Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
06/08/2021 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, kryetar!
Mbase njëra nga vlerat më të bukura, të cilat i janë dhënë njerëzimit nga iluminizmi evropian
është fëmijëria. Atë që ne sot e marrim për të vetëkuptueshme, si një moshë të veçantë të
dallueshme kulturalisht, në fakt nuk ka ekzi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Mbase njëra nga vlerat më të bukura, të cilat i janë dhënë njerëzimit nga iluminizmi evropian është fëmijëria. Atë që ne sot e marrim për të vetëkuptueshme, si një moshë të veçantë të dallueshme kulturalisht, në fakt nuk ka ekzistuar gjithmonë, por është produkt komplet i modernitetit. Por, sot jetojmë një kohë që globalisht fëmijëria po kërcënohet së zhdukuri, të paktën kështu e argumentonte shumë bukur në librin e tij Nill Posman “The disappearance of childhood”, “Zhdukja e fëmijërisë”. Mbi të gjitha fëmijëria ka të bëjë me ruajtjen e një moshe për shkak të ndjeshmërisë së saj dhe ruajtjes së kësaj moshe nga një ekspozim brutal ndaj realitetit. Do të thotë, realiteti i vihet fëmijës në mënyrë selektive dhe në mënyrë të përzgjedhur nga agjensë të ndryshëm shteti, institucionet, familja, e tjerë. Mbi të gjitha, fëmija në këtë moshë duhet të jetë i kursyer nga përmbajtje të ndryshme, të themi të politikës, të fesë, të seksualitetit mbi të gjitha, e kështu me radhë. Në Kosovë, sidomos pas luftës dhe kohëve të fundit përpos një shkëputje gjatë pandemisë, kemi pasur një ekspozim brutal të fëmijëve në raport me praktikat kulturore në fushën e seksualitetit dhe tash vonë prapë na u shfaq një manifestim në njërën nga komunat e Kosovës, ku fëmijët marrin pjesë në organizime, ndeja dhe ahengje, ku praktikohen forma të quajtura ‘twerk’ të vallëzimit dhe me përmbajtje të tekstit ultra-seksist dhe mendoj që këto forma janë shumë problematike dhe nuk ndikojnë mirë në zhvillimin psiko-emocional, shpirtëror dhe mendor të fëmijës. Për më tepër, këto praktika dhe këto moskufizime mendoj që mund të krijojnë predispozita shumë të këqija për një kulturë seksiste, gjuhë seksiste, madje edhe ngacmime dhe dhunime seksuale. Për më tepër, kjo është një burim në vetvete që rrezikon ngacmimin nëpër shkolla, pasi që imazhet audio-vizuale që shohim nëpër internet mund të përdoren nga bashkëmoshatarët dhe më pastaj të ngacmohet fëmija dhe kjo po ashtu ndikon në zhvillimin e shëndetshëm psikologjik të fëmijës. Kjo me sa di unë bie ndesh edhe me nenin 7, pikën 5, të Ligjit për fëmijët, ku kërkohet angazhim i tërësishëm për të ruajtur pacenueshëm integritetin psikologjik, emocional, fizik, e tjera, të fëmijës dhe të ketë një zhvillim sa më të shëndetshëm. Andaj, unë kisha kërkuar nga drejtoritë komunale t Faleminderit, kryetar! Prandaj, do të kërkoja nga organet që i përmenda, që në pjesëmarrjen nëpër këto ahengje të vendoset një kufi moshe nën 18, ose nën moshën 16, ashtu që të krijojmë një klimë sa më të shëndetshme për zhvillimin psikologjik të fëmijës. Faleminderit! ë Rinisë dhe Kulturës, edhe nga organizatorët, edhe nga Policia, që të ndërmerren masa që të ketë kufizim mbi parimin... |
24/02/2022 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar dhe shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ndër vite në Kosovë fatkeqësisht kemi lënë në margjinat të vëmendjes sonë kategorinë më të
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar dhe shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Ndër vite në Kosovë fatkeqësisht kemi lënë në margjinat të vëmendjes sonë kategorinë më të ndjeshme shoqërore, atë të personave me nevoja të veçanta. Respektivisht, trajtimin e duhur shoqëror e institucional të tyre. Ndërkohë është pikërisht kjo kategori mediumi në të cilën shpaloset humaniteti i një shoqërie dhe pjekuria civilizuese e saj. Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, më 3 dhjetor 2021, Qeveri kishte marrë vendim që viti 2022 të jetë vit i personave me nevoja të veçanta në Republikën e Kosovës. Miratimi i një kalendari me aktivitete kushtuar kësaj kategorie sigurisht që ishte vetëm hapi i parë i ndryshimit të këtij realiteti të krijuar ndër vite në Kosovë. Hiç më larg se dje, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori vendim nëpërmjet të cilit obligohen organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën për punësimin e personave me nevoja të veçanta, në pajtim me Ligjin numër 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu obligohen, gjithmonë sipas këtij vendimi, organet e administratës shtetërore që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasjen në institucione për të punësuarit me nevoja të veçanta në pajtim me këtë ligj. Tani është radha jonë, pra e deputetëve dhe e këtij Kuvendi dhe të gjitha agjencive të cilat i raportojnë këtij Kuvendi që të përcjellin me angazhime konkrete dhe masa afirmative zbatimin e ligjit dhe gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta, si pjesë të politikave dhe vendimmarrjes së tyre, infrastrukturës përcjellëse deri tek angazhimi i tyre i drejtpërdrejtë në të gjitha trupat që raportojnë këtij Kuvendi. Nga sot është detyrim yni të monitorojmë zbatimin e këtij ligji sa herë që kemi në raportim dhe përcjellim punën e trupave që na raportojnë si dhe vizitave që do të bëhen në terren. Kuvendi i Kosovës, si organ legjislativ, duhet të sigurohet që të vazhdojë plotësimin e infrastrukturës ligjore për lëvizjen e papenguar të personave me nevoja të veçanta, ndërsa kuvendet komunale dhe të gjitha institucionet publike duhet audituar dhe mirëmbajtur hapësirat e tyre që të jenë të qasshme për të gjithë pa dallim. Angazhimet tona në të gjitha nivelet e pushtetit dhe në të gjitha instancat përkatëse politikëbërëse duhet përfshinë masat dhe risin mundësinë e shërbimeve më të mira në shëndetësi, drejtësi, siguri, edukim, arsimim, punësim, qasje, mirëqenie sociale, kulturë dhe sport. Ky vit i dedikuar personave me nevoja të veçanta nuk duhet të jetë vetëm një shënim në aktivitete, ky vit duhet të shënojë një ndryshim përmbajtjesor në cilësinë e jetës dhe barazinë e personave me nevoja të veçanta. Kjo kategori... (Ndërprerje nga regjia) Faleminderit! Kategoria e personave me nevoja të veçanta ka të drejtë të ketë kushte të mira në vendin e punës, të jetojnë të pavarur, të kenë mundësi të barabartë, të jenë plotësisht të integruar në jetën e komunitetit të tyre. Të gjithë, pra, kanë të drejtë për një jetë pa pengesa dhe është detyrimi ynë si shoqëri dhe si shtet të sigurojmë pjesëmarrjen e tyre të plotë në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët. Faleminderit! |