Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
26/05/2022 | Siguri |
I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, Qeveria e Kosovës është e vendosur për të luftuar grupet kriminale dhe çdo formë të kontrabandimit në vendin tonë. Vullneti p
Lexo më shumë
I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, Qeveria e Kosovës është e vendosur për të luftuar grupet kriminale dhe çdo formë të kontrabandimit në vendin tonë. Vullneti politik është duke u operacionalizuar në funksion të sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Vetëm duke u treguar të pakompromis me elemente kriminale dhe ilegale, ne do të jemi në gjendje që të jemi llogaridhënës ndaj qytetarëve, të cilët na dhënë besimin pikërisht për të bërë të kundërtën e qeverive të kaluara. Ju rikujtoj se vetëm gjatë ditës së hënë në veri të Kosovës, në afërsi të kufirit me Serbinë, nga organet tona të zbatimit të ligjit është zbuluar një laborator për kultivimin e substancave narkotike. Gjegjësisht janë zbuluar mbi 10 mijë fije të drogës marihuanë, të gatshme për t’u shitur në tregun ilegal. Tutje, arganët tona të rendit kanë shkatërruar laboratorin dhe drogën e konfiskuar, vlera e së cilës ka rezultuar diku rreth 6 milionë euro, ndërsa vetëm vlera e pajisjeve është 1,5 milionë euro. Po në të njëjtën ditë në qytetin e Ferizajt organet tona të zbatimit të ligjit shkatërruan laboratorin e drogës sintetike dhe janë konfiskuar mbi 68 kilogramë drogë sintetike. Këto aktivitet në luftë kundër krimit të organizuar janë vazhdimësi e një serie të suksesshme të operacioneve që u zhvillua në muajin prill në Zveçan, me ç’rast në vendin e ngjarjes janë sekuestruar mbi 2 mijë fije të kanabisit. Në anën tjetër, në Mitrovicë dhe Fushë-Kosovë në konfiskimin e 56 kilogramëve substancë narkotike dhe janë shkatërruar shumë rrjete kriminale që operojnë në Kosovë e Shqipëri. Të dashur qytetarë, Aktivitetet kriminale nuk njohin dallime etnike dhe regjionale, veprimet tona në tërë territorin e vendit tregojnë për përkushtimin në zbatimin e ligjeve, pavarësisht të individëve dhe të fortëve. Ata kanë për qëllim ta kthejnë besimin e qytetarëve në organet e rendit dhe Qeveria e Kosovës 5është tejet e përkushtuar që me të gjitha kapacitetet e saja politike, profesionale, logjistike, njerëzore ta luftojë pandalshëm krimin e organizuar dhe kontrabandën në vendin tonë. Për të dhënë një fotografi më të plotë të punës së Qeverisë në luftimin e krimit, më lejoni të ndaj me ju disa të dhëna krahasuese me vitet paraprake. I kemi 550 operacione policore, ose 7,4% më shumë se vitin e kaluar. 134 plane operative ose 103% më shumë se vitin e kaluar, 1 102 bastisje dhe lokale të kontrolluara ose 32,6% më shumë, 54 grupe kriminale janë goditur ose 116% më shumë se vitin e kaluar. Sigurisht se nuk janë vetëm këta numra që flasin, janë një gamë e gjerë e veprimeve të brendshme institucionale, të cilët janë duke rezultuar në një reformë të brendshme në strukturat e sigurisë, e që është në shërbim të vetë interesit të publikut. Vullneti politik tashmë po reflektohet në veprimet individuale të hetuesve dhe zbatuesve, të cilët nuk po i nënshtrohen presione politike sikur të mëhershme, ata vijojnë ta kryejnë punën në mënyrë të papenguar. Megjithatë veprimet e organit të rendit po i pengojnë grupeve kriminale dhe kontrabanduesve. Sulmet që ndodhin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës përbëjnë dëshmi që ligjshmëria po shtrihet në çdo cep të vendit. Sigurisht këto sulme kanë edhe prapavijë tjetër, jo vetëm kontrabandë edhe krim të organizuar, por kanë qëllim të shkaktojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët dhe të destabilizojnë situatën në veri të vendit, po edhe brenda shtetit brenda Kosovës jugore. Megjithatë, të gjitha sulmet e bëra janë proces hetimi dhe autorët e këtyre akteve kriminale do të zbulohen dhe të vije para drejtësisë. Këto aktivitete të organeve të rendit nuk duhet të krijojnë satisfaksion të tepruar tek ne, përkundrazi kërkohet një angazhim edhe më i shtuar në zbatimin e ligjit dhe në përkushtim më i madh kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës si dhe më shumë fonde, mjete, pajisje adekuate për organet e rendit. Faleminderit! |