Të gjitha pyetjet

  • 21/02/2018 Pyet: Gentiana Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Në cilësinë tuaj si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputete që jeni marr një kohë të gjatë me këtë fushë, cili është roli juaj për të mbikëqyrë ligjet e Ministrisë së Jashtme sa i përket rritjes së profesionalizmit dhe uljes së ndikimit politik e partiak në diplomaci? 

  • 16/02/2018 Pyet: Ragip Komuna: Prishtinë Për deputeten/in: Vjosa Osmani-Sadriu

    Përshëndetje e nderuar deputete, përgëzime për mandatin e ri! Kam një pyetje në lidhje me politikën e jashtme. Duke parë trendin në procesin e njohjeve sa është bërë në këtë drejtim dhe se a është në agjendë krijimi i grupeve miqësore me vendet që ende nuk kanë njohur Kosovën?

  • 21/01/2018 Pyet: Gezim Gashi Komuna: Skenderaj Për deputeten/in: Evgjeni Thaçi - Dragusha

    Së pari ju përgëzoj për angazhimin dhe punën tuaj. Pyetja ime është kjo, a ka naj informacion për lirim nga dogana për familjet e dëshmorëve. Ju përshendes, respekt!