Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Më lejoni që nga kjo foltore sot t’ju adresohem shkurtazi rreth situatës epidemiologjike në vend,
në vigjilje të festave të fundvitit dhe a
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Më lejoni që nga kjo foltore sot t’ju adresohem shkurtazi rreth situatës epidemiologjike në vend, në vigjilje të festave të fundvitit dhe ardhjes së shumë njerëzve në Kosovë për këto festa. Që prej valës së fundit me variantin Delta, të koronavirusit që përfshiu edhe Kosovën, sikurse shumë nga vendet më të zhvilluara, në vendin tonë prej asaj periudhe situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë, e me vetëm pak raste të reja të koronavirusit. Momentalisht, sipas të dhënave të IKSHPK-së, janë vetëm 326 raste aktive, por nuk mund të themi se situata është e tillë edhe në rajon e botë, ku është paraqitur një variant i ri i koronavirusit, për të cilën kemi dëgjuar të gjithë, besoj, varianti Omikron. Disa nga këto vende, në të cilat varianti Omikron është shndërruar në variant dominues, po përjetojnë një numër të madh të infektimeve në ditë, e disa prej këtyre vendeve edhe numrin më të madh të infektimeve në ditë prej fillimit të pandemisë. Ne deri më tani nuk kemi të raportuara raste me variantin Omikron, por kjo nuk do të thotë se ky variant nuk do të vijë te ne, edhe për shkak të rritjes së numrit të vizitave në Kosovë nga ata që jetojnë jashtë, por edhe duke pasur parasysh faktin se Omikron është variant disafish më i përhapur se Delta, me ç’rast si ilustrim në SHBA nga variant me prezencë të 1% të mostrave të testuara brenda dy javësh ka arritur të jetë variant dominues me prezencë me 70% të mostrave të testuara. Këto të dhëna për kapacitetet infektuese të tij nuk duhet të na frikësojnë e të na bëjnë të jemi në panik, ashtu siç nuk duhet të na bëjë indiferent e të pakujdesshëm edhe fakti se ky variant, përkundër shkallës së madhe të transmisionit, sipas të dhënave të fundit, ka për 2/3 rrezik më të vogël për hospitalizim e vdekshmëri. Të nderuar qytetarë, meqë jemi në vigjilje të festave të fundvitit, kohë kur rritet edhe numri i bashkatdhetarëve tanë që vijnë në Kosovë e ku shtohen takimet miqësore e familjare, është e 14 rëndësishme të kujtojmë se virusi është ende mes nesh, prandaj ju bëj apel që të keni kujdes maksimal, të evitoni grumbullimet në vende me shumë njerëz e në ambiente të mbyllura, të përdorni maskën, të ruani distancën dhe higjienën. Të gjithë ju që ende nuk jeni vaksinuar dhe ju që kualifikoheni për dozën përforcuese, të vaksinoheni sepse vaksina është arma jonë më e fortë ndaj këtij virusi. |