Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
07/07/2021 | Shëndetësi |
Përshëndetje kryetar,
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Kuvendarë të Kuvendit të Kosovës si dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot dua të ngre një shqetësim timin si deputet dhe si profesionist, pra është çështja që ka të bëjë
me v
Lexo më shumë
Përshëndetje kryetar, Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Kuvendarë të Kuvendit të Kosovës si dhe qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot dua të ngre një shqetësim timin si deputet dhe si profesionist, pra është çështja që ka të bëjë me vaksinimin me COVID-19. Qysh nga fillimi i procesit të vaksinimit e kam përcjellë me kujdes dhe e kam elaboruar gjendjen në tërë vendin, prandaj, mbi bazën e fakteve po vlerësoj që është shqetësuese refuzimi i marrjes së vaksinës COVID-19 nga qytetarët e Republikës së Kosovës. E vërteta është që në të gjitha pikat e vaksinimit kemi numër të vogël të qytetarëve që po vaksinohen, ku për shembull, vetëm ditën e hënë për 24 orë janë dhënë 569 doza në tërë vendin. Me këtë dua të them se qytetarët kanë të drejtë të refuzojnë vaksinën dhe kanë të drejtë ta rrezikojnë veten, por nuk kanë të drejtë t’i rrezikojnë të tjerët. Kjo vlen në veçanti për punëtorët publikë, punëtorët e administratës, punëtorët e institucioneve shëndetësore, mësimdhënësit, e të tjerë. E di që gjatë kësaj fundjave është ngritur një shqetësim lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut nga ana e Odës së Mjekëve dhe disa analistëve, por njeriu si qenie koshiente, përpos të drejtave, ka edhe detyrime për sigurinë në rrezikimin e jetës të qytetarëve të tjerë, pra kemi ligje të tilla. Nëse Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë shpenzuar tërë arsenalin e vet në lidhje me promovimin e sigurisë dhe efikasitetit të vaksinave, atëherë s’di çfarë na mbetet tjetër të veprojmë. Mbi këtë arsyetim dhe të panjohurat që mund të vijnë nga situata epidemiologjike gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit, kërkoj që vaksinimi ndaj COVID-19 të bëhet obligativ, në veçanti për punëtorët publikë, punëtorët e administratës, të shëndetësisë dhe mësimdhënësit. Pra, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të bëjnë strategji dhe mundësinë e një vendimi që i obligon qytetarët e vendit të vaksinohen ose, të paktën ata punëtorë që punojnë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat. Kemi vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë filluar t’i implementojnë këto masa, si është fjala në Francë, nëse nuk jemi të vaksinuar, rrezikoni ta humbni vendin e punës ose keni edhe shtetet e tjera, të cilat kanë vepruar në mënyra të ndryshme. Ndaj, ju kisha lutur për një iniciativë të këtillë, në mënyrë që vjeshta të na gjejë të vaksinuar. Faleminderit! |
18/11/2021 | Financa |
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit!
Përshëndetje, kryeministër!
Kabinet Qeveritar, urime për postin!
Të nderua deputetë,
Unë sot do të flas për një ligj për pensionet kontributdhënëse gjatë viteve të ‘90-ta. Ky projektligj
për skemat pensionale të fin
Lexo më shumë
Përshëndetje, kryetar i Kuvendit! Përshëndetje, kryeministër! Kabinet Qeveritar, urime për postin! Të nderua deputetë, Unë sot do të flas për një ligj për pensionet kontributdhënëse gjatë viteve të ‘90-ta. Ky projektligj për skemat pensionale të financuara nga shteti ka nevojë urgjente që të debatohet në Kuvendin e Kosovës. Njohja e stazhit të punës për punëtorët kosovarë të larguar dhunshëm nga puna është ndër problemet që kërkon një zgjidhje urgjente. Ky ligj ka nevojë për ndryshime. Me Ligjin nr. 04/L-131 për skemat pensionale, neni 8, paragrafi 1, pika 6, nuk definohet kohëzgjatja. Po ashtu, as Ligji nr. 06/L-073 nuk e definon kohëzgjatjen për arsimin shqip. Ndërsa, Udhëzimi Administrativ 09/2015 për kategorizimin e pensioneve kontributdhënëse, neni 6, paragrafi 2, pika 2.3, sanksionon me 15 vjet përvojë pune para lufte. Kjo duhet larguar urgjent, për shkak se fondet e grumbulluara para vitit ‘99 janë grabitur dhe kurrë nuk janë kthyer pas. Është jologjike dhe diskriminim i rëndë që për një ditë apo për një muaj nuk i plotësoni 15 vjet dhe të shkoni në pakon bazike pensionale. Duhet të gjendet një formulë e përshtatshme për këta punëtorë dhe për këtë ka shembuj, si në rajon dhe jashtë rajonit, si në shtetet që kanë dalë nga konflikte, e po ashtu edhe në shtetet që e kanë rendin e ri. 17 Po ashtu, duhet të bëhet ridefinimi i pensioneve të dyfishta. Duhet të rishikohen pensionet invalidore, për shkak se kategoria I është e përhershme, ata duhet të dëshmojnë vetëm a janë ende gjallë apo jo. Kategoria II dhe III duhet të vlerësohet dhe të rivlerësohet çdo vit. Pastaj, një pikë tjetër e dhembshme është pranimi i diplomave gjatë viteve ‘90 për avancime, e cila nuk është bërë deri më sot. Pra, ky ligj, edhe pse është i paraparë për këtë afat legjislativ, ende nuk është në duart tona, edhe pse në legjislacionin paraprak ky ligj është debatuar, është harmonizuar, madje edhe me kosto buxhetore. Faleminderit! |
07/07/2022 | Infrastrukturë |
|