Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
07/07/2022 | Infrastrukturë |
E nderuar kryesuese e Kuvendit,
Të nderuar ministra,
Kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Unë kam dalë këtu për të ngritur një shqetësim, shqetësim qytetar për mospërfundimin e rrugës
Podujevë - Prishtinë.
Sipas të dhënave të ofruara në këtë Kuve
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese e Kuvendit, Të nderuar ministra, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë, Unë kam dalë këtu për të ngritur një shqetësim, shqetësim qytetar për mospërfundimin e rrugës Podujevë - Prishtinë. Sipas të dhënave të ofruara në këtë Kuvend nga ministri Xhelal Sveçla, në segmentin rrugorë Prishtinë - Podujevë nga viti 2011-2022 kemi 1556 aksidente, nëse llogaritet edhe shuma para kësaj periudhe, mund të thuhet ka diku 3112 aksidente. Prej tyre 57 kanë vdekur, qytetarë të dashur. Nëse llogaritet gjithashtu ajo shuma para kësaj periudhe që ka raportuar Xhelal Sveçla, kemi diku mbi 120 të vdekur. 3745 të lënduar për një periudhë 10-vjeçare. Po ashtu nëse llogarisim periudhën edhe para 10- vjeçares, kemi afër 8 mijë të lënduar, prej tyre me qindra kanë mbetur invalidë. Gjithashtu ministri ka raportuar se kemi për një periudhë 10-vjeçare 1328 aksidente, nëse llogaritet për periudhën 10-vjeçare kemi miliona dëme materiale që kanë pësuar. Ky segment rrugor është një nga segmentet më të stërngarkuara në Kosovë për nga numri i makinave që qarkullojnë nëpër këtë rrugë 35 kilometra. Këtë rrugë në veçanti e frekuentojnë edhe diaspora. Andaj, edhe ne të bëjmë diçka për këtë diasporë dhe të kujdesimi që së paku sinjalistika të jetë më e mirë. Parafolësja foli për disa masa që i kanë marrë ndaj mërgimtarëve. Unë i pyes deputetët e Kuvendit të Kosovës a ka rrugë më shumë që frekuentohet me qytetarët sidomos nga diaspora se prej Prishtinës deri në Merdar? Nuk ka. Kjo është rrugë 35 kilometra. Prandaj, e dimë se kryeministri, kryetari i komunës, deputetët këtu të pozitës kanë premtuar që kjo rrugë do të ndërtohet këtë vit, por nuk u ndërtua. Kjo rrugë njihet edhe si “rrugë e vdekjes”. 11 Të nderuar kolegë deputetë, Po ju rikujtoj edhe qëllimi i kësaj është që kam ngritur këtë shqetësim qysh tash, para se ministri i Financave ta sjellë në rishikim buxhetin, të planifikohet ndarja e mjeteve për ndërtimin e kësaj rruge, se është me rëndësi. Ne e dimë se në këtë rrugë janë planifikuar diku pesë lote, dy lote janë në përfundim, edhe tri lote priten të përfundojnë, kur pritet? A pritet ndonjëherë, apo çdo gjë po mbetet si premtim. Kemi premtuar për atë pjesë, atë zonë, që do të ketë edhe investime, edhe planifikime zhvillimore, kurse rasti i fundit me terminalin tregon që kjo ka mbetur vetëm premtim... |
19/05/2022 | Drejtësi |
E nderuar kryesuese, I nderuar ministër, Të nderuar kolegë, Të dashur qytetarë, Dje Kosova ishte në pritje të vendimit të Gjykatës në Hagë për rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Ngucatit. Ndonëse 90% të popullsisë këtë gjykatë e njohin si gjykatë të im
Lexo më shumë
E nderuar kryesuese, I nderuar ministër, Të nderuar kolegë, Të dashur qytetarë, Dje Kosova ishte në pritje të vendimit të Gjykatës në Hagë për rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Ngucatit. Ndonëse 90% të popullsisë këtë gjykatë e njohin si gjykatë të imponuar, të dhunshëm ndaj popullit tonë, sepse kjo gjykatë është ndërtuar mbi të dhëna të fabrikuara të Dick Martyt, mbi dëshmi të rrejshme, mbi shpifje të organeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të saj. Për të shpëtuar Kosovën nga këto akuza absurde deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, në bazë të kërkesave të shteteve demokratike e përkrahu themelimin e kësaj gjykate me të vetmin qëllim që të largohen ato re të zeza nga qielli i Kosovës dhe atë me çmimin e sakrifikimit edhe të vetvetes. Liria është e fituar me sakrificë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë përballë një pushtimi të pamëshirshëm, i cili ka bërë përpjekje për të zhdukur ekzistencën tonë. Kjo gjykatë është e padrejtë, sepse është selektive dhe ekskluzivisht është duke u marrë me shqiptarët, të cilët ishin viktima të gjenocidit serb, duke mos hetuar asnjë krim dhe gjenocid të bërë kundër shqiptarëve. 5Lind pyetja, pse nuk po gjykohen kriminelët për krime të bëra në Prekaz, Reçak, Mejë, Dyz, Qyshk, Makovc, Arbëri, Izbicë, krimet ndaj familjes Ahmeti, Deliu, Bogujevci, Duriqi, Jakupi? Ku mbeti mos ndriçimi i krimit të të burgosurve në Dubravë, i cili ishte krim institucional i kryer nga regjimi serb? Pse nuk trajtohet ky krim, kur sot jemi mbi 800 dëshmitarë të gjallë të kësaj masakre, ku edhe vetë jam i mbijetuar i kësaj masakre. Gjykata e Hagës shqiptoi dje dënimin e Hysni Ngucatit dhe Nasim Haradinajt me tetë vjet burgim. Një shpresë e vogël na mbante deri dje, por gjykata dënoi drejtësinë dhe jo çlirimtarët. Çlirimtarët janë të lirë që nga viti 1999 dhe nuk ka dënim që e mohon lirinë e bartësve të lirisë. Për ironi, dënimi ndaj tyre u shqiptua në emër të popullit të Kosovës, por ju themi se populli i Kosovës është me bijtë e vet, si dhe jemi kundër absurdeve që bartin emrin drejtësi, e në fakt janë padrejtësi. Ndërkaq, fajësia e tyre, apo faji që u vihet në bahe tashmë është i ditur, se është i sajuar dhe që në vetvete shpërfaq anarki dhe burokraci të vetë gjykatës. Edhe për njerëzit më laikë është ditur se kjo gjykatë në rend të parë do të duhej hetuar se si rrodhën dhe së fundmi si përfunduan dokumentet në zyrat e OVL-së së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lidhur me këtë fakt Ngucati e Haradinaj dëshmuan pafajësinë dhe parregullsitë në këtë gjykatë, madje në mënyrë më të dinjitetshme ata në disa momente ditën që vetë gjykatën ta shndërrojnë në objekt hetimi. Nasim dhe Hysni sot është e gjitha Kosova, sepse ata nuk kanë bërë asnjë krim. Ne të gjithë mund të na dënoni, por nuk mund të na ndalni dëshirën për ta dashur vendin dhe për ta parë veten krahë për krah me popujt tjerë të lirë. Gjykatësit mund të bëhen sot vegla të porositura dhe me fakte të fabrikuara serbe t’ia vështirësojnë ecjen këtij populli, duke dënuar njerëz të lirisë. Këtë e ka bërë më parë regjimi serb, duke dënuar të burgosur shqiptarë mbi një shekull vite burgim, me qëllimin e vetëm për të ndalur aspirimin e lirisë. Këtë nuk e ka arritur atëherë Serbia dhe këtë nuk do ta arrijë askush as sot. Kanë kaluar mbi 700 mijë shqiptarë nëpër tortura të serbëve. Janë vrarë afër 20 mijë shqiptarë, prej tyre janë vrarë 1432 fëmijë dhe janë vrarë me mijëra gra, pleq e plaka dhe është shkatërruar pothuajse tërë Kosova, por ne nuk kemi ndalur e as që do të ndalemi, sepse Kosova është vendlindja jonë, është atdheu ynë. Dënimi kundër Nasimit dhe Hysniut nuk është një e keqe që u ka ndodhur vetëm atyre. Mbajtja padrejtësisht e liderit të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, e Pjetër Shalës nuk është padrejtësi e vetme ndaj tyre. Kjo e keqe është kundër Kosovës, sepse pretendimet e Dick Martyt kishin burim Rusinë, Serbinë dhe bashkëpunëtorët e saj. Andaj, nuk duhet edhe shumë për të kuptuar qëllimin e tyre. 6Gjykata serbe para një kohe, sikur kjo sot e Tribunalit të Hagës, shqiptonte dënime në emër të popullit. Edhe atëherë dikush ishte në krah të vendimeve të nxjerra nga ato gjykata. Sot e njëjta po përsëritet, fatkeqësisht, e unë pyes sot: A ka mundësi vallë, që historia të përsëritet? Të mjerë janë ata që i gëzohen dënimit të çlirimtarëve. I dashur Nasim dhe Hysni, Ju që keni përjetuar aq shumë luftë, Ju që Serbia ju burgosi familjarisht, me babë, motër e vëlla, Ju invalidë të luftës, Ju në trupin tuaj morët shumë plagë nga plumbat e armikut. Ju që dhatë gjakun dhe shëndetin, Ju që nuk u trembët e nuk u dorëzuat edhe atëherë kur mbetët në mal pa bukë, pa municion, pa veshmbathje adekuate, Ju që nuk ju mposhti, as acari, Ju që nuk u frikësuat, as nga spiunët, as nga shpifjet, as nga armiku shumë i armatosur, Ju as sot nuk u mposhtët. Ju sot jeni më të fortë dhe më të pamposhtur. Ju që ndryshuat rrjedhën e historisë, duke e kthyer atë histori, nga historia e humbjeve në histori të fitoreve. Ju jeni krenaria jonë. Të dashur qytetarë, Deputetë të pranishëm, Nuk duhet të na ndajnë arsyetimet dhe pikëpamjet e ndryshme, sepse kjo e keqe do të na dëmtojë të gjithëve, sepse e dëmton Kosovën. Të bashkuar kemi fituar miqtë tanë për lirinë e Kosovës, të bashkuar kemi shpallur Pavarësinë. Të bashkuar mund ta mundim edhe këtë të keqe për vendin tonë. Lirim sa më të shpejtë për çlirimtarët! Ju jeni madhështia dhe krenaria e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Faleminderit! |