Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
20/01/2022 | Ekonomi |
: Faleminderit, kryetar!
I nderuar kryeministër Kurti,
Të nderuar zëvendëskryeministra,
Ministra të Kabinetit qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ditët që po kalojmë shënuan përplot ngjarje me peshë për ve
Lexo më shumë
: Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër Kurti, Të nderuar zëvendëskryeministra, Ministra të Kabinetit qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Ditët që po kalojmë shënuan përplot ngjarje me peshë për vendin, por fillimisht do të doja që të theksoja fuqishëm sot këtu në Kuvend qëndrimin e palëkundur të institucioneve të Republikës sonë, Presidencës, kryeparlamentarit dhe Kryeministrit të Republikës, të përcjellë edhe nga partitë opozitare, në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe në mbrojtje të sovranitetit e të integritetit të shtetit tonë, të ndërtuar me shumë mund dhe sakrifica. Ndërhyrjet e vazhdueshme që Serbia i bëri në disa pjesë të territorit të Kosovës me organizimin e shumë palë zgjedhjeve, tentoi t’i vazhdonte edhe më 16 janar me mbajtjen e referendumit për ndryshimet kushtetuese, të një Kushtetute e cila ende Kosovën e sheh si pjesë të territorit të Serbisë. Një plani të tillë të Serbisë institucionet tona iu përgjigjën me shumë përgjegjësi dhe korrektësi, duke ofruar mundësi dhe praktikat e aplikuara për votime ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Të dielën që shkoi Serbia e kuptoi qartë se qëndrimi i Kosovës karshi ndërhyrjeve të saj ka ndryshuar përgjithnjë dhe se tolerimet e mëhershme për organizime zgjedhjesh në Kosovë kanë marrë fund. Subjektiviteti shtetëror, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës së pavarur do të respektohen dhe implementohen në plotni nga klasa politike e Kosovës. Këtë javë, të nderuar kolegë, kemi edhe një zhvillim jashtëzakonisht pozitivë, një lajm të madh për turizmin në vend dhe Qendrën Turistike të Brezovicës. Qendra dhe shërbimet e skijimit që nga 16 janari menaxhohen nga ndërmarrja shoqërore e themeluara nga AKP-ja, ndërmarrje e cila me 6 maj të vitit 2021 është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës dhe tani e tutje në baza javore do të raportojë për mbarëvajtjen e shërbimeve aty, por edhe të gjitha të hyrat që gjenerohen nga ky aset i rëndësishëm i shtetit tonë. 11 Të nderuar kolegë, Sigurt në mbarë territorin e Kosovës institucionet e Republikës po e shtrijnë zbatimin e ligjit, duke arritur të luftojnë krimin e korrupsionin, duke shpërbërë kështu mbi 40 grupe kriminale e duke avancuar agjendën legjislative për mjedis të sigurt bizneseve dhe në funksion e në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim. Praktikat e mëhershme kur ligji nuk zbatohej në shumë pjesë të vendit po e humbin peshën e tyre dhe ligjshmëria po zë vend. Kjo mendoj se përbën lajm të mirë për secilin qytetar të vendit dhe inkurajon të gjithë ata, të cilët janë në krye të detyrës, të vazhdojnë me angazhimet e tyre për shtetin. Faleminderit për vëmendje! |
30/06/2022 | Tregti |
Ju faleminderit kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar kryeministri Kurti, Ministra të kabinetit qeveritar, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në fillim do të doja që të falënderoj ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci, për gatishmëri
Lexo më shumë
Ju faleminderit kryetar! Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar kryeministri Kurti, Ministra të kabinetit qeveritar, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në fillim do të doja që të falënderoj ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci, për gatishmërinë e tij që shumë shpejt t’u dalë në ndihmë bujqve të rajonit të Llapit të cilët javën e kaluar u prekën nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshrit, kulturat bujqësore të banorëve të Lluzhanit, të Lupçit të Poshtëm, të Epërm, të Llugës, Bellopojës dhe fshatrave përreth që u dëmtuan jashtëzakonisht shumë dhe mirëpresin gatishmërinë e ministrit që t’u dalë në ndihmë atyre bujqve në atë zonë. 13Gjithashtu, në këtë deklarim timin do të doja të ngre një çështje që ka të bëjë po ashtu me shërbimet doganore që lidhen në pikën kufitare në Merdar, pra në pikën kufitare Kosovë-Serbi dhe mundësinë që ato të rifillojnë sa më shpejt. Të nderuar kolegë, Që nga 18 qershori, të gjitha aktivitetet rreth shërbimeve doganore në pikën kufitare në Merdar të Podujevës kanë pushuar, duke detyruar kështu afaristët dhe qytetarët që të gjitha shërbimet të mund t’i kryejnë vetëm jashtë Komunës së Podujevës dhe mundësia më e afërt është që ato të bëhen në Prishtinë, pra në një distancë rreth 30 km nga Podujeva. Kjo ndërprerje e shërbimeve doganore ka pezulluar punën e 25 agjencive doganore të licencuara nga Doganat e Kosovës, por edhe ka afektuar rreth 100 punonjës të cilët kanë qenë të lidhur direkt apo indirekt në punën me këto shërbime doganore. Eliminimi i këtyre shërbimeve në këtë komunë kufitare ka efekt zinxhiror në ekonominë edhe ashtu shumë pak të zhvilluar të Podujevës dhe paraqet një barrë të madhe për afaristët. Andaj, duke e ndarë shqetësimin me të gjithë ata të cilët janë të angazhuar aty, punonjësit të cilët kanë ofruar shërbimet doganore në këtë pikë kufitare, dëshiroj që të ngre këtë çështje te të gjitha institucionet përgjegjëse, me qëllim që të kemi një rifillim sa më të shpejtë të shërbimeve doganore në këtë pikë kufitare, edhe nëse është nevoja në ndonjë lokacion të përkohshëm derisa të kemi ngritjen e terminalit të ri doganor dhe afaristët të mund të vendosen në infrastrukturën e re. Faleminderit! |
19/05/2022 | Energji |
|