Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
27/05/2021 | Administratë |
Kryetar, faleminderit!
Paraprakisht ju nuk ishit këtu prezent, por po tentohet, ndoshta nuk e di a është strategji juaja e
mazhorancës që zëri i opozitës, sidomos i deputetëve të mos dëgjohet në temat, të cilat janë
shumë të rëndësishme, tepër të rën
Lexo më shumë
Kryetar, faleminderit! Paraprakisht ju nuk ishit këtu prezent, por po tentohet, ndoshta nuk e di a është strategji juaja e mazhorancës që zëri i opozitës, sidomos i deputetëve të mos dëgjohet në temat, të cilat janë shumë të rëndësishme, tepër të rëndësishme. Edhe nga debati i kolegëve këtu, pa dallim, po shihet sa është e rëndësishme ndërrimi, zgjedhja, emërimi, shkarkimi i një bordi, i cili i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, jo Qeverisë. Edhe pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese e agjencive të pavarura në Republikën e Kosovës. Ju kisha lutur që të respektohet Rregullorja e Punës së Kuvendit, së paku lejimi i zërit të deputetëve në atë, të cilën jemi të mandatuar dhe e kemi besimin qytetar të diskutojmë, të ngremë çështje, për të cilat pajtohemi apo nuk pajtohemi. Paraprakisht, nënkryetarja e Kuvendit nuk na lejoi fjalën, sipas Rregullores e cila na takon. Neni 40 i Rregullores, paragrafi 7, pavarësisht mocionit, temës, diskutimit, mbarëvajtja e punëve në Kuvend, çdo deputet ka të drejtë të diskutimit, mbi të gjitha të një diskutimi, ku po kërkoni me urgjencë të futni në rend dite diçka, e cila është tepër e rëndësishme. Diçka që Kuvendi paraprak nuk ka arritur të nxjerrë raport final për hetimin e procesit të privatizimit. Ejani, çka po flitni këtu tema ad hoc, po pretendoni situata qofshin reale, qofshin hipotetike. Ejani ta bëjmë komisionin hetimor, nëse jeni të gatshëm. Përballini edhe njerëzit tuaj në Vetëvendosje që janë, pjesë e procesit të privatizimit, të tokave, të gurthyesve, edhe shumë e shumë gjëra të tjera. Të gjithëve, pa dallim, qe, unë i pari po e nënshkruaj për proces hetimor të privatizimit nga paslufta, qoftë nga marrja e kompetencave të institucioneve të pavarura të Republikës së Kosovës. Andaj, këto tema mendoj është interes edhe i shumicës, është tepër interes që të debatohen në një mënyrë tjetër, mbi të gjitha, kur kemi të bëjmë me emra, të cilët mund të kemi edhe gjykime a paragjykime a janë pjesë e ndonjë procesi hetimor apo nuk janë. Tri ditë përpara jeni të autorizuar, kryetar, që të shpërndani materialin. Për çka po diskutojmë ne sot? Kush janë ata individë? Ku janë CV-të e tyre? Çfarë raporti do të sjellë komisioni? Çfarë raporti ju si Kryesi, kryetar dhe kryesia do të sillni para Kuvendit, qoftë për raportin a është miratuar apo nuk është miratuar, a do të diskutojmë ne një herë për raportin apo për emrat, edhe cili është procesi i mëtutjeshëm i zgjedhjes edhe i propozimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës? A i keni të gatshëm? I keni pasur të gatshëm para se të shqyrtohet një raport? Ky është gjykimi ynë. Nëse ju e keni përgatitur këtë situatë, domethënë e keni... |
03/06/2021 | Dialog |
Faleminderit, kryesuese!
E pashë të arsyeshme të presim pak mos kryeministri do të jetë prezent në seancë. Ka qenë vizita
e partnerëve, miqve ndërkombëtarë këto ditë dhe sigurisht tema kryesore është dialogu dhe
fokusi në dialog. Po nga ajo çka po rap
Lexo më shumë
Faleminderit, kryesuese! E pashë të arsyeshme të presim pak mos kryeministri do të jetë prezent në seancë. Ka qenë vizita e partnerëve, miqve ndërkombëtarë këto ditë dhe sigurisht tema kryesore është dialogu dhe fokusi në dialog. Po nga ajo çka po raportohet dhe të cilat do të dëshironim të kemi disa pyetje për Kryeministrin e Republikës së Kosovës për takimin e pritur tash me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ishte interes i yni ta dimë se a do të ketë takim tani në qershor dhe eventualisht a janë plotësuar kriteret nga rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe thirrjet e Vetëvendosjes që nuk do të ketë takim pa kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin në Kosovë, pa paguar apo marrë përgjegjësinë për dëmet e luftës dhe pa kthyer të pagjeturit. Nëse do të ketë një takim para tyre, atëherë cila është përgjegjësia apo fjala e dhënë, kërkesat, sulmet, etiketimet në të kaluarën. Besoj që Kryeministri do të vijë, ose do të ketë një përgjigje. Nëse nuk do të ketë takim, atëherë ne mbesim me shpresë se do të mbahen këto fjalë dhe këto premtime do të realizohen para takimit me vazhdimin e asaj që është quajtur politikë e kasapit të Ballkanit, zëdhënësit të Milosheviqit, Aleksandër Vuçiq. |
22/07/2021 | Shërbime Publike |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Kryeministër,
12
Është e udhës të thuhet mirë se ke ardhur, me të vërtetë një kryeministër i vendit, i cili mungon
për një kohë të gjatë, ndoshta duhet ta kishte arsyen e vet, por e paarsyeshme është mungesa e
Qev
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kryeministër, 12 Është e udhës të thuhet mirë se ke ardhur, me të vërtetë një kryeministër i vendit, i cili mungon për një kohë të gjatë, ndoshta duhet ta kishte arsyen e vet, por e paarsyeshme është mungesa e Qeverisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse ju keni shkuar jashtë vendit për dy javë, mendoj që Qeveria është dashur të jetë prezent edhe në Kuvend, por edhe në kryerjen e detyrave, shumëçka çka u thanë këtu, por ndoshta nuk është e tepërt të përsëritet dhe të tregohet çka ka ndodhur për këto dy javë që ju nuk keni qenë prezent. Zoti kryeministër, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë në interes të vendit, por të cilat në të kaluarën janë thënë që janë të dëmshme, janë me afera korruptive dhe nuk mund të procedohen më tutje. E dyta, kryeministër, gjatë kësaj kohe ka ndodhur edhe në aspektin human ngjarjet në Komunën e Deçanit, që ju keni qëndruar larg, po ashtu edhe dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë. E treta, kryeministër, vërshimet u potencua, asnjë qasje e kësaj qeverie, thuajse ka ndodhur në një vend të tretë. E katërta, jo më pak e rëndësishme për demokracinë është organizuar një protestë ndaj ish-kolegëve tuaj dhe ka përfunduar dhunshëm. E pesta, kryeministër, nëse ju kanë treguar, Ministria e Infrastrukturës po tenton të vjedhë paranë publike. Në një ofertë, e cila kushton jo më shumë se 0,06 centë, këta po tentojnë t’ua shesin qytetarëve 5 euro. Nuk e di a të kanë treguar vlerën, shumën, sa automjete në Kosovë dhe si po tentohet të vidhet përmes një shume të vogël, por që e dëmton xhepin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Andaj, kryeministër, e dinë të gjithë, Qeveria është organ kolegjial, është solidar, nuk është autoritar dhe nuk mendoj që duhet të mos ketë adresime në mungesë të kryeministrit. Arsyet ju jepni pse keni munguar kaq gjatë, por nuk arsyetohen të gjitha këto fakte dhe kjo neglizhencë thuajse nuk ka qeveri fare në Republikën e Kosovës. Lutjet tona apo mirëkuptimi ynë konsiston në atë që duhet të jeni të përgjegjshëm, është edhe ligji më i rëndësishëm vjetor, Ligji i buxhetit dhe kryeministri dhe ministrat nuk kanë qenë prezentë në leximin e parë. Kjo tregon mospërfillje ndaj votës qytetare, edhe ju kisha lutur në fund, kryeministër, në aspektin politik dhe partiak, nëse dikush duhet të na kthejë përgjigje, atëherë jeni ju si qeveri, por ju lutem na ruani nga ata, të cilët kanë defiluar në të gjitha partitë politike për të na dhënë përgjigje... |
12/08/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Kabinet qeveritar,
Kryeministër,
Kolegë deputetë,
Do të dukej e pandershme, mbi të gjitha do të tingëllonte subjektive të shprehim kritikat, fyerjet,
etiketimet edhe në aspektin intelektual, profesional, moral, mbi
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kabinet qeveritar, Kryeministër, Kolegë deputetë, Do të dukej e pandershme, mbi të gjitha do të tingëllonte subjektive të shprehim kritikat, fyerjet, etiketimet edhe në aspektin intelektual, profesional, moral, mbi të gjitha, në raport me atë se si është sjellë Lëvizja Vetëvendosje, kryetari Albin Kurti dhe të tjerët në raport me situatën pandemike vitin e kaluar në Republikën e Kosovës. Se si është sjellë dhe çka kanë treguar, apo mbi të gjitha, duke shprehur një lloj arrogance të saj për të treguar diferencim në menaxhimin e pandemisë, një pandemi, një virus i rrezikshëm, i cili e ka përfshirë mbarë globin, jo vetëm Republikën e Kosovës. Në vazhdimësi, me sinqeritetin më të madh kemi insistuar apo, më mirë të themi, kemi shprehur edhe gatishmërinë që sado pak me kontributin tonë të vogël, modest, të japim në vlerësimin e situatës pandemike, por jo të merremi vetëm me krahasime, prapë po e them, me etiketime, fyerje, se ka të bëjë me jetën e njerëzve. Nuk do ta përdorim as sot shprehjen e vdekjeve nga COVID-i, ashtu siç e përdornit ju, vrasje. Është e ulët, është tepër e ulët dhe është fatkeqësi edhe në fjalorin politik. Po, as rritjen e numrit të rasteve të përdorim katastrofë humanitare, për shkak të menaxhimit apo mosmenaxhimit, e gjitha ka të bëjë me qasjen, me angazhimin dhe reflektimin mbi situatën çfarë lëviz lakorja e virusit, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon. Edhe pompoziteti për të vlerësuar se e gjetëm me 781 raste dhe e prumë me 9 raste, ndërsa rritja enorme, katastrofale brenda jave në numrin në 1 mijë raste, me testime dhe pa identifikim të rasteve të kontaktit, situata me të vërtetë është alarmante. Jo pse dëshirojmë, por me të vërtetë është alarmante që mund të përkthehet në humbje të jetës së njerëzve. E kemi lutur dhe prapë e lusim Qeverinë e Republikës së Kosovës t’i kthehet vetvetes dhe realitetit, jo krahasimeve, jo etiketimeve. Një fat i mirë është që e ka dhe ka pasur Republika e Kosovës është mbështetja e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë. Qasja edhe në aspektin rajonal, edhe në aspektin përtej rajonit, duhet të jetë qasja në menaxhimin e situatës pandemike, jo vetëm qasja e mbylljes, e panikut, e mbylljes, e panikut. Kjo nuk tregon rezultat, prapë të rikthen në pikën zero dhe në rritjen e numrit, kurdo qoftë që ka hapje të tepruar dhe pa asnjë kontroll. E kemi thënë, mos i largoni infermierët, mos i largoni inspektorët sanitarë, mos ua ndalni shtesat mjekëve, mos bëni 7 veprime, me të cilat jepni atë pasqyrën se pandemia ka përfunduar në Kosovë. Ju e keni bërë këtë. Ky është gabimi më i madh që njerëzve ua keni dhënë lirinë që nuk ka virus në Republikën e Kosovës, për shkak të Qeverisë së re dhe të menaxhimit të situatës pandemike. Kjo është ndëshkimi dhe gabimi politik, strategjik, menaxherial. Riktheni njerëzit për të menaxhuar raste spitalore. Riktheni mbështetjen për stafin mbështetës dhe stafin profesional shëndetësor. Riktheni inspektorët për mbikëqyrjen e masave të liruara pa asnjë lloj analize. Dhe, pjesa tjetër që ndërlidhet me vaksinimin e popullatës. Po, keni menduar që me vaksinimin e kryeministrit do të ngarendin edhe 50.20% të popullatës të presin në rend për vaksina. I keni mbyllur dyert edhe të shtunave dhe të dielave. Kjo është fatkeqësi, ky është keqmenaxhim, andaj duhet reflektim tjetër. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju ftojmë njerëzisht që t’i riktheheni punës. Vetëm puna dhe përkushtimi e lehtëson menaxhimin e kësaj situate deri në eliminimin e tërësishëm të virusit. Jo në eliminimin politik, dëshiror, as të shtyrjes së bërrylave në raport me ministrat apo me Qeverinë, as në raport me gjuhën që keni përdorur dhe prapë po e them, gjuhë e ulët, morale profesionale, kombëtare, racore dhe të gjitha që i keni përdorur kur ka pasur rritje të lakores së rasteve, ndaj kryeministrit, ndaj koalicionit qeverisës, ndaj situatës dhe, mbi të gjitha, ndaj profesionistëve shëndetësorë. Faleminderit! |
20/09/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Shumë të respektuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
7
Qytetarë,
Kabinet qeveritar,
Do të ishte shumë e mirëseardhur që të fillojmë sesionin vjeshtor me punët që na presin dhe me
detyrat që i kanë dep
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Shumë të respektuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, 7 Qytetarë, Kabinet qeveritar, Do të ishte shumë e mirëseardhur që të fillojmë sesionin vjeshtor me punët që na presin dhe me detyrat që i kanë deputetët e këtij legjislativi. Mbi të gjitha, me përgjegjësitë që t’u shërbejmë interesave të qytetarëve të vendit. Por, fatkeqësisht edhe sot pas një vere të zymtë, pas një vere që la shumë pasoja, ne duhet së paku të shprehim ngushëllimet për të gjithë qytetarët tanë që humbën më të dashurit e tyre në betejën me COVID-19, po mbi të gjitha humbën besimin e shpresën nga papërgjegjësia, nga keqmenaxhimi, më mirë të themi, nga mosmenaxhimi fare i tërësishëm dhe nga heqja dorë e menaxhimit me pandeminë COVID-19. Paralajmërimet tona të sinqerta në muajin qershor dhe në fillim të korrikut, Qeveria jo vetëm që i neglizhoi, por filloi edhe duke u tallur, ashtu siç ishte tallur, ashtu siç kishte përdorur pandeminë vitin e kaluar, ashtu siç kishte tentuar edhe të sabotonte punën e institucioneve shëndetësore, po mbi të gjitha edhe të Qeverisë, në kryerjen e detyrave shtetërore për t’i dalë zot shëndetit publik të qytetarëve tanë. Pikërisht më 2 gusht, kur ishte hedhur alarmi në rajon dhe në mbarë botën se varianti DELTA ka përfshirë masë të madhe në shpërndarjen e infeksionit dhe do të jetë i pranishëm në Kosovë, kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë dolën edhe para këtij Kuvendi, ta them me një gjuhë, ndoshta nuk është edhe shumë etike, duke u krekosur se pandemia ka marrë fund dhe qytetarët mund të ndihen të lirë që të jetojnë dhe të veprojnë pa mbikëqyrje të masave, pa kufizime dhe pa kujdes të veçantë në ruajtjen e shëndetit publik. Çka prodhoi kjo? Kjo prodhoi pasoja të tmerrshme. Këto pasoja u evidentuan edhe në masat e papërgjegjshme. Masat më të papërgjegjshme që do të jenë njollë në institucionet tona, edhe shëndetësore, edhe publike, edhe qeveritare, janë masat e 11 dhe 12 gushtit, kur infeksioni u dhjetëfishua e Qeveria prapë vazhdoi me relaksimin e masave. Largoi punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët në mbikëqyrjen e masave dhe u fsheh diku, ku vetëm këta e dinë, pa e pasur as vëmendjen më të vogël se çfarë po ndodh me humbjen e jetëve të qytetarëve tanë, me stërngarkimin e kapaciteteve spitalore dhe me çka mund të përballeshin edhe profesionistët shëndetësorë. Qeveria u adresua në një formë tjetër. Filloi kritikën për opozitën, kaloi te qytetarët për shkak të mbipopullimit, ose të dasmave, ose aktiviteteve të tjera dhe në fund akuzoi edhe institucionet profesionale shëndetësore. Në fund të fundit, u detyrua për shkak të presionit që ta pranojë gabimin. Por, a e pranoi përgjegjësinë? Jo. Se, njerëzit e papërgjegjshëm nuk mund ta pranojnë përgjegjësinë. Ministri i Shëndetësisë u tregua shumë i papërgjegjshëm, nuk e pranoi përgjegjësinë, por e pranoi gabimin, e gabimi kushton. Këtë gabim do të duhej ta merrte për bazë edhe vetë kryeministri me shkarkimin e këtij ministri të Shëndetësisë, i cili u tregua skandaloz në rajon dhe në mbarë Evropën, duke e bërë Kosovën vendin më të tmerrshëm në ranglistat 8 botërore, në lista të zeza, duke e shndërruar Kosovën në 40-minutësh të vdekjeve dhe humbjeve të jetës së qytetarëve tanë dhe pa asnjë fije dyshimi u zhduk në javën kryesore më të rëndë, kur kishim humbje të jetës së njerëzve, deri në 36 jetë shumë të vlefshme, që pasojat e tyre i bartin së pari familjet, por edhe shoqëria. Të nderuar kolegë deputetë, Është e vërtetë që kërkesa jonë për frontin e përbashkët në luftimin e pandemisë asnjëherë nuk ka reshtur. Kërkesa jonë që qytetarët tanë të vaksinohen edhe nga ajo papërgjegjësia e hedhjes së vaksinave, asnjëherë nuk ka reshtur, por edhe dora jonë që të shtrijmë bashkëpunimin dhe të ofrojmë atë modesti të vogël në tejkalimin e kësaj situate. Mbi të gjitha, dikush duhet të jetë përgjegjës. I nderuar kryeministër, Duke marrë për bazë se edhe shumë shtete të tjera demokratike kanë kaluar me pasojat, por nuk e kanë anashkaluar papërgjegjësinë, ky ministër është treguar i papërgjegjshëm. Andaj, duhet ta shkarkoni dhe të na kërkoni falje publike neve dhe të gjithë familjarëve që kanë humbur jetën nga masat, nga mosmbikëqyrja e masave dhe nga relaksimi... |
04/10/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Më lejoni të potencoj një fakt, i cili përkundër gjendjes së vështirë pandemike, të cilën e ka
kaluar Kosova dy vjetët e fundit dhe po kalon, por ngritjen edhe të vigjilencës së vazhdueshme
që duhet ta kemi sa i përke
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Më lejoni të potencoj një fakt, i cili përkundër gjendjes së vështirë pandemike, të cilën e ka kaluar Kosova dy vjetët e fundit dhe po kalon, por ngritjen edhe të vigjilencës së vazhdueshme që duhet ta kemi sa i përket ruajtjes dhe mbajtjes në jetë të sa më shumë njerëzve nga ky virus i tmerrshëm. Ne jemi në muajin e sensibilizimit që ka të bëjë me luftën kundër kancerit të gjirit. Vitin e kaluar, në fund të vitit është miratuar një rezolutë, e cila e ka obliguar Qeverinë e Republikës së Kosovës që të përmbushë disa specifika, të cilat fillojnë nga identifikimi dhe parandalimi i hershëm, por edhe ngritja e kapaciteteve të domosdoshme dhe të nevojshme që motrat dhe nënat tona në Kosovë të ndihmohen në aspektin shëndetësor. Numri i personelit në Onkologji mendoj që është i pamjaftueshëm dhe qeveria duhet ta ketë në vëmendje, sidomos tash kur të fillojë edhe hartimi apo draftimi i buxhetit për vitin e ardhshëm, sepse nuk e kemi dëgjuar këto ditë fare një qasje produktive, ta quaj, sa i përket kësaj sëmundje të vështirë. Është thënë dhe është kërkuar që duhet të kemi mamograf për të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe do ta ngremë këtë çështje dhe si deputetë të kësaj legjislature, njëherësh të sigurohen edhe medikamente për trajtim të kancerit të gjirit dhe ajo që është tepër e domosdoshme, sigurimi i protezave për shumë nga ato nëna dhe motra, të cilat nuk mund t’i sigurojnë. Esenca mbetet gjithmonë te edukimi dhe identifikimi i hershëm, nuk po e dëgjojmë dhe duhet një bashkëpunim edhe me shoqëritë, organizatat që merren me këtë temë, por mbi të gjitha ka të bëjë me sensivitetin që ka shoqëria jonë dhe absolutisht Kuvendit duhet ta luajë rolin e rëndësishëm që ka. Unë thërras Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Kryeministrin që ta trajtojë në mënyrë të veçantë këtë pjesë, por besoj që edhe deputetët, sidomos këta që merren me pjesën buxhetore që kjo rezolutë ta gjejë implementimin e saj jo vetëm në këtë muaj, si muaj i ndërgjegjësimit, por si diçka e domosdoshme për t’i ndihmuar shoqërisë tonë. Faleminderit! |
25/11/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Kryeministër,
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Sot kur pothuajse i gjithë rajoni është përfshirë në një rritje të numrit të rasteve me COVID-19
dhe po ashtu vendet evropiane kanë marrë masa kufizuese p
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, Kabinet qeveritar, Sot kur pothuajse i gjithë rajoni është përfshirë në një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 dhe po ashtu vendet evropiane kanë marrë masa kufizuese për të parandaluar një valë të re të infeksionit, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë duket që po e kalon këtë situatë sikurse Kosova është imune nga pandemia dhe nuk po ndodh asgjë. Këtë qasje mashtrimi dhe vetëkënaqësie e kemi parë në fillimverën e këtij viti, kur u krijua përshtypja nga deklarimet dhe veprimet e kësaj Qeverie dhe të Ministrisë së Shëndetësisë se virusi është mundur, e me moton se ne jemi tash në Qeveri. Me këtë rast ndodhi rritja enorme e numrit të të infektuarve e fatkeqësisht në kulmin e shtimit të këtij numri ministri i Shëndetësisë, në kundërshtim me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe logjikës së mbrojtjes nga infeksioni vazhdoi lirimin e masave, shtimin e grumbullimit të njerëzve, e kjo papërgjegjësi shkaktoi numër të madh të infeksionit, e si pasojë edhe numër rekord të vdekjeve të qytetarëve tanë. Kolegë deputetë, Qeveri e respektuar, 10 Kjo situatë duket që është duke shkuar në përsëritje, kur nuk po shohim një angazhim, plan, strategji apo prioritet të ruajtjes së shëndetit publik si dhe ndërmarrjet e masave parandaluese për të mos përsëritur një situatë të tillë fatkeqësie. Menaxhimi dhe vendimmarrja nuk bëhet duke u ankuar, shpifur dhe imagjinuar situata, të cilat kërkojnë të gjejnë fajtor në të kaluarën. Çdo veprim pothuajse deri tani është mashtrim, demagogji dhe pa dituri e kësaj Qeverie, e cila reagon në afekt, panik dhe vetëm kur ka pasoja. Kur u larguan punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët, thanë se s’ka nevojë se kaloi pandemia. Kur u ndalën shtesat dhe përkrahjen buxhetore për mjekët dhe stafin shëndetësor, na thanë se do të sjellim ligjin e pagave. Asnjëra nuk ndodhi, përpos injorim i punës, situatës dhe progresit në shëndetësi. Sot nga këto veprime kemi greva dhe protesta të këtij sektori,. Ndërsa ligji për pagat është vetëm në nivel diskutimi, pa ide dhe zgjidhje të shpejtë. Andaj, ftoj urgjentisht që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrë masa adekuate konform paralajmërimeve të OBSH-së dhe gjendjes në rajon e Evropë. Të mos neglizhojë situatën e të kemi pasoja të pariparueshme. Gjithë këto ditë dëgjojmë për mungesë të barnave nga lista esenciale, mungesë të insulinës si dhe shumë gjërave më elementare për pacientët tanë. Andaj, kjo qasje është e patolerueshme dhe duhen intervenime urgjente. Gjithashtu dialogu duhet të gjejë mirëkuptim me mjekët dhe infermierët, përndryshe injorimi i tillë është shtytje për greva dhe me këtë pasojnë pacientët tanë kudo në Kosovë. I nderuar kryeministër, Nuk mund të vazhdoni me papërgjegjësinë tuaj dhe fajtor për paaftësinë tuaj dhe të Ministrisë së Shëndetësisë të fajësoni popullin dhe të tjerët. Duhet ndërmarrë masa, veprime konkrete në ruajtjen e shëndetit publik. Faleminderit! |
24/12/2021 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit!
Ministra prezentë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në fillim të mandatit tim si ministër i Shëndetësisë u ballafaqova me një kërkesë të ndërprerjes
së punimeve në Spitalin Pediatrik Ki
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Ministra prezentë, Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Në fillim të mandatit tim si ministër i Shëndetësisë u ballafaqova me një kërkesë të ndërprerjes së punimeve në Spitalin Pediatrik Kirurgjik, i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe nga ata që ishin duke e ndërtuar këtë spital. Kërkesa ishte që për nëntë muaj ishin ndërprerë punimet dhe arsyetimi i vetëm ishin punë inatesh politike, xhelozi me individë të caktuar, ku u prolongua ndërtimi i këtij spitali. Kjo u zhbllokua, ecën punët, spitali dukej se ishte drejt përfundimit. Kolegë deputetë, Diku katër muaj më parë e pamë mënyrën populliste të stilit që e ka kjo Qeveri, bashkë me presidenten, ministrin dhe shumë aktorë të tjerë nga pozita, duke bërë përurimin e këtij spitali, duke mos folur asnjë fjalë për të kaluarën, së paku edhe duke mos falënderuar, pothuajse në mënyrë periferike edhe investuesit, ndërsa spitali sot akoma qëndron i mbyllur. Kjo papërgjegjësi i dëmton fëmijët tanë, i lejon ata që kanë qëllime të këqija që t’i referojnë këto raste për trajtim jashtë vendit dhe e dëmton shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës. E ftoj ministrin e Shëndetësisë, nëse ka momentum të kapjes së gjërave në mënyrë graduale, po kjo është më imediate krahas jo vetëm asaj që të gjithë po tentojmë, ose të gjithë po tentojnë luftimin e pandemisë, por edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës. Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës.Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës.Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës.Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës.Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës. Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës. Mbyllja e këtij spitali apo qëndrimi i mbyllur i këtij spitali për arsye teknike është papërgjegjësi e madhe, është tepër papërgjegjësi dhe duhet të kërkohet përgjegjësi nga ata që e kanë këtë 15 përgjegjësi, që ta funksionalizojnë këtë spital. Andaj, bëj thirrje nga këtu, që sa më shpejt, jo për arsye teknike, as financiare, sepse edhe kjo Qeveri prapë e ka rritur koston buxhetore për trajtim jashtë vendit, ndërsa i ka ulur shpenzimet në shërbime, në furnizime, por edhe në barna. Kjo është tepër e papërgjegjshme, andaj një spital i tillë i ndërtuar me standardet më të mira ndërkombëtare, me kosto pothuajse mbi 22 milionë, për katër muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje se kur do të funksionalizohet. Kjo tregon keqmenaxhimin, por edhe papërgjegjësinë që të mbajnë veprime konkrete në shërbim të shëndetit të qytetarëve, sidomos të fëmijëve tanë që kanë nevoja të mëdha në Republikën e Kosovës. |
09/02/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!
Në emrin tim personal, kësaj radhe, edhe për ta reduktuar kohën, më mirë në mungesë të pranisë
së Qeverisë. Ishte njëlloj arsyetimi paradite, që ishte shpejt e njoftuar, por pasdite ku është
ministri i Shëndetës
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit! Në emrin tim personal, kësaj radhe, edhe për ta reduktuar kohën, më mirë në mungesë të pranisë së Qeverisë. Ishte njëlloj arsyetimi paradite, që ishte shpejt e njoftuar, por pasdite ku është ministri i Shëndetësisë? Po shihet qartë që kjo logjikë e menaxhimit on line të pandemisë, pa një strategji të qartë, apo më mirë të them, për mungesë fare të menaxhimit, akoma po vazhdojnë pasojat që janë shumë të mëdha në humbjen e jetës së njerëzve dhe në shpërndarjen e infeksionit. Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Duhet ta shtojmë kujdesin personal, sepse Qeveria nuk është e aftë. Asnjë masë me efekt parandalimi nuk po përdor dhe pothuajse pa asnjë mbikëqyrje. E di që dikush kënaqet me statistika të zeza, por më lejoni t’ju theksoj, ose t’ju vë në vesh së paku që nga 1 shkurti deri më sot janë infektuar 16 550 qytetarë, ndërsa nga 1 shkurti për shkak të këtij virusi kanë humbur jetë 43 qytetarë të Republikës së Kosovës. Dhe, kjo duket se është periferike për ministrin e Shëndetësisë, për Qeverinë. Masat kufizuese u treguan se janë marrë, në atë që e kemi potencuar, në afekt, ose në panik dhe efekti pothuajse është zero. Çdo ditë dëgjojmë komunat dhe institucionet vartëse se kanë mungesë të koordinimit të përbashkët dhe kjo është vërejtja kryesore, duke filluar edhe për masat, edhe për zhvillimin e procesit arsimor, e kjo ka shkaktuar probleme të mëdha, sidomos për profesionistët shëndetësorë dhe, mbi të gjitha për mësimdhënësit dhe fëmijët kudo që janë në shkollat tona. Tri doza kërkon për shqiptarët rreth e rreth Kosovës, ndërsa nuk është në gjendje që dozën e tretë ta evidentojë në certifikatat e vaksinimit për qytetarët e vet, diçka që është teknike dhe është absurde që qytetarët të ankohen pse nuk janë në këto evidenca. Gjurmim dhe ndjekje të infeksionit nuk ka fare. Respekt për profesionistët shëndetësorë nuk ka fare. Atë që e tha edhe kolegu, janë obliguar të shkojnë pas pesë ditësh me infeksion, të pavërtetuar si të përfunduar dhe kjo ka shkaktuar problematika të mëdha në menaxhimin e punëve ditore. Me një fjalë, Qeveria ka hequr dorë nga menaxhimi i pandemisë. E kemi thënë në nëntor të vitit të kaluar, në dhjetor, janari mbi 40 000 persona kanë rezultuar pozitivë, shumë humbje të jetës së njerëzve dhe kjo po vazhdon edhe në muajin shkurt, fatkeqësisht, ku vetëm në këto ditë, e potencoj, më shumë se 40 qytetarë e kanë humbur këtë betejë... (Ndërprerje nga regjia) |
14/07/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit kryetar i Kuvendit!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kryeministër,
Të gjithë ju të pranishëm,
Kosova gjatë ditëve të fundit është duke u përballur edhe me rritje të jashtëzakonshme të numrit
të të infektuarve me virusin dhe duke u bazuar n
Lexo më shumë
Faleminderit kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Kryeministër, Të gjithë ju të pranishëm, Kosova gjatë ditëve të fundit është duke u përballur edhe me rritje të jashtëzakonshme të numrit të të infektuarve me virusin dhe duke u bazuar nga informatat që vijnë nga profesionistët 13 shëndetësorë, numri i të infektuarve shumë më i madh me këtë variant, mirëpo numri i testimeve është shumë i vogël. Vetëm në ditët e fundit kishim më shumë se dyzet për qind të rasteve pozitive nga numri i të testuarve dhe kjo është tepër shqetësuese. Kjo Qeveri me paaftësinë e saj është shndërruar në fenomen të veçantë. Sektorin e shëndetësisë tenton ta menaxhojë online, ashtu që nuk e ka bërë askush në një Qeveri e cila do të duhej të ishte pranë qytetarëve dhe pranë personelit shëndetësor, e cila më së paku duket që është pranë dhe asnjë kujdes ndaj pacientëve. Ata nuk shihen në terren dhe kjo është parë në vazhdimësi, ku në kohën e kësaj Qeverie janë thyer të gjitha rekordet e zeza në botë, si për nga numri i të infektuarve, ashtu edhe për nga numri i viktimave, dhe asnjë deklarim, asnjë shqetësim, por një gjë e tillë mund të na përsëritet prapë nëse nuk ka masa dhe nëse nuk ndërmerren masa të caktuara. Është kjo Qeveri që po dëshmon dhe ka dëshmuar mungesë respekti, vlerësimi dhe motivimi për punën e profesionistëve shëndetësorë. Pas saj e kësaj është largimi i profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit si kurrë më parë. Kjo Qeveri nuk duket me asnjë veprim konkret në parandalimin e këtij fenomeni. I nderuar kryeministër, Sektori i shëndetësisë nuk udhëhiqet pa plan dhe pa program. Pasojat ditëve të fundit janë të tmerrshme në çdo aspekt, në çdo sektor të shëndetësisë. Ju duhet ta dini që listat e pritjes në klinika janë shndërruar në ankth për qytetarët dhe pacientët tanë. Mungesë ekstreme e barmave dhe raste të cilat presin me trajtim me vite. Klinika e Onkologjisë është përfshirë nga uji, menaxhmenti aty nuk jep përgjegjësi, aparatura milionëshe janë dëmtuar, pacientët kanë mbetur pa shërbime, ndërsa ministri sillet poshtë dhe lart dhe nuk e ka kuptuar akoma që është ministër i shëndetësisë, por akoma mbetet një turist në këtë Qeveri. Kjo Qeveri duhet t’i rikthehet prioriteteve në sektorin e shëndetësisë dhe duhet ta sanojë këtë gjendje. Andaj, kështu po dëmtohet shëndeti, po dëmtohet mirëqenia qytetarëve, me këtë rast po dëmtohet edhe ekonomia. Ju lutemi që të ndërmerrni masa. Mos vazhdoni me këtë padrejtësi ndaj qytetarëve. Mblidhni mend, po i qoni qytetarët dhe këtë vend poshtë. Nuk po e ruani shëndetin dhe po e dëmtoni shëndetin publik dhe me këtë rast dëmtohet Kosova në tërësi. Faleminderit! |
07/07/2022 | Infrastrukturë |
Faleminderit, nënkryetare!
Pak a shumë në vazhdën e asaj që e tha kolegu parafolës, edhe pse Kosova është e përgjithshme
për neve dhe interesi i qytetarëve duhet të jetë për të gjithë në mënyrë të barabartë.
Shqetësimi i njëjtë ka të bëjë me magjis
Lexo më shumë
Faleminderit, nënkryetare! Pak a shumë në vazhdën e asaj që e tha kolegu parafolës, edhe pse Kosova është e përgjithshme për neve dhe interesi i qytetarëve duhet të jetë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Shqetësimi i njëjtë ka të bëjë me magjistralen për Pejë, një ndër arteriet më të ngarkuara, ta quaj ashtu shprehimisht, edhe me numër të konsiderueshëm të banorëve që duket tashmë kanë mbetur në geto nga mosarritja e kompromisit apo dakordimit qoftë ajo që është quajtur “autostrada e Dukagjinit” apo edhe rregullimi, zgjerimi i magjistrales për Pejë. Po e shfrytëzoj prezencën e ministrit këtu, se ka dy vjet të kësaj qeverie që nuk kemi parë ndonjë angazhim në këtë drejtim, përpos aksidenteve që ato janë të ditura tash dhe ngarkesa edhe problemeve që shfaqen në këtë rrugë. Interesimi ynë kryesor ka të bëjë me atë pjesë ose zhvillimin e turizmit të asaj pjese, e cila tash edhe në këtë vështirësi kohore, të cilën po kalojnë qytetarët, gjendjen ekonomike, do të ishte shumë më e favorshme që ajo të zgjerohet dhe të shfaqet një interesim edhe i zonave të tjera, por edhe i shtetasve të tjerë përreth që ta vizitojnë qoftë edhe Rugovën, qoftë edhe zonën e Deçanit. Andaj, i nderuar ministër, kjo po shkakton varfëri, ta quaj, më mirë shprehimisht, sepse njerëzit ikin në vende të tjera, po ikin edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, ndërsa natyra të cilën e ka falur Zoti atje është më e mirë, pajtohemi dhe thërrasim të gjithë këtu që është më e mirë edhe më e përshtatshme që ata qytetarë, ata banorë atje ta shfrytëzojnë në interes ekonomik të tyre, por edhe në interes privat, pas që janë banorë rezidentë. Nuk e di pse kjo po ndodh, janë shfaqur edhe dyshime që ka pasur inate politike nga e kaluara. 12 Në raport me autostradën, ju kisha lutur që ta keni në vëmendje dhe të kemi edhe një pasqyrim ose një rezultat, ose një përgjigje nga ana juaj se çka po ndodh me magjistralen për Pejë, pa anashkaluar edhe Deçanin dhe deri në Gjakovë, ose ndërlidhja që bëhet me Prizrenin dhe me autostradën atje. Është interes i veçantë, nuk është interes politik mendoj, por mendoj që është interes i më shumë se gjashtëqind mijë banorëve atje që të kenë qasje dhe të kenë lëvizje më të lirë, më të pushtetshme. Mos të harrojmë se plotë gojën e kemi edhe mërgatë, e kemi edhe mirëseardhje, por atyre po u vështirësohet shumë, po edhe sidomos qytetarëve rezidentë që janë këtu, për shkak të papërshtatshmërisë që ofron kjo rrugë. Andaj, thirrja jonë është që të kemi një vëmendje dhe të kemi edhe një përgjigje se çka po ndodh me këtë. |
26/05/2022 | Shëndetësi |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Desha ta ngre një shqetësim, i cili ka disa ditë në Republikën e Kosovës që më shumë se 1 200 profesionistë shëndetësorë, staf mbështetës dhe personel i ang
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Të nderuar kolegë deputetë, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Desha ta ngre një shqetësim, i cili ka disa ditë në Republikën e Kosovës që më shumë se 1 200 profesionistë shëndetësorë, staf mbështetës dhe personel i angazhuar në menaxhimin e pandemisë kanë mbetur pa paga tash e tre muaj. 6Çka është edhe më e keqja, kanë mbetur edhe pa përgjigje zyrtare vetëm në ato rrugë joformale, e tash ka humbur edhe adresa e Ministrisë së Shëndetësisë edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Puna e tyre me përkushtim, pa pushim, edhe ditëve të vikendit me menaxhim efikas me mburrje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sidomos në procesin e vaksinimit dhe tash me injorim ndaj tyre tregon paaftësinë po mbi të gjitha tregon edhe mashtrimin që u bëhet gjithë atyre, të cilët dëshirojnë që punën e tyre ta kryejnë me nder dhe përgjegjësi më të lartë. Andaj, edhe në seancën e kaluar iu kemi drejtuar me pyetje ministrit të Financave, i cili këtu mburrej për shpërndarjen e milionave dhe menaxhimin e mirë të parasë publike, por nuk kishte përgjigje se pse këta nuk janë paguar dhe nuk po paguhen tash e tre muaj. Çka është më e keqja, ata deklarojnë se kanë marrë përgjigje se kontratat e tyre thuhet që janë edhe të paligjshme, nga kush janë nënshkruar, kush është përgjegjësi, i cili ka nënshkruar dhe cila është përgjegjësia e atij individi, sidomos pjesa administrative. E dyta ka të bëjë që në Kosovë trajtimi i pacientëve tash ka kaluar në degradim, rastet e larta të pritje apo numri i lartë për pritje për të marrë shërbime është shqetësues jo vetëm për qytetarët, për pacientët, por për të gjithë ata të cilët mendojnë dhe së paku kanë pritur të jenë në rend të marrin trajtime në institucionet tona publike. Këtu duke se është një lojë ose një prapavijë që të ketë favorizim të atyre jashtë spitalore, që nënkupton edhe në private, për të cilat asgjë nuk kam kundër, por sidomos në trajtimin jashtë vendit. Po ashtu asnjë përgjigje pse bordi për trajtim jashtë vendit jashtëspitalor ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka ndonjë përgjegjësi në këtë aspekt nga të dyja palët dhe pse akoma fondi për sigurime shëndetësore funksion pa bord dhe aty derdhen miliona e miliona pa përgjigje, të cilat vërejtje i ka dhënë edhe Auditori Gjeneral i Republikës së Kosovës. E thërrasim Ministrinë e Shëndetësisë, ministrin e Shëndetësisë, Qeverinë e Republikës së Kosovës të kthehen në përgjegjësi të kryerjes së detyrave. Besojmë dhe shpresojmë që pushimet e gjata kanë mbaruar dhe sado pak ta ndiejnë një përgjegjësi para këtij Kuvendi, para qytetarëve, po mbi të gjitha, para mjekëve, infermierëve dhe stafit profesional, të cilët me nderë dhe përkushtim mundohen t’i kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit dhe sipas normave humane, ata të cilët i mbizotërojnë në punën e tyre. Faleminderit! |
28/04/2022 | Energji |
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Në fakt, ndoshta ndonjëherë edhe prej së keqes krijohet njëfarë imunizimi, ose një tendencë që t’i mbulojmë skandalet, të cilat nuk janë interes, jo i individit, ose i një qeverie, po i vetë shtetit të Republikës së Koso
Lexo më shumë
Faleminderit, kryetar i Kuvendit! Në fakt, ndoshta ndonjëherë edhe prej së keqes krijohet njëfarë imunizimi, ose një tendencë që t’i mbulojmë skandalet, të cilat nuk janë interes, jo i individit, ose i një qeverie, po i vetë shtetit të Republikës së Kosovës. Është e vërtetë që atë që po e quajnë “hibride”, mua m’u kujtua që këto bateritë e makinave hibride janë unike, sepse vetëmbushen, domethënë karikohen nga brenda dhe nuk kanë nevojë për ndonjë kabllo nga jashtë. Siç duket, edhe kontoja e eksponentit të së majtës është mbushur nga brenda, që nënkupton nga mafia e energjisë, ose nga mafia energjetike siç po quhet në vazhdimësi. Nëse tentohet të mbulohen këto fakte, ose të hidhen në periferi, atëherë do të dëmtohet vetë Republika e Kosovës. Këto dyshime duhet të sqarohen, pa dashur të ngarkohet askush, por fjala e dhënë nga presidentja e vendit dhe nga kryeministri i Kosovës duhet të çohet deri në fund. Nuk e kemi luksin që ne të lejojmë përfaqësues të shtetit tonë të na përfaqësojnë me bllokim të xhirollogarive të tyre në shtetet fqinje, me transaksione të dyshimta, me konsulenca fiktive dhe të 11cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës. Po ju amnistojmë juve si Lëvizje Vetëvendosje, nuk po e përmend që është pjesë e juaj, por po them që një njeri që përfaqëson Kosovën, na përfaqëson të gjithëve, ai nuk e përfaqëson një qeveri, por atje paraqitet si përfaqësues i Republikës së Kosovës. Andaj, nuk e kemi nevojën të shndërrohemi ne në hapësira eksperimentale, në kuptimin e asaj dhe të bëhemi pjesë e atyre që quhen “mafi energjetike”, për asnjë arsye, qoftë ajo shoqërore, ose të trashëgimisë politike, ose të së kaluarës, çfarëdo qoftë, mund të jetë edhe shumë e ndershme, ose e pandershme, por derisa nuk kemi Ligj të lustracionit, këtu po del që shumë njerëz e kanë të kaluarën të dyshimtë dhe lidhjet e tyre mund të çojnë edhe deri te lidhje të dyshimta me shërbimet sekrete serbe, edhe në të kaluarën, edhe në të tashmen. Andaj, institucionet tona të sigurisë duket se kanë dështuar në këtë kuptim. Ne presim përgjigje konkrete dhe nuk duhet të lejohet të dëmtohet imazhi i Kosovës dhe institucioneve tona në përgjithësi. Njeriu i apostrofuar, më e pakta do të ishte dorëheqja, t’i jepet mundësi sqarimi dhe të eliminohen dyshimet, të faktohen. E merr përgjigjen penale, nëse është i përfshirë... |