Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
07/07/2021 | Drejta të Njeriut |
I nderuar kryetar Konjufca!
I nderuar Kryeministër Kurti,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar,
Kolegë deputetë të Kuvendit,
Të dashur dhe të respektuar qytetarë të vendit,
Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social i një vendi dhe fuqizimi i k
Lexo më shumë
I nderuar kryetar Konjufca! I nderuar Kryeministër Kurti, Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar, Kolegë deputetë të Kuvendit, Të dashur dhe të respektuar qytetarë të vendit, Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik e social i një vendi dhe fuqizimi i kohezionit shoqëror rreth vlerat që e identifikojnë një shoqëri demokratike nuk mund të mendohet pa pjesëmarrjen e plotë dhe aktivizimin e potencialit që kanë gratë në jetë, shoqëri, ekonomi dhe në politikë. Në Kosovë janë bërë disa hapa drejt krijimit të parakushteve të nevojshme për përfshirjen meritore të gruas në të gjitha fushat e jetës, përmes hartimit dhe miratimit të kornizës bazë ligjore. Mirëpo, përkundër asaj, Kosova është ende në nivel të sfidave emergjente për të vijuar 10 me politika që e transformojnë jo thjesht zbatimin e ligjeve, por edhe për ndryshimin e paradigmave sociale dhe mbështetjes institucionale për një përfshirje sa më të lartë në treg. Fuqizimi i saj më i madh i rolit të gruas në ekonomi duhet të konsiderohet si objektiv strategjik që e mbështet zhvillimin e gjithmbarshëm dhe e rrit kontributin në ekonomi. Përderisa gratë në Kosovë përfaqësojnë gjysmën e popullatës, ato janë të nën përfaqësuara në tregun e punës si punëdhënëse, ashtu edhe si punëmarrëse. Bazuar në të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm 2 në 10 gra janë aktive në tregun e punës, ndërsa pjesa tjetër është jashtë këtij tregu, e për ato që janë aktive, shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë, duke e radhitur kështu Kosovën në pozitat më të ulëta në rajon, gjithashtu edhe më në nivel global. Rëndësi të veçantë duhet kushtuar dhe strukturës ekonomike në sektorin privat, sigurisht në raport me rolin e tyre si pronare, gjithashtu edhe në role menaxheriale. Si ndërmarrëse gratë në ekonominë e Kosovës përfaqësojnë vetëm 10% të pronareve të biznesit, kryesisht pronare të biznesit mikro dhe atyre të vogla, e sfidat mbeten të shumta, filluar nga qasja në financa, mungesa e trajnimeve specifike, ndërlidhja e falsifikuar me tregje ndërkombëtare, gjithashtu edhe obligimet familjare. E, sigurisht që këto sfida janë thelluar tutje edhe nga përballja me pandeminë COVID-19, e cila ishte një kategori e cila u godit dukshëm. Jam e gëzuar të shoh angazhimin e qeverisë në përpjekje të pakursyer për të mbështetur gratë përmes rritjes së pjesëmarrjes së tyre në fuqinë punëtore, ashtu edhe përmes mbështetjes aktive të saj në ndërmarrësi dhe ofrimin e trajnimeve të nevojshme për rritje të kapaciteteve, segmente të cilat tani po reflektojnë edhe në pakon e ringjalljes ekonomike. Në të gjitha fushat ka se çka të zhvillohet më tutje në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas, andaj kërkojmë që të gjitha dikasteret e Qeverisë të vazhdojnë me dizajnimin e politikave mbështetëse në fushat e tyre për këtë qëllim madhor, strategjik e afatgjatë të vendit tonë. Ne do të jemi këtu për të mbështetur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave, por edhe për të plotësuar kornizën e politikave dhe programeve të saj... |
24/02/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, i nderuar kryetar!
Përveç takimeve që u përmendën sot që është takuar ekzekutivi me përfaqësuesit e Sindikatës,
vlen të theksohet që kemi realizuar edhe në kuadër të Komisionit për Ekonomi disa takime me ta,
e besa edhe deputetët nga
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! Përveç takimeve që u përmendën sot që është takuar ekzekutivi me përfaqësuesit e Sindikatës, vlen të theksohet që kemi realizuar edhe në kuadër të Komisionit për Ekonomi disa takime me ta, e besa edhe deputetët nga grupi ynë parlamentar kemi shkuar direkt në AKP për t’u interesuar 17 pikërisht për çështjen e situatës me punëtorët e Ballkanit, gjithashtu është ngritur edhe në diskutimet direkte në kuadër të raportimeve të AKP-së në komision. Pra, vazhdon të jetë një temë e cila vazhdimisht jemi duke e ngritur në tendencën që të arrihet te një përgjigje sa më e saktë dhe të jetë një zgjidhje karshi problematikave të ngritura. Ne kemi kërkuar nga AKP-ja një kronologji të gjithë procesit për të kuptuar pra se si ka arritur deri në këtë situatë, na u është thënë për faktin që faktikisht ka mungesë të mjeteve në dispozicion, e kjo pastaj krijon edhe problematika në raport me përmbushje të detyrimeve, mirëpo gjithashtu dihet edhe fakti që AKP-ja është edhe në procesin e klasifikimeve të aseteve të veta, pra në kuadër të aseteve, të cilat do të kalojnë në Fondin sovran dhe me tjerat, të cilat do të vendoset tutje në kuadër të bordit dhe strategjisë në të cilën janë duke u punuar. Pra, në këtë rast ne i kemi ngritur, jemi gjithashtu edhe në pritje të përgjigjeve nga AKP-ja për gjithë procesin dhe kronologjinë e procesit karshi kësaj dhe mundësisë se si mund të zgjidhet. Andaj, komunikimi asnjëherë nuk ka munguar, ne i kemi takuar vazhdimisht, jemi në kontakt direkt me ta, mirëpo gjithashtu edhe kemi adresuar edhe çështjen te AKP-ja, në mënyrë që të marrim informacione dhe të arrijmë te një zgjidhje te këto brengat e ngritura që pa dyshim e kanë edhe justifikimin edhe bazën e tyre ligjore. Faleminderit! |