Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
27/05/2021 | Drejta të Njeriut |
: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!
I nderuar kryeministër,
Të gjithë ju të pranishëm,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot, pak ditë para 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, dua të sjell para jush një shqetësim, jo vetëm
timin, dhunën n
Lexo më shumë
: Faleminderit, e nderuar nënkryetare! I nderuar kryeministër, Të gjithë ju të pranishëm, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot, pak ditë para 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, dua të sjell para jush një shqetësim, jo vetëm timin, dhunën ndaj fëmijëve. Nuk mendoj që është pak e rëndësishme, pasi që thelbi i zhvillimit të një shoqërie varet se në çfarë fryme i rrisim dhe i edukojmë ata që janë e ardhmja e vendit tonë. Ndoshta jemi vonë! Ndoshta kemi humbur shumë kohë, sepse rastet e dhunës, ngacmimeve, talljeve, bulizmit, sulmeve janë shpërfaqur në masë të madhe sa që aspak nuk duhet të ndihemi të relaksuar si shoqëri. Pothuajse në të gjitha sferat e jetës, fëmijët po ndeshen me raste dhune dhe shifrat e fundit janë alarmante. Ato duhet të kumbojnë në ndërgjegjen e secilit prej nesh. Statistikat e fundit tregojnë se 61% e fëmijëve janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë fizike ose psikike, të paktën një herë, po ashtu edhe dhunë sistematike. Prandaj, sot në Kuvend të Republikës së Kosovës, në prag të Ditës së Fëmijëve, le të ndalemi dhe të pyesim veten se çfarë kemi bërë për më të dashurit tanë? Mendoj që shumë pak është bërë në këtë pikë. Kosova dihet që ka miratuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe sot nga kjo foltore u bëj thirrje të gjithëve, deputetëve, komunitetit të prindërve, mësuesve, psikologëve nëpër shkolla dhe të gjitha institucioneve të tjera, që të gjithë së bashku me të gjitha mekanizmat e mundshme të angazhohemi për mbrojtjen e fëmijëve, duke filluar me identifikimin, parandalimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj rasteve të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit të fëmijëve. Të ndërmarrim veprime të ndërgjegjësimit të gjerë publik, me qëllim të rritjes së numrit të raportimeve të rasteve si dhe zbatimin e ligjit. Në mënyrë që fëmijët të ndjehen të sigurt, të rriten pa pasoja traumatike, drejt një shoqërie të shëndoshë, sepse ata janë e ardhmja e vendit tonë. Faleminderit! |