Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
13/12/2021 | Anti-Korrupsion |
I nderuar kryetar,
E nderuar zëvendëskryetare,
I nderuar kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të nderuar,
Javën që lëmë pas, më 9 dhjetor, është shënuar Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, ku me
këtë rast janë mbajtur
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, E nderuar zëvendëskryetare, I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Qytetarë të nderuar, Javën që lëmë pas, më 9 dhjetor, është shënuar Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit, ku me këtë rast janë mbajtur tryeza dhe janë nxjerrë hulumtime të ndryshme lidhur me perceptimin e korrupsionit dhe të bërit biznes në Kosovë. 11 Kosova si shtet i ri përballet me sfida të mëdha, veçanërisht në zbatimin e rendit dhe të ligjit. Kur Komuniteti i Biznesit Kosovar doli nga lufta, hyri në një mjedis biznesor të paarmatosur dhe ende jo të rregulluar. Qeveria duhet ta avancojë politikat e sistemit gjyqësor për të përmirësuar mjedisin ligjor, si parakusht për funksionimin dhe zhvillimin e biznesit. Se si e shohin korrupsionin bizneset, është shumë me rëndësi, Kosova duhet të ndërtojë mjedis ku investitorët të kenë besim. Reforma e Gjykatës Komerciale është në pritje në Kuvend dhe është ndër reformat kryesore që fuqizojnë aspektin organizativ për mosmarrëveshjet mes palëve. Rezultatet e nxjerra nga Oda Ekonomike Amerikane për vitin 2021 tregojnë një frymë pozitive në luftën kundër korrupsionit. Besimi i bizneseve lidhur me përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit është rritur. Nga anketa e realizuar në biznese, rreth 58% e tyre besojnë se Qeveria Kurti2 është e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, ndërsa më pak se 20% nuk besojnë se Qeveria do të ndryshojë për sa i përket demonstrimit të përkushtimit për luftim të korrupsionit. Arsyet kryesore pse bizneset përfshihen në korrupsion është sigurimi i trajtimit favorizues në procedurat e hapura konkurruese dhe kjo është në përputhje me atë se 85% e bizneseve besojnë se korrupsioni është i përfshirë në prokurimin publik. Bizneset vazhdojnë të perceptojnë korrupsionin më të lartë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, në gjykata, ndërmarrje publike dhe komuna. Ndërsa perceptimi i tyre mbi korrupsionin e Qeverisë bie nga vendi i parë, që ishte në vitin 2020, me 69%, në vendin e gjashtë sivjet, me 41%. Pra, viti 2021 shënon vitin e parë që bizneset nuk kanë zgjedhur Qeverinë si institucionin më të korruptuar. Në anën tjetër, indeksi i sundimit të ligjit të vitit 2021 i World Justice Project e rendit Kosovën më së miri në rajon. Republika e Kosovës në renditjen botërore për sundimin e ligjit është renditur si e para në rajon. Kosova prin në fusha si ajo e kufizimit të pushtetit të qeverisjes, mungesës së korrupsionit, për transparencë, respektimin e të drejtave të njeriut, rend dhe siguri, si dhe disa fusha të tjera. Dinamika e Qeverisë duhet të rritet, edhe këtë më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, rritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore. Faleminderit! |
07/07/2022 | Ekonomi |
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
E nderuar zëvendëskryetare e Kuvendit, Saranda Bogujevci,
Të nderuar kolegë deputetë,
Në mungesë të Kabinetit qeveritar, po e vazhdoj fjalimin tim të përgatitur për këtë seancë.
Një ndër sektorët më të r
Lexo më shumë
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, E nderuar zëvendëskryetare e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Të nderuar kolegë deputetë, Në mungesë të Kabinetit qeveritar, po e vazhdoj fjalimin tim të përgatitur për këtë seancë. Një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vendin tonë që sot mban peshën kryesore si në vëllim dhe në punësim, është bujqësia. Qeveria jonë këtij sektori i ka kushtuar kujdes të veçantë, duke e vendosur ndër prioritetet kryesore të qeverisjes. Që në fillim është mbuluar hendeku i krijuar në subvencionet të mbetura pa paguar nga Qeveria paraprake, nga dyfishimi i subvencioneve dhe është hequr praktika e shpalljes së pagesave direkte pa zotim të mjeteve. Qeveria ka arritur të paguajë të gjitha borxhet e trashëguara, pra, rreth 40 milionë dhe ka arritur të bëjë shpallje për pagesat direkte për këtë vit në muajin mars, pra në tremujorin e parë të këtij viti, e që nuk ka ndodhur viteve të kaluara. Këtë vit Qeveria ka ndarë nga buxheti i saj mbi 52 milionë euro për pagesën direkte dhe 26.3 milionë euro në programin për grante që në total shkon afër 80 milionë euro, pa shtuar këtu fondet ndërkombëtare të IPA-s, të dedikuar për bujqësi, respektivisht në sistemin e ujitjes për tokat bujqësore e që shifrat çojnë në 100 milionë, duke realizuar kështu edhe një premtim elektoral të programit qeveritar “100 milionë investime në bujqësi”. Meqenëse jemi në periudhën e korrje-shirjeve, kemi rendimente të shtuara dhe rritje të hektarëve të punuara krahasuar me vitin e kaluar, te drithërat kemi rritje prej 33% nga 68 mijë hektarë sa ishte në vitin 2021, në 91 mijë hektarë në vitin 2022. Derisa në sipërfaqe të misrit shkon në 90%. 4 Sipërfaqe me fasule ka një rritje prej 43,16%, ndërsa ajo me patate rreth 6,69%. Nga ana tjetër, sa i përket rritjes së sipërfaqeve me perime, në këtë kategori sipërfaqet me domate kanë rritje prej 37,15%. Përkrahja e Qeverisë për bujqësi për këtë vit në kulturat e caktuara ka tejkaluar edhe vendet e rajonit, me një rritje prej 216% të subvencioneve në bujqësi, respektivisht nga 115 euro për hektar, në 474 euro për hektar për grurë, mbështetja më e madhe krahasuar me vendet e rajonit. Kemi pastaj 119% rritje për misrin, 118% rritje për pataten, 118% për fasulen, 100% për perime në sera, 85% për perime në fushë të hapur, e kështu me radhë, dhe si asnjëherë tjetër përveç mbështetjes së plehërimit dhe mbulueshmërisë e veprimit të sigurimit në 75%, Qeveria po subvencionon edhe akcizën e naftës në bujqësi. Gruri, misri, patatja, fasulja janë kultura primare këtë vit, pasi që i kontribuojnë rritjes së rezervave shtetërore dhe duke parë zhvillimet globale, përveç se duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë zhvillimit të sektorit të bujqësisë, duhet siguruar edhe rezervat e mjaftueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Në fillim të muajit korrik është aprovuar edhe programi për grante në bujqësi në vlerë prej 46.3 milionë euro, masat që do të përkrahin sa u përket granteve në këtë sektor për grante pra për këtë vit janë: Masa 1, 13 milionë e 95 mijë e 325 euro për investime në asete fizike dhe ekonomi bujqësore. 5 milionë e 336 mijë e 473.68 euro për investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore. 7 milionë e 200 mijë euro për diversifikimin fermave dhe zhvillimin e bizneseve. 200 milionë euro për zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal qasja LIDER. Natyrisht fermerët vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të ndryshme në vend, e ndër faktorët kryesorë është importi i produkteve bujqësore. Ky import i produkteve bujqësore ndikon jashtëzakonisht keq në uljen e çmimeve të produkteve vendore, ashtu siç ndikojnë edhe probleme të tjera. Në mungesë të hapësirave, pikave grumbulluese të pamjaftueshme, bujqit detyrohen që përveç punës së tokës, të angazhohen edhe për shitjen e prodhimeve të tyre, e që përbën një barrë të madhe për ta, e që nuk do duhej te ishte. Pra në këtë drejtim, qeveria duhet të angazhohet me tërë potencialin e saj që ka, në mënyrë që të heqë barrën e shitjes së prodhimeve vendore për bujqit tonë. Në produktet sezonale, siç është rasti me rrushin, Qeveria duhet të bashkëpunojë me Republikën e Shqipërisë që të krijohen lehtësirat doganore, në mënyrë që t’u mundësohet fermerëve tregtimi i sasive të mëdha të rrushit edhe në tregun e Shqipërisë. 5 Të gjenden mënyra për të bërë... për të bërë rendimentet e tokës së Kosovës konkurruese me ato në rajon e më gjerë, sepse kështu do të fuqizojmë fermerët dhe do të shtojmë tokat të cilat punohen. Në këtë kontekst, fokusi duhet të jetë në krijimin e një ambienti të favorshëm agro-ekonomik dhe jo që fermerët, bie fjala, në rastin konkret, vreshtarët, të jenë të kufizuar nga disa subjekte tregtare. Kjo nuk mund të ndodhë kur ambienti agro-ekonomik është i favorshëm dhe kjo është më e pakta që meritojnë fermerët tanë. Për fund, i lus qytetarët e Republikës së Kosovës të konsumojnë prodhimet vendore edhe kur ato kanë çmim të lartë. Kujtoni që sa herë të blini prodhimet vendore, ato përveç se janë kultivuar me mund të madh, ju po ashtu i ndihmoni dhe i jepni motiv për të vazhduar punën në këtë sektor. E mbi të gjitha, produktet e tokës së Kosovës janë një bekim për shëndetin tonë. Faleminderit! |