Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
04/10/2021 | Punë të Brendshme |
Ky besim e bën këtë institucion shumë të dëshiruar nga ana e të rinjve dhe të rejave të Kosovës. Në çdo konkurs të hapur për pranimin e rekrutëve të rinj, interesimi për të aplikuar është i lartë. Megjithatë, janë raportuar disa raste, në të cilat apliku
Lexo më shumë
Ky besim e bën këtë institucion shumë të dëshiruar nga ana e të rinjve dhe të rejave të Kosovës. Në çdo konkurs të hapur për pranimin e rekrutëve të rinj, interesimi për të aplikuar është i lartë. Megjithatë, janë raportuar disa raste, në të cilat aplikuesit kanë shfaqur shqetësimin e tyre rreth mungesës së vlerësimit dhe përzgjedhjes meritore të rekrutëve të rinj. Pra, i nderuar zoti ministër Mehaj, pyetja është: A është bërë ndonjë vlerësim nga Ministria e Mbrojtjes rreth këtyre shqetësimeve të pretenduara? Faleminderit! |
Ejup Maqedonci | Po |
05/05/2022 | Financa |
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Ju lutem deputetë të opozitës, dëgjojeni se është pyetja me rëndësi, sidomos Ganimete Musliu. Më 1 mars, kryeministri Kurti ka autorizuar Ministrinë e Financave
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar kryeministër, Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Ju lutem deputetë të opozitës, dëgjojeni se është pyetja me rëndësi, sidomos Ganimete Musliu. Më 1 mars, kryeministri Kurti ka autorizuar Ministrinë e Financave, Punë dhe Transfere për hapjen e llogarisë dedikuar për fondin e sigurisë, përmes të cilit mërgatës dhe gjithë qytetarëve u është mundësuar që të kontribuojnë në mbështetjen e Qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Siç dihet, ky fond ka pasur mbështetje të madhe si nga brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Por, për shkak të procedurave rreth transfereve bankare, dhe krijimit të lehtësirave të mërgatës për të kontribuar, ka kërkesa që të hapet llogaria bankare edhe jashtë vendit. I nderuar ministër, Pyetja është: a është duke punuar Ministria e Financave, Punë dhe Transfere në hapjen e llogarisë bankare edhe jashtë vendit, në mënyrë që mërgatës t’i krijohet mundësia më e lehtë për të kontribuar në fondin për siguri. Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
19/05/2022 | Ekonomi |
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës, E nderuar zonjë ministre Hajdari, Pas miratimit të Ligjit nr. 08/L-018 për tregti me produktet e naftës dhe karburantet e ripërtëritshme dhe vendimit
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të nderuar qytetarë të Republikës, E nderuar zonjë ministre Hajdari, Pas miratimit të Ligjit nr. 08/L-018 për tregti me produktet e naftës dhe karburantet e ripërtëritshme dhe vendimit të Qeverisë për caktimin e marzhës së fitimit të tregtarëve me pakicë e shumicë të karburanteve, ministria juaj ka nisur mbikëqyrjen e këtyre rregullimeve ligjore. A mund të na informoni se si është gjendja në terren dhe sa raste të shkeljeve keni evidentuar dhe çfarë natyre kanë ato dhe si do të vijojë më tej mbikëqyrja dhe parandalimi i këtyre abuzimeve? |
Rozeta Hajdari | Po |
16/02/2023 | Arsim |
A keni përcjellë, nëse po zbatohet Udhëzimi Administrativ për ushqyeshmërinë nga DKA-të dhe çfarë mund të ndërmerret që të tejkalohet ky problem, në mënyrë që ushqyerja e fëmijëve të bëhet sipas udhëzuesve nga MASHT-i për planifikimin e ushqyerjes në ins
Lexo më shumë
A keni përcjellë, nëse po zbatohet Udhëzimi Administrativ për ushqyeshmërinë nga DKA-të dhe çfarë mund të ndërmerret që të tejkalohet ky problem, në mënyrë që ushqyerja e fëmijëve të bëhet sipas udhëzuesve nga MASHT-i për planifikimin e ushqyerjes në institucionet parashkollore të Republikës së Kosovës? |
Arbërie Nagavci | Po |
23/02/2023 | Financa |
Vitin e kaluar Ministria e Financave ka ndarë rreth 1 milion euro për projektin e ndërtimit të QKMF-së së re në qytetin e Istogut. Meqë komuna është treguar neglizhente krahas këtij projekti, nga i cili do të përfitonin qytetarët, a mund të informohemi s
Lexo më shumë
Vitin e kaluar Ministria e Financave ka ndarë rreth 1 milion euro për projektin e ndërtimit të QKMF-së së re në qytetin e Istogut. Meqë komuna është treguar neglizhente krahas këtij projekti, nga i cili do të përfitonin qytetarët, a mund të informohemi se mjetet e ndara për projektin a janë kthyer në Thesarin e shtetit, apo komuna i posedon të njëjtat për vazhdimin e këtij projekti gjatë këtij viti? |
Hekuran Murati | Po |
06/04/2023 | Infrastrukturë |
A mund të na informoni se a keni kompani të angazhuar për mirëmbajtjen e kësaj rruge, nëse po, a jeni duke i mbikëqyrur kompanitë se a janë duke e bërë sanimin e këtyre gropave dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge me rëndësi?
A mund të na informoni se a keni kompani të angazhuar për mirëmbajtjen e kësaj rruge, nëse po, a jeni duke i mbikëqyrur kompanitë se a janë duke e bërë sanimin e këtyre gropave dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge me rëndësi? |
Liburn Aliu | Po |
08/02/2024 | Sport |
A mund të na njoftoni rreth këtyre punimeve të projektit të stadiumit ndihmës në Gjilan, kur priten të fillojnë? Dhe, kur pritet që ky projekt të jetësohet?
A mund të na njoftoni rreth këtyre punimeve të projektit të stadiumit ndihmës në Gjilan, kur priten të fillojnë? Dhe, kur pritet që ky projekt të jetësohet? |
Hajrullah Ceku | Po |
06/10/2023 | Shëndetësi |
A është menduar apo a është ndërmarrë ndonjë veprim për një zgjidhje që në të tilla raste keqpërdorimesh sikurse në emërimin e drejtotir të QKMF në Skenderaj dhe të ketë mekanizma që reagojnë?
A është menduar apo a është ndërmarrë ndonjë veprim për një zgjidhje që në të tilla raste keqpërdorimesh sikurse në emërimin e drejtotir të QKMF në Skenderaj dhe të ketë mekanizma që reagojnë? |
Arben Vitia | Po |