Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
20/05/2021 | Drejtësi |
I nderuar kryetar i Kuvendit,
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të dashur qytetarë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Nga mesi i muajit prill deri në fund të majit 1998 zbrazet burgu i Dubravës nga gjithë të
burgosurit shqiptarë për veprat politike dhe ordine
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, I nderuar Kabinet qeveritar, Të dashur qytetarë, Të nderuar kolegë deputetë, Nga mesi i muajit prill deri në fund të majit 1998 zbrazet burgu i Dubravës nga gjithë të burgosurit shqiptarë për veprat politike dhe ordinere. Na dërgojnë gjithandej nëpër Serbi, me arsyetimin nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë se në Kosovë nuk kishte siguri. Burgu i Dubravës shndërrohet më pastaj në bazën më të fuqishme të Forcave Speciale Serbe. Një vit më vonë në Kosovë nuk kishte fare siguri, aspak siguri, gjatë fundit të muajit prill dhe fillimit të muajit maj 1999 në burgun e Dubravës na grumbullojnë pengjet shqiptarë të rikthyer nga burgjet serbe, ku ishim duke u mbajtur deri atëherë, si dhe nga burgjet e tjera nëpër Kosovë. Përzgjedhja, transferimi dhe sistematizimi ynë në pavijonet e burgut të Dubravës u bë në funksion të një plani mirë të përgatitur, nga krimet më të shëmtuara në kuadër të zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, vrasje masive ndaj pengjeve shqiptare. Më 16 maj, në mënyrë misterioze nxirret nga burgu Ukshin Hoti, duke u zhdukur çdo gjurmë e tij. Ndërsa më 19 maj 1999 aeroplanët e NATO-s bombardojnë disa caqe ushtarako-policore që ndodheshin jashtë mureve të burgut të Dubravës. 8 Ne të burgosurit që gjendeshim brenda mureve mendonim se NATO i kishte sulmuar edhe objektet brenda burgut, mirëpo tani së voni doli diçka tjetër. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur’ e Gjenevës ka publikuar video-material nga konferenca për media në Pentagon të datës 21 maj 1999, ku zyrtarët e lartë të Administratës Amerikane dhe gjeneral të Ushtrisë amerikane mohojnë me fakte, fotografi e incizime, që të kenë kryer ata sulme brenda objektit të burgut. Nga ajo që u publikua më 21 maj 1999 në Pentagon zbërthehet plani i vërtetë gjenocidal i shtetit serb, sepse pas tërheqjes së avionëve të NATO-s, që kishin goditur caqet serbe brenda burgut, aviacioni serb sulmoi pavijonet e stërmbushura me pengjet e të burgosurve shqiptarë. Loja e gjenocidit të shtetit serb ndaj të burgosurve shqiptarë brenda mureve të burgut vazhdoi edhe ditëve në vijim për të arritur kulmin më 22 dhe 23 maj, ku çmenduria fashiste serbe kreu ekzekutimin masiv, me qëllim të shkatërrimit të shqiptarëve të burgosur. Bilanci ishte tragjik |
05/05/2022 | Drejtësi |
Sot është Dita e Dëshmorëve, prandaj kolegë të nderuar, ju lutem për qetësi, se dëshmorët
kërkojnë nderim. Dëshmorët janë e kaluara jonë, dëshmorët janë e ardhmja jonë. Të paktën,
ndërprejni këto zhurma, sepse dëshmorët nuk duan zhurma.
Historia jonë
Lexo më shumë
Sot është Dita e Dëshmorëve, prandaj kolegë të nderuar, ju lutem për qetësi, se dëshmorët kërkojnë nderim. Dëshmorët janë e kaluara jonë, dëshmorët janë e ardhmja jonë. Të paktën, ndërprejni këto zhurma, sepse dëshmorët nuk duan zhurma. Historia jonë është e lavdishme, sepse kemi dëshmorë. Historia jonë është e madhe sepse kemi dëshmorë. Historia jonë nuk do të harrohet, nuk do të shlyhet, sepse kemi dëshmorë dhe të gjitha që kemi arritur dhe po arrijmë falë gjakut të tyre anekënd atdheut, prandaj të paktën kolegë nga opozita, të paktën dy minuta, një minutë heshtni, ngase po i trazoni edhe dëshmorët. Është Dita e 20 Dëshmorëve, ju lutem! Dita e Dëshmorëve nuk përkujtohet me zhurma e me krisma. Krismat dëshmorët i patën dëgjuar në momentin e fundit të rënies së tyre, krismat nga pushkët e armikut, por jo edhe krismat me shishe e grushte në tavolinë. Lavdi dëshmorëve të kombit! Respekt të gjithë atyre që me gjakun e tyre na sollën këtu ku jemi anekënd atdheut. Faleminderit! |