Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
07/07/2022 | Sport |
: Faleminderit e nderuar nënkryetare!
Të nderuar ministra,
Kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Mbrëmë ishe ceremonia përmbyllëse në lojërat mesdhetare ‘Oran 2022’. Sportistët tanë do të
kthehen në shtëpi me medalje ari e bronzi e me përplot sukses
Lexo më shumë
: Faleminderit e nderuar nënkryetare! Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Mbrëmë ishe ceremonia përmbyllëse në lojërat mesdhetare ‘Oran 2022’. Sportistët tanë do të kthehen në shtëpi me medalje ari e bronzi e me përplot suksese të tjera. Kosova po garon në një formë të tillë garash vetëm për herë të dytë, e këtë herë vendi ynë u përfaqësua në dymbëdhjetë sporte me gjithsej 39 sportistë. Me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, sportistët tanë nën udhëheqjen dhe përkujdesjen e trajnerëve të tyre, e ranguan Kosovën në vendin e gjashtëmbëdhjetë nga 26 shtete pjesëmarrëse në këto lojëra. Përfaqësimi i shkëlqyer i sportistëve tanë në arenat sportive është për t’u krenuar, por për lëvdata janë edhe sjelljet e këtyre sportistëve dhe ekipeve të tyre, të cilët çdoherë na bëjnë të mburremi me vlerat e larta të cilat ata i shpërfaqin. Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpëtim Bajoku e shumë sportistë të tjerë edhe një herë dëshmuan se me punë të pashoq e talente të jashtëzakonshme, historia e sportit tonë do të jetë përherë e lavdishme dhe përfaqësimi ynë në arenat ndërkombëtare do të jetë jo veç konkurrues, por edhe dominues. Por, të gjitha këto suksese sigurisht nuk vijnë pa punë të madhe sakrificë, jo vetëm nga sportistët dhe ekipet e tyre, por edhe nga familjet e këtyre sportistëve, të cilët sakrifikojnë në shumë mënyra që këtyre talenteve t’u jepet mundësia që të garojnë me sportistët e tjerë anekënd botës. Andaj besoj që sot nga këtu duhet të falënderojmë të gjithë kontribuuesit në këtë projekt të rëndësishëm për vendin tonë. Vajzat tona sportiste Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria, Laura, Loriana e Flaka po vazhdojnë të thyejnë stereotipat gjinore duke dalë përtej projeksioneve e duke shkëlqyer në disiplina të ndryshme e duke i lënë pas të gjitha sfidat. Fitorja e vajzave tona në garat olimpike 13 ku kundërshtarët ishin nga vendet më të zhvilluara, duhet të na shërbejë si shtytje e motivim se si vajzat tona mund të fitojnë edhe gara të tjera që janë shumë të rëndësishme si gara e pabarazisë. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim sportin, duhet të vazhdojmë të mbështesim sportistët e rinj që ata të vazhdojnë t’i sjellin Kosovës krenari e të bëhen motivim për gjeneratat e reja që po vijnë. Talentit të rinisë sonë duhet t’ia bashkëngjisim edhe mbështetjen institucionale e përkrahjen shoqërore. Duke i uruar për paraqitjen dhe për fitoret, i falënderojmë përfaqësuesit tanë që janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë. Faleminderit! |
26/05/2022 | Kulturë |
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca! Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Artistet dhe artistët e Kosovës kanë dëshmuar se puna e tyre krijuese është në rendin e veprës artistike brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht ata të skenës
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar Konjufca! Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Artistet dhe artistët e Kosovës kanë dëshmuar se puna e tyre krijuese është në rendin e veprës artistike brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht ata të skenës dhe kinematografisë. Përball këtij volumi puna artistike ata megjithatë kanë pasur mungesën e punës sistematike mbështetëse dhe investimeve, ky hendek tepër i madh duhet eliminuar, kjo situatë tani po ndryshon. Këtë kohë kemi qenë dëshmitarë, veçanërisht javën që lamë pas kemi qenë dëshmitarë të rezultateve që vijnë kur punohet dhe planifikohet nga Ministria e Kulturës. Anëtarësimi i Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë artistikë, nënshkrimi i marrëveshjeve me organizata dhe shtete të veçanta kanë një rol të pazëvendësueshëm dhe jetën artistike të vendit. Përveçse me Izraelin, Zvicrën, Austrinë dhe Luksemburgun, Ministria e Kulturës ka nënshkruar fundjavën që lamë pas edhe një marrëveshje bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë edhe me Francën, vend ky i cili të gjithë jemi në dijeni se është ndër më të shquarit në botë për kinematografi dhe me mundësi të pafund me prodhim cilësorë në industrinë e filmit. Kosova përveç përvojës së mirë nga bashkëpunimi me krijuesit francezë, do të ketë mundësi të paraqesë artistët tanë para një komuniteti të jashtëzakonshëm, duke dhënë kështu mundësinë për shumë projekte artistike e bashkëprodhim filmik. Përveç këtyre marrëveshjeve për bashkëprodhim, Kosova tashmë është anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Teatrove, në mbledhjen e mbajtur në Pragë. Anëtarësimi i Teatrit të Kosovës është votuar nga 32 vende anëtare të këtij rrjeti. Nga ky bashkëpunimi Kosova do të përfitojë në zhvillim profesional, bashkëpunim artistik dhe avokim për politikat teatrore në nivel evropian. Ndërkohë që po vazhdon puna në sektorin e bashkëpunimit dhe ndërkombëtarizimit të artit në Kosovë, nuk mund të mos përmendet se ky sektor, i cili na ka bërë krenarë të gjithëve duke përfaqësuar shtetin tonë anekënd botës, duke sjellë çmime ndërkombëtare e mirënjohje vendit tonë, numëron shumë gra e vajza, aktore e regjisore, skenariste e kostumografe, të cilat edhe një 9herë kanë dëshmuar se kanë potencialin e lartë që kanë gratë në shoqërinë tonë kur ato nuk pengohen dhe përkrahen në shpalosjen e talentit dhe aftësive të tyre. Ato i kanë thyer të gjitha projeksionet dhe janë ngjitur majave të festivaleve duke e bërë të qartë edhe një herë se puna, profesioni dhe talenti nuk kanë gjini. Faleminderit! |