Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
19/10/2021 | Punë të Brendshme |
E nderuar kryesuese,
Kryeministër,
Ministra,
Prani ndërkombëtare,
Media,
Të nderuar përfaqësues të popullit,
Si deputet për herë të parë në foltoren e Kuvendit dua të dedikoj një falënderim Zotit dhe
dëshmorëve të lirisë, partnerëve tanë strategji
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese, Kryeministër, Ministra, Prani ndërkombëtare, Media, Të nderuar përfaqësues të popullit, Si deputet për herë të parë në foltoren e Kuvendit dua të dedikoj një falënderim Zotit dhe dëshmorëve të lirisë, partnerëve tanë strategjikë dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që sot të kemi liri, shtet dhe institucione demokratike. Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, ju që e votuar Partinë Demokratike dhe Hisen Berishën, edhe ju që votuat partitë e tjera, por edhe ju që nga pavetëdija fyet etikën e familjeve tona me gjuhë jotradicionale, ju falënderoj të gjithëve, në veçanti ju që davaritët rrugën time më të panjohur dhe dyshimet, atë të politikës për luftimin e neokomunizmit, të sponsorizuar nga armiqtë e pavarësisë së Kosovës. Fushatat dhe zgjedhjet nga tetori i vitit 2019 na bënë të kalojmë qeverisje, periudha dhe sfida të errëta jo vetëm për faktin se u akuzuan Presidenti, kryekuvendari dhe tërë UÇK-ja, por ndodhi ajo që askush s’e kishte parashikuar, edhe distancimi nga partneri strategjik i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe distancimi i politikës së jashtme, SHBA-së, nga Republika e Kosovës. Një situatë vetëshkatërrimi shtetëror, disa kuadro nga vetë PDK-ja u rreshtuan përkrah ishkryeministrit Hoti, i cili e hoqi shtetin e Kosovës nga paramesjeta sllave për ta rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, aty ku dinjitetshëm e prezantoi, aty ku shtetësia e Kosovës u njoh nga Izraeli, duke u rilidhur pandashëm rrugëtimi institucional modern, duke bërë kombin shqiptar në përgjithësi të falënderuar për mbrojtjen e hebrenjve gjatë gjenocidit fashist, për çka e falënderoj zotin Hoti. E bëra këtë rezyme, ngase pres që ju, qytetarë shqiptarë nacionalë demokracinë e keni trashëgimi familjare apo kulturë edukative, të rigrupoheni edhe një herë rreth Partisë Demokratike dhe së bashku përfundimisht ta shpëtojmë Kosovën shtet i pavarur edhe sovran, ta integrojmë në NATO, ta afirmojmë Ushtrinë e Kosovës, duke kontribuar në luftërat moderne që zhvillojnë njerëzimi për mbrojtjen e të drejtave të shtetit dhe kombeve, veçanërisht këtu në Evropë. 14 Kombi shqiptar nuk guxon më ta rifitojë lirinë në emër të humanizmit dhe shpëtimit nga gjenocidi, por detyrë e parë e nacionaldemokracisë shqiptare është që ta zhvillojmë shtetin dhe Ushtrinë e Kosovës për mbi kërcënimet e vjetra apo të reja. Ta ngremë nivelin e edukimit nëpër shkolla dhe në familjet shqiptare, ashtu që kurrë më fëmijët tonë të mos bien pre e mashtrimeve komuniste, mbështjellë me ambalazhim kombëtar mashtrues. I bindur se do t’ia dalim, i bashkëngjitëm Grupit të Partisë Demokratike dhe të gjithë juve në këtë Kuvend të Republikës së Kosovës. Zoti e bekoftë rrugën tonë përpara. Krejt në fund, meqenëse është fjala ime e parë dhe është shumë afër takimit të Brioneve dhe meqenëse... Faleminderit! Pra, kjo është Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Serbia krejt këto toka ilire, të ndara që nga Kongresi i Berlinit, kur njohën mbretërimin serbë mbi to. Edhe tani po ajo Evropë, nga albanofobia po na mban të izoluar, diçka e tejkaluar, siç janë edhe shumë dokumente mekanizma që sot në procesin zhvillimor politik të Kosovës janë kthyer në pengesë të avancimit të saj si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare. Prandaj, për ta hapur këtë dry të ndryshkur, në cilësinë e deputetit i propozoj grupit parlamentar për politikë të jashtme të krijojë një komision të Kuvendit të Kosovës që do të marrë ofensivën diplomatike gjithandej Evropës për të kërkuar ndaljen e persekutimit evropian ndaj kombit më të lashtë. Zoti na ndihmoftë në rrugën tonë! Faleminderit! Dalshim faqebardhë! |
18/11/2021 | Drejtësi |
I nderuar kryesues,
Kabinet qeveritar,
Deputetë,
Medie e të tjerë,
Gjatë kësaj periudhe sa nuk ka funksionuar Kuvendi ka pasur shumë zhvillime që kanë kërkuar
vëmendjen tonë si deputetë, duke filluar nga veriu, abuzimi me Ligjin e Buxhetit në fushat
Lexo më shumë
I nderuar kryesues, Kabinet qeveritar, Deputetë, Medie e të tjerë, Gjatë kësaj periudhe sa nuk ka funksionuar Kuvendi ka pasur shumë zhvillime që kanë kërkuar vëmendjen tonë si deputetë, duke filluar nga veriu, abuzimi me Ligjin e Buxhetit në fushatë elektorale, Raporti i Progresit të Këshillit të Evropës, ku do ta fokusoj edhe fjalën time për shkak të impaktit që ka në imazhin ndërkombëtar të vendit. Fokusi ishte drejtësia në Kosovë, çka është evidente se ka pasur mangësi. Edhe vetingu kështu siç është prezantuar nga Qeveria paraqet shqetësim serioz, ndaj edhe pati komente. Kurse, presidentes iu theksua posaçërisht shkelja që bëri me shkarkimin e zonjës Daka. Pra, shkeljet burojnë nga dy pozitat kryesore, ajo e presidentit dhe e kryeministrit. Zgjedhjet e Shën Valentinit atëbotë e përcaktuan shumicën përfaqësuese, se u thirr seanca konstituive për votimin e Qeverisë, pastaj edhe ajo për votimin e presidentit. Ajo çka pamë në këtë seancë u pasqyrua si shqetësim serioz edhe në Raportin e Progresit të Këshillit të Evropës. Shumica përfaqësuese nuk i kishte votat e mjaftueshme, ndaj presidentja disa orë para seance e siguroi votën e zotit Pacolli, duke e kontrabanduar, mirëpo as kjo s’ishte e mjaftueshme. Pastaj, i zgjedhuri tashmë kryeministër e siguron votën tjetër, atë të deputetes Grainca, duke e konsumuar veprën penale direkt në sallën e Kuvendit. Presidenti dhe kryeministri po kërkojnë me të drejtë të arrestohen ata që kanë konsumuar vepër penale të shitblerjes së votës, por jo edhe të kryeprotagonistëve të trafikimit të votave në 16 Kuvend. Pra, raporti vë në pah shqetësimin serioz, nëse këta persona që kanë shitur e blerë vota për t’i siguruar vetes dhe klanit të tyre pushtet duhet dhe mund ta bëjnë Ligjin e vetingut. Kryeministri e akuzoi qeveritarin e së kaluarës pikërisht për këso vepra dhe për zhvatje. Por, vetë zhvati së paku dy deputetë në mënyrë të penalizueshme. Nëse nuk ia llogaritni vetes, kjo do të ndikojë në raportet tuaja me partnerët ndërkombëtarë dhe Bashkimin Evropian, në veçanti. Hiç vizitën e kryeministrit kroat, për këta muaj qeverisjeje kemi pasur vetëm një vizitë në Kosovë dhe atë në Zyrën e Kryeministrit, ka qenë Ylli i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sorosi Junior. Pra, Këshilli Evropian konstatoi se drejtuesit tanë janë trafikantë të vullnetit qytetar e dhunues të demokracisë dhe si të tillë përbëjnë shqetësim serioz për ta. Hartuesit e raportit po mundohen të na mbrojnë votën e lirë dhe përcaktimin tonë politik për të pasur drejtues që dalin nga vota e lirë e qytetarit e padhunuar. Do të ju jem falënderues, kryeministër, nëse do të arrestonit, sikur përmendët, për trafikim të votave, në seancën që transmetohej drejtpërdrejt, derisa ndodhte kjo dukuri. Dhe një tjetër shk... |
09/02/2022 | Administratë |
E nderuar kryesuese!
Të nderuar deputetë,
Një çështje shqetësuese që dua të ngre unë, është ajo e një numri enorm të veteraneve të cilët për
shkak të vdekjes është shndërruar në problem, ose edhe që janë të gjallë, po që u duhet
dokumentacioni për
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese! Të nderuar deputetë, Një çështje shqetësuese që dua të ngre unë, është ajo e një numri enorm të veteraneve të cilët për shkak të vdekjes është shndërruar në problem, ose edhe që janë të gjallë, po që u duhet dokumentacioni për statusin e tyre të veteranit, kanë shumë probleme administrative t’i marrin ato. Unë dua të ju ilustroj dy. Rasti i një ushtari që i duhet një vërtetim se është veteran dhe kur shkon ta marrë, i del se fshati i tij Përçevë i mungojnë në kompjuterit e sekretarisë dy pika në shkronjën ‘e’. Pra nuk ka ‘ë’. Në certifikatë të veteranit, të gjitha ato certifikata të mundshme e ka me ‘ë’ dhe atij nuk i jepet vërtetimi se nuk i ka dy pikat e ‘ë’-së në kompjuterin e sekretarisë. Kurse bashkëshortja e Rrustem Jasiqit, dua ta përmend, i ka vdekur burri, nuk e trashëgon pensionin. Pse? Sepse në kompjuterin e sekretarisë nuk shënon edhe fshati Jasiq, Komuna Junik, kurse në certifikatë të lindjes, të martesës, familjare, të vendbanimit, në të gjitha të noterizuara i shënon fshati Jasiq, Komuna Junik. Për këtë udhëzohet zonja që të shkojë me prokurori të vendoset dhe të hapë procedurë gjyqësore. Pra, janë absurditete që po dëshmojnë se ka mungesë edhe të kulturës administrative, nga pikëpamja administrative në këtë qeverisje. Po krijoni do fyta të ngushtë edhe në administratë, edhe në ekonomi, që janë pengesë për zhvillim. Bota po ecën shumë shpejt dhe këto pengesa administrative që po i krijoni ju në emër të pasigurisë apo të paragjykimit për gjithçka që është krijuar deri tash, kush e tha, janë dikur të dilet sot me traktor në autostradë. Pra, administrata në definicionin e saj është një procedurë. Edhe shteti është një administratë, mirëpo të ndërtohet një administratë e tillë, nuk po ndërtoni shtet. Ju vetëm po krijoni pengesa në zhvillim, prandaj edhe lindin të gjitha këto çështje dhe probleme se pse nuk ka rrymë apo pse nuk ka tema të tjera. Ju e keni frikësuar administratën, se kjo që e përmenda çështjen e veterani është tërësisht e tejkalueshme, me çdo logjikë juridike dhe administrative. Po janë frymëzuar se ju keni caktuar inspektorët dhe ai edhe pse e di se është e drejtë, nuk guxon ta kryejë punën, sepse e humb vendin e punës për çështje shumë banale administrative e teknike. Prandaj, meqenëse koha është e shkurtë, i bëj thirrje që dikush të reflektojë nga Zyra e Kryeministrit dhe kjo të kryhet. Faleminderit! |