid ndaj Serbisë, dhe do të shkojë kështu me patjetër. Krimet si në Mejë, ashtu dhe qindra masakra të tjera në gjithë Kosovën nuk u panë, kurrë nuk e panë drejtësinë as në vend e as drejtësinë ndërkombëtare, ndërsa kriminelët që i bënë këto krime, nuk u ndëshkuan asnjëherë, e ata ndër më kryesorët sot udhëheqin me Serbinë. Pra për secilin, për të gjithë, për nënat e Kosovës, na mungojnë. Qoftë malli ynë për ta, forca jonë e pashtershme për drejtësi! |