Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
19/10/2021 | Siguri |
Faleminderit!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Fenomeni i fajdeve po vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë tonë. Duket se muajve të fundit
është bërë gjithnjë më i pranishëm, janë të rënda, të trishta dhe bren
Lexo më shumë
Faleminderit! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Të dashur qytetarë, Fenomeni i fajdeve po vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë tonë. Duket se muajve të fundit është bërë gjithnjë më i pranishëm, janë të rënda, të trishta dhe brengosëse lajmet në të cilat paraqitet fati i rënduar i qytetarëve, viktima të drejtpërdrejta nga fenomeni i fajdeve. 12 Megjithëse në fillim duket shpeshherë i veshur dhe nuk na shpërfaqet hapur, përmasat e saj janë shkatërruese për individin, familjen dhe shoqërinë në tërësi. Rrëfimet që i dëgjojnë nga qytetarët, nga familjarët e tyre, nga komuniteti, por edhe nga organet kompetente na bëjnë të vetëdijshëm për rreziqet shkatërruese që sjell ky fenomen, shpeshherë edhe me një përfundim fataliteti për individin. Janë bërë shpesh raste të tilla, në të cilat të rinj e të moshuar pa asnjë dallim janë viktimë e fajdeve. Vetëm në fillim të këtij muaji, gjithnjë sipas dyshimeve fillestare, dy të rinj nga qyteti i Pejës, bashkëqytetarë të mi, i dhanë fund jetës së tyre për shkak se kishin rënë viktimë e skemave të ndryshme të fajdeve dhe fatkeqësisht ka raste e raste të tilla, në të cilat qytetarët dhe familjarët e tyre janë viktima dhe që ne si komunitet e si shoqëri nuk jemi të vetëdijshëm. Të nderuar deputetë dhe të dashur qytetarë, Organet tona kompetente kanë përgjegjësi ligjore që t’i qasen në mënyrë më serioze kësaj veprimtarie kriminale. Duke ndjekur dhe ndëshkuar ligjërisht personat përgjegjës dhe, në anën tjetër, t’u ofrojmë ndihmë qytetarëve dhe familjarëve të tyre që janë të drejtpërdrejt të rrezikuar nga ky fenomen i fajdeve. Përveç kësaj, ne deputetët e Kuvendit të Kosovës ofrojmë përkrahje për institucionet e zbatimit të ligjit dhe zbatuesit e rendit publik. Përmes shtimit të kapaciteteve të tyre operacionale, zgjerimit të fushëveprimit ligjor e institucional, si dhe shtimit të përkrahjes financiare për to në luftimin e kësaj veprimtarie kriminale. Dhe jo vetëm kaq, por të sensibilizohemi të gjithë, në bashkëpunim të ngushtë me mediat dhe institucionet relevante, në realizimin e një fushate vetëdijesuese në nivel vendi për rreziqet që sjell kjo veprimtari kriminale. Janë për t’u përshëndetur veprimet operacionale në javët e fundit që kanë ndërmarrë organet e rendit në arrestimin e personave përgjegjës. Megjithatë, edhe më shumë duhet të angazhohemi dhe sidomos organet e rendit dhe të zbatimit të ligjit të jenë më vigjilent. Të nderuar deputetë, Le t’i inkurajojmë të gjithë ata që janë viktimë e këtyre skemave që t’u drejtohen organeve të ndjekjes, sepse kjo është mënyra e vetme dhe më e sigurt për identifikimin dhe luftimin e këtij fenomeni. 13 Ndërsa, në anën tjetër, le t’u bëjmë të qartë të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kundërligjore, se organet e rendit do t’i ndjekin, do t’i identifikojnë dhe do të dënohen sipas ligjit. Lutem që këto tragjedi të jenë kujtim i hedhur i së kaluarës, e leksion i dobishëm për një të ardhme të sigurt e të mirëqenë për gjeneratat e reja. Faleminderit! |