Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
30/06/2022 | Drejtësi |
I nderuar kryetar i Kuvendit, I nderuar kryeministër, Dhe ju të nderuar ministre e ministra të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, Zonja e zotërinj, E mora sot fjalën për të risjellë në kujtesën dhe vëmendjen tonë të përbashkët një ditë kthese të his
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, I nderuar kryeministër, Dhe ju të nderuar ministre e ministra të Qeverisë, Të nderuar kolegë deputetë, Zonja e zotërinj, E mora sot fjalën për të risjellë në kujtesën dhe vëmendjen tonë të përbashkët një ditë kthese të historisë sonë të re, Ditën e 2 Korrikut, Ditën e Deklaratës Kushtetuese, me të cilën shprehej shprehimisht edhe shpallet qëndrimi burimor kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i Kuvendit, si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të federatës shumëkombëshe. 9Tridhjetë e dy vjet më parë në po këtë sallë, 111 delegatë të Kuvendit të atëhershëm Krahinor, ndonëse nën trysni brutale dhe kërcënime të egra e të jashtëzakonshme politike e penale, të shtrënguar edhe me rrethim, me snajperë e me armë luftarake, bashkuan zemrat, mendjet dhe idealet dhe me një hov të guximshëm historik i thanë ‘jo’ pabarazisë. Deklarata historike u tha ‘jo’ amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Serbisë të vitit ’89, amendamente me dhunë e kërcënime, me ç’rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës 23 mars ’89 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente dhe me këtë shpall Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavinë e atëhershme, në bazë të principeve të demokracisë autentike, mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare. Deklarata i tha ‘po’ bashkëjetesës dhe barazisë ndërnacionale, por i tha ‘jo’ historike politikës shoviniste dhe revanshiste antishqiptare dhe madje edhe antikushtetuese dhe synimeve të shpalosura hapur dhe egërsisht për suspendim, restriktim dhe paralizë e ngufatje të Kosovës, edhe ashtu të pabarabartë, të diskriminuar, të eksploatuar dhe të prapalënë qëllimisht si dhe të rrënuar në funksion të planeve të ringjallura të ndërmarrjeve gjenocidale. Barazia atëherë e kishte emrin republikë, sot e ka ndryshe, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Nesër në Evropën e bashkuar mund ta ketë emër tjetër me konotacione evropeizim, integrim evropian dhe integrim të natyrshëm edhe brenda familjar. Me aktin e përbashkuar të delegatëve të atëhershëm të Kosovës u ringjallën, u ripërtërinë dhe u ligjësuan edhe aspiratat shekullore të brezave atdhetarë dhe liberatorë të Rilindjes para dhe pas saj, Lidhjes së Prizrenit para dhe pas saj, Mbledhjes së Bujanit, para dhe pas saj, e nëntori pranveror ’68 dhe Lëvizjes së organizuar çlirimtare të asaj kohe, para dhe pas saj, pranverës kryengritëse ’81 dhe aktiviteteve para dhe pas saj, duke nderuar kuvendarët atdhetarë të vitit ’90 dhe të gjithë pasardhësit fitimtarë e çlirimtarë, nga Rilindja Kombëtare deri tek Epopeja e lavdishme dhe fitimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Strategët e politikës shoviniste dhe antishqiptare kishin llogaritur kot se pas masave dragoniane represive dhe restriktive me dhunë, burgosje masive dhe terror gjenocidal, me ndarje, përçarje e hasmëri të gjithanshme do të mund të shtronin dhe tjetërsonin elitën përfaqësuese dhe popullatën e traumatizuar dhe të nëpërkëmbur, sipas logjikës së “njerkës së keqe” e djallëzore. Nëse të ankohet fëmija jetim dhe të kërkon djathë, ka ilaç, merrja bukën dhe fëmija jetim harron djathin. Por, njerka ogurzezë u gabua, ndodhi si rrallë ndonjëherë, shkundja dhe këndellja e madhe dhe historike. Në kontekstin e shumëpritur të liberalizimit... |