Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
13/12/2021 | Punë të Brendshme |
Faleminderit, kryetar! I nderuari Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Zoti ministër, Kam një pyetje: Sipas raportit të shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut, gjatë vitit 2020, Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar 1658 ankesa, shifër kjo që ë
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuari Kabinet qeveritar, Të nderuar deputetë, Zoti ministër, Kam një pyetje: Sipas raportit të shoqërisë civile dhe të drejtat e njeriut, gjatë vitit 2020, Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar 1658 ankesa, shifër kjo që është për 15% më shumë se në vitin 2019. Nga 1 658 ankesa, 35% janë dërguar për hetime penale në Departamentin e Hetimeve, ndërsa 65% e tyre u proceduan si çështje disiplinore nga Divizioni i hetimeve të brendshme. Në vitin 2020 janë bërë kallëzime penale në 82 raste të hetuara nga Inspektorati Policor i Kosovës. Nga këto 82 raste, 23 kishin të bënin me keqtrajtim dhe 9 kishin të bënin me dhunë në familje. Zoti ministër, Çfarë politika të veprimit jeni duke ndërmarrë për të ulur këto shifra brengosëse, e që shpesh po i shohim në media? Faleminderit! |
Xhelal Sveçla | Po |
13/12/2021 | Punë të Brendshme |
Ministër, faleminderit për përgjigjen. Desha të bëj një pyetje e cila lidhet prapë me IPK-në, po pak më e përgjithshme është kjo; sa jeni i kënaqur me punën e menaxhmentit të IPK-së, ministër? Pra, në përgjithësi edhe për institucionin. Dy fjali nëse ka
Lexo më shumë
Ministër, faleminderit për përgjigjen. Desha të bëj një pyetje e cila lidhet prapë me IPK-në, po pak më e përgjithshme është kjo; sa jeni i kënaqur me punën e menaxhmentit të IPK-së, ministër? Pra, në përgjithësi edhe për institucionin. Dy fjali nëse ka mundësi. |
Xhelal Sveçla | Po |