Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
11/06/2021 | Infrastrukturë |
Faleminderit, kryetar!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të dashur qytetarë,
Sot kam kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës për të adresuar një çështje që po vjen për çdo ditë e
më tepër e po bëhet alarmante. Por, para se të filloj ta ad
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Të dashur qytetarë, Sot kam kërkuar fjalën jashtë rendit të ditës për të adresuar një çështje që po vjen për çdo ditë e më tepër e po bëhet alarmante. Por, para se të filloj ta adresoj, dua të shpreh ngushëllimet e sinqerta për të gjitha familjet që kanë humbur dhe po vazhdojnë të humbasin të dashurit e tyre në aksidente të komunikacionit. Ngjarjet e vikendit të fundit, ku një familje katëranëtarëshe u shua si rezultat i aksidentit të komunikacionit dhe palës tjetër për vozitje “pa kokë”, nëse mund të quhet, është vetëm një alarm i radhës për atë se çfarë është duke ndodhur në rrugët tona dhe kjo patjetër që duhet të shënojë një urgjencë në veprimin institucional, për të mos qenë spektatorë ndaj asaj se çfarë po ndodh në rrugët e Kosovës. Dhe, për të reflektuar më mirë e për të kuptuar se sa urgjente është kjo problematikë, do t’ju ofroj disa të dhëna që, më vjen keq që po flasim për njerëz, për jetë njerëzish, por gjithsesi duhet të punojmë në bazë të statistikave për të kuptuar thellësinë e problemit. Do të bëj një krahasim të vitit 2019, të gjashtëmujorit të parë me këtë gjashtëmujor të parë të këtij viti, duke e eliminuar vitin 2020, duke qenë se ka qenë i pazakontë për shkak të pandemisë. Në vitin 2019, në gjashtëmujorin e parë kemi pasur 37 persona të vdekur në aksidente me fatalitet. Në vitin 2021 janë 50 persona, do të thotë 13 vdekje më shumë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në aksidente me lëndime në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 kanë qenë 2 mijë e 73, në këtë gjashtëmujor janë 2 mijë e 925 raste. Domethënë, diku rreth 900 raste më shumë. Persona të lënduar më 2019, në gjashtëmujorin e parë kanë qenë 3 mijë e 892, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë 5 mijë e 761, ose 1 mijë e 869 persona më shumë se sa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Aksidente me dëme të mëdha në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 kanë qenë 3 mijë e 447, ndërsa në këtë vit janë 5 mijë e 98 raste, ose 1 mijë e 651 raste më shumë. Andaj...Duhet ta shohim shumë të arsyeshme e urgjente nevojën e veprimeve institucionale. Unë këtu kam përgatitur një sërë masash, sugjerime, por kryesisht kanë të bëjnë me veprimin dhe rishikimin e protokollit të rrugëve dhe veprimit të Policisë së Kosovës, e cila ka për detyrë që të jetë në trafik në krye të detyrës. Sigurisht që deri tani kemi informacione të mjaftueshme se cilat janë pikat e rrezikshme në trafikun e Kosovës dhe këtu duhet të bëhet shtimi i kujdesit, veprimeve konkrete, siç kanë të bëjnë me shenjëzimin. Në shumicën e rasteve dhe rrugëve të Kosovës problemi kryesor është me shenjat e komunikacionit, ato ose janë të dëmtuara ose nuk ekzistojnë, ose janë të padukshme. Tjetra, ka të bëjë me ministritë përkatëse... |
22/02/2022 | Punë të Jashtme |
I nderuar kryetar,
I nderuari kryeministër,
Kabinet qeveritar,
Deputetë të nderuar,
Qytetarë të Republikës,
Pas një serie të fjalimeve e thirrjeve të liderëve botërorë, të vazhdueshme, në fakt, lidhur me
rrezikun, presidenti rus ka urdhëruar trupa
Lexo më shumë
I nderuar kryetar, I nderuari kryeministër, Kabinet qeveritar, Deputetë të nderuar, Qytetarë të Republikës, Pas një serie të fjalimeve e thirrjeve të liderëve botërorë, të vazhdueshme, në fakt, lidhur me rrezikun, presidenti rus ka urdhëruar trupat ruse që të futen në Ukrainën Lindore, kemi edhe vrasje të para të ushtarëve ukrainas, këtij veprimi i ka paraprirë njohja e pavarësisë së dy provincave, Doneks dhe Luhans. Ky është një moment i ri i krijuar në strategjinë e proklamuar nga Rusia për një rregull të ri të sigurisë në kontinentin e Evropës, Rusia e bindur në rolin e saj të pasfiduar në shumë raste deri tani, si në Gjeorgji me pushtimin e Abhazisë dhe Osetisë Jugore. Prezencën në një luftë të tmerrshme me pasoja katastrofale për qytetarët në Siri dhe përdorim të armëve jokonvencionale gjithashtu, pushtimi në Krimes, luftën e vazhdueshme nëpërmjet metodave të tjera, përfshirë edhe angazhimin e saj në Ballkan nëpërmjet Serbisë, tani ka krijuar momentin e një superioritetin në një situatë krejtësisht paradoksale dhe shkatërruese për balancin gjeopolitik në rajon dhe në botë. 16 Përderisa veprimet konkrete të Rusisë në terren tanimë janë në nivelin e lëvizjes së trupave ushtarake dhe rrethimin e Ukrainës, drejt pushtimit të plotë, nën besimin se kjo është e drejtë historike e Rusisë që të unifikojë rusët e mëdhenj, rusët e vegjël dhe bjellorusët, në anën tjetër bota perëndimore po përgatitet për sanksionet të rrepta ndaj Rusisë. Sa efektive mund të jenë sanksionet në këtë moment, pritet të shihet në muajt dhe vitet në vazhdim, por e kaluara tregon që sanksionet shumë shpesh janë kundërproduktive sa i përket impaktit në qeveritë dhe liderët autokratikë. Përkundrazi, shpeshherë sanksionet krijojnë e akumulojnë pasurim nëpërmjet kanaleve jolegale të tregtisë dhe funksionimit të ekonomisë, duke e zëvendësuar formën legale të veprimit. Zakonisht qytetarët e rëndomtë janë ata që pësojnë më së shumti prej sanksioneve, por sido që të jetë, ne jemi në një situatë ku pala ruse, me një arsenal nuklear, nuk është e lehtë që të merremi dhe të sigurojmë forma të lehta për ta zgjidhur këtë problem dhe kjo mendoj që është edhe qëndrimi i kujdesshëm, nëse mund ta quajmë, të bashkësisë ndërkombëtare dhe perëndimore kryesisht. Jo pa qëllim kjo po ngjet në mes të dimrit, sepse... (Ndërprerje nga regjia) KRYETARI: Ia zgjatni kohën e fjalës zotit Abazi, ju lutem. HAKI ABAZI: Sepse Evropa është e varur nga gazi rus dhe pasojat e një përplasje direkte me Rusinë do të kenë pasoja të paparashikueshme. E pritur është që efektet e para janë vërejtur edhe te ne në Kosovë dhe në rajon, çmimet janë ngritur, meqë jemi kaq të ndërvarur nga importi dhe kapacitetet tona prodhuese janë në minimum. Rrjedhimisht, në këtë situatë kërkohet solidaritet i plotë dhe bashkëveprim i të gjithë neve këtu në Parlament, por edhe në shoqërinë tonë dhe koordinim i plotë me NATO-n dhe aleatët tonë perëndimorë. Në anën tjetër, duke pasur një fqinj si Serbia që po ashtu përdor taktika të njëjta të kërcënimit të integritetit territorial dhe shpeshherë kopjon metodën e Rusisë, është urgjente që institucionet tona të sigurisë të mblidhen dhe të shqyrtojnë e të monitorojnë me kujdes situatën me të cilën jemi duke u ballafaquar. Kërkesa ime... (Ndërprerje nga regjia) është që në këtë situatë delikate kur ne bëjmë historinë ndonjëherë pa e ditur se po bëjmë historinë, që të jemi të bashkuar përball një krize që mundet në mënyrë direkte apo indirekte të na prekë të gjithë neve, qytetarët dhe rajonin dhe sigurisht që jemi me fat që jemi bashkë me aleatët perëndimorë në ballafaqimin me këtë sfidë. Faleminderit! |