Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
17/06/2021 | Kulturë |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Të nderuar ministra,
Të nderuar deputetë,
Shumë të dashur qytetarë,
Viteve të fundit vajzat dhe djemtë e kinematografisë, aktorë dhe regjisorë nga Kosova, kanë
shënuar rritje të suksesit në arenën ndërkombëtare të fi
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Të nderuar ministra, Të nderuar deputetë, Shumë të dashur qytetarë, Viteve të fundit vajzat dhe djemtë e kinematografisë, aktorë dhe regjisorë nga Kosova, kanë shënuar rritje të suksesit në arenën ndërkombëtare të filmit. Edhe pse me buxhet të vogël, falë talenteve të shumtë kemi filma në të gjitha festivalet më të mëdha të botës, sivjet kemi pasur filma në Sun Dance, në Roterdam, Cannes. Përfaqësimi në Cann me dy filma nga një shtet i vogël siç është Kosova dhe në konkurrencë me vendet nga e gjithë bota, është një e arritur e rrallë. Ata po shkëlqejnë me filmat e shkurtër, të gjatë dhe ata dokumentarë të Kosovës dhe kanë rritur praninë e tyre meritore në festivale të rëndësishme evropiane dhe botërore të filmit. Ky talent duhet të përkrahet në nivel vendi, fillimisht duke plotësuar Ligjin për kinematografinë, të harmonizohen ligjet, të cilat mundësojnë që Kosova të përfitojë fonde evropiane të filmit, të rregullohet Ligji për sponsorizime, të rregullohet Ligji për lehtës financiare për kompanitë e huaja që xhirojnë në Kosovë, dhe në këtë drejtim vlen të përmendim shembullin e Kroacisë me serinë botëror “Games of Thrones”, prej së cilës vendi fitoi publicitet të theksuar. Përmes investimit në film dhe promovimit akoma më të madh nëpër botë, ne paraqesim historinë tonë, të vërtetën tonë dhe promovojmë një imazh më të mirë për vendin dhe arenën ndërkombëtare. Të nderuar deputetë, Ndërtimi i një imazhi të mirë për vendin është edhe përfaqësimi dinjitoz në botën e artit dhe të kinematografisë, që po e bëjnë suksesshëm artistët tanë, e në veçanti vajzat dhe gratë nga Kosova. Andaj, të sensibilizohemi dhe të tregojmë vëmendje në krijimin e kushteve dhe ofrimin e përkrahjes për ushtrimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së tyre, qoftë edhe duke ua njohur kontributin e tyre të deritanishëm. Për arsye të lartpërmendura, unë dua të inicioj debat parlamentar për të kërkuar që kinematografia të gjejë mbështetje më të madhe në nivel vendi. Faleminderit! |