Index

Kalkulatori i projektligjeve

Përmes kalkulatorit të projektligjeve ju mund të plotësoni anketën për projektligjet kryesore të cilat janë në fazën e shqyrtimit në Kuvend dhe të jepni komentet tuaja në rast se konsideroni se duhet ndryshime. Kësisoj, synojmë të kemi ndikim dhe informim më të madh të qytetarëve në procesin e hartimit të ligjeve.

  • 1. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit?

    Qëllimi i këtij projektligji, është përcaktimi funsional i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, duke i dhënë pavarësinë e duhur për parandalimin e veprave korruptive, që bien brenda fushëveprimit të saj.

  • 2. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës?

    Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i të drejtave pronësore të personave të huaj (jo shtetats të Kosovës) duke përfshi krijimin, përmbajtjen, bartjen, mbrojtjen, kufizimin ose marrjen në pajtim me kushtet dhe procedurën e përcaktuar me ligje përkatëse të pronësisë apo të drejtave të tjera sendore, që mund të krijohen sipas ligjit.

  • 3. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elekronike të shpejtësisë së lartë?

    Qëllimi i këtij projektligji është lehtësimi dhe nxitja e ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë, duke promovuar përdorimin e përbashkët të infrastrukturës fizike ekzistuese dhe duke mundësuar një zhvillim më efikas të infrastrukturës së re fizike, reduktimin e procedurave, në mënyrë që këto rrjete të ketë kosto më të ulët se që ka aktualisht.

  • 4. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës?

    Qëllimi i këtij ndryshimi të ligjit është përcaktimi i datës 24 qershori Dita e Egjiptianëve, si festë zyrtare në Repiblikën e Kosovës.

  • 5. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja?

    Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i kompetencave dhe përgjegjësive institucionale, për mbrojtjen e ajrit, shtresës së Ozonit, dhe proceseve të tjera të cilat kanë të bëjne me mbrojtjen e shëndetit të njeriut, faunës, florës dhe vlerave natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit.

  • 6. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për provimin e jurisprudencës?

    Qëllimi i këtij projektligji është të rregulloj procesin e organizimit të provimit të Jurispodencës. Komisioni për dhënien e provimit, verifikimit dhe vlerësimit të aftësive teorike dhe praktike të jusristëve të diplomuar, për ushtrimin e pavarur dhe të pa ndikim të profesionit.

  • 7. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L - 010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës?

    Qëllimi i këtij projektligji është të bëjë krahasimin, verifikimin dhe zgjidhjen e mospërputhjeve në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit të vitit 1999, dhe formalizimin e të drejtave pronësore të pakontestuara dhe legjitime të bartura në mënyrë joformale ndërmjet palëve para 24 marsit 1999, aktualisht të ushtruara sipas ligjeve të Kosovës.

  • 8. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve?

    Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktoj kërkesat, masat dhe procedurat për mbrojtjen ligjore të topografive të produkteve gjysmëpërçuese dhe zbatimin e të drejtave që rrjedhin nga ky Ligj.

  • 9. A mendoni se duhet Projektligji për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë COVID-19?

    Qëllimi i këtij projektligji është falja apo fshirja e të gjitha gjobave, të cilat janë vendosur për shkak të shkeljes së masave COVID-19.

  • 10. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për pijet e forta alkoolike?

    Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i rregullave për përshkrimin, prezantimin dhe etiketimit e pijeve të forta alkoolike, përdorimin e emrave të pijeve të forta alkoolike në prezantim, dhe etiketim të prodhimeve tjera ushqimore, mbrojtjen pijeve të forta alkoolike, mbrojtjen e treguesve gjeografikë për pijet e forta alkoolike, përdorimin e alkoolit etilik dhe destilatit me origjinë bujqësore në pijet alkoolike.

  • 11. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për bujqësi dhe zhvillim rural?

    Qëllimi i këtij projektligji është hartimi dhe zbatimin e politikave mbi zhvillimin rural dhe masat e politikave bujqësore. Ky ligj gjithashtu rregullon partneritetin me partnerë social dhe ekonomik në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

  • 12. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar?

    Ky projektligj është në përputhshmëri me Direktivën mbi sistemin e përbashkët të tatimit mbi vlerën e shtuar, në lidhje me kohëzgjatjen e obligimit për të respektuar një normë standarde minimale.

  • 13. A mendoni se duhet të miratohet Projektligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës?

    Qëllimi i këtij projektligji është jetësimi i politikave hapësinore, mjedisore dhe aktivitetve të cilat mund të kenë ndikim në to.

  • 14. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës?

    Qëllimi i këtij projektligji është jetësimi i politikave hapësinore, mjedisore dhe aktivitetve të cilat mund të kenë ndikim në to.

  • 15. A jeni për transparencë të shtuar mbi financat e subjekteve politike?

    Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike ka për qëllim avancimin e legjislacionit aktual lidhur me financimin e subjekteve politike, në funksion të rritjes së transprancës dhe llogaridhënies së subjekteve politike për financat e tyre. Mes tjerash, projektligji përcakton: llojet e kontributeve që mund të pranojnë subjektet politike; kontrollin financiar që zbatohet ndaj donacioneve dhe financave të tyre; sanksionet financiare që aplikohen në rast të shkeljeve; si dhe fuqizohet ndjeshëm roli i Zyrës brenda KQZ-së në kuadër të kontrollit financiar dhe auditimit të financave të subjekteve politike.

  • 16. A jeni për krijimin e një organi të pavarur për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme?

    Qëllimi i këtij ligji është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

  • 17. A jeni për ndryshimit të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare?

    Me anë të këtij projektligji përcaktohet statusi ligjor i komunave, kompetencat dhe parimet e përgjithshme të financave komunale organizimin dhe funksionimin e organeve komunale, marrëdhëniet brenda komunale dhe bashkëpunimin ndërkomunal, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkufitar dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave dhe pushtetit qendror.

  • 18. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private?

    Qëllimi i këtij projektligji është të lehtësoj procedurat juridiko-privatë të cilat i rregullojnë procedurat e njohjes dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe vendimeve të tjera, të shteteve të huaja.

  • 19. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës?

    Qëllimi i kërij projektligji është të krijoj rregullat dhe masat për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, kompetencat dhe organizimin e Autoritetit të Konkurrencës, si dhe procedurat për zbatimin e këtij ligji.

  • 20. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për patentat?

    Qëllimi i këtij projektligji është të përcaktoj kushtet dhe procedurat e kërkuara për regjistrimin e patentës, si dhe të drejtat që zoton pas regjistrimit dhe zbatimit të patentës.

  • 21. A mendoni që duhet të miratohet Projektligji për tokën ndërtimore?

    Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi dhë përcaktimi i kushteve si dhe procedurat që duhet ndjekur për të shfrytëzuar të drejtën e tokës ndërtimore, nga pronësia shoqërore, në pronësi publike apo private.