Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
13/12/2021 | Ekonomi |
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në seancën e 7 korrikut e kam ngrehur shqetësimin lidhur me projektin e ndërtimit të 273 shtëpive për pjesëtarë të komu
Lexo më shumë
Faleminderit, i nderuar kryetar! I nderuar kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në seancën e 7 korrikut e kam ngrehur shqetësimin lidhur me projektin e ndërtimit të 273 shtëpive për pjesëtarë të komuniteteve joshumicë në Kosovë, projekt i nisur në korrik të vitit 2019 e fatkeqësisht i papërfunduar edhe pse në bazë të kontratës, kontraktori supozohej t’i përfundonte punimet në afati brenda 180 ditë pune. Jemi të vetëdijshëm për shqetësimet reale të ngritura gjatë procesit, ndarja e pamjaftueshme e mjeteve për ndërtimin e një shtëpie, mosrespektimi i kritereve për listën përfituese, presionet politike të përfaqësuesve të asaj kohe, devijimet e tjera të cilat i kemi evidentuar nga vizitat në terren dhe nga bisedat me përfitues. Sidoqoftë, familjet e përfituesve nuk duhet të paguajnë assesi çmimin e këtyre parregullsive. Tash e dy vjet, disa nga këto familje të cilat jetojnë në kushte skajshmërisht të varfra kanë ngelur në qiell të hapur, apo mezi po i mbledhin të hollat për të paguar qiratë. Kjo ngase atyre u ishte premtuar që shtëpitë do t’u realizohej brenda disa javëve, pa hyrë në dimër të vitit 2019. Ne duhet të gjejmë dhe të ndjekim rrugën ligjore për të adresuar parregullsitë, mirëpo nuk guxojmë të lejojmë shtyrjen tutje të këtij procesi. 32 I nderuar ministër Murati, I vetëdijshëm për angazhimin tënd në proces dhe për interesin tënd për përfundimin e procesit të mirë të përfituesve, vlerësoj që është e nevojshme që në këtë fazë t’u kumtohet ngecja dhe progresi i përfituesve nga ana juaj si ministër i linjës. Ku ka ngecur procesi? A ka progres apo rrugëdalje potenciale të ideuar gjatë këtij procesi dhe a kemi hapësirë për një zgjidhje inovative të këtij problemi të cilësuar kaq kompleks? Faleminderit! |
Hekuran Murati | Po |
14/10/2022 | Drejta të Njeriut |
Më 20 maj 2022 Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve e kishte hapur thirrjen “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, thirrje kjo që parashihte përkrahje financiare për OJQ-të dhe mediat që punojnë në kuadë
Lexo më shumë
Më 20 maj 2022 Zyra e Kryeministrit për çështje të komuniteteve e kishte hapur thirrjen “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të komuniteteve në Kosovë”, thirrje kjo që parashihte përkrahje financiare për OJQ-të dhe mediat që punojnë në kuadër të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Në mënyrë që secili komunitet të përkrahet dhe të përfitojë nga kjo mundësi, thirrja kishte specifikuar paraprakisht shumën financiare të ndarë për secilin komunitet proporcionalisht popullatës së tij. Për komunitetin egjiptian ishin të ndara gjithsej 44 232,5 euro për të dyja kategoritë. Sidoqoftë, nga lista përfundimtare e përfituesve të kësaj thirrjeje, të publikuar në shtator, asnjë apo zero organizata, apo media të komunitetit egjiptian janë përfituese. Andaj, e nderuara zëvendëskryeministre Rexhepi, i vetëdijshëm që kjo zyrë udhëhiqet nga dikush tjetër dhe nuk është nën kompetencat tuaja, mirëpo pasi që udhëhiqni me portfolion e 27 çështjeve të minoriteteve, po ju drejtohem për të marrë përgjigje, në qoftë se shqetësimet tona drejtuar juve janë adresuar dhe cila është mundësia që këto gjëra të rregullohen në të ardhmen.
|
Emilija Redzepi | Po |