Data | Sektori | Çështja |
---|---|---|
24/06/2021 | Kulturë |
I nderuar kryetar!
Kabinet qeveritar,
Kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot komuniteti egjiptian në Kosovë dhe rajon feston 24 Qershorin - ditën memoriale të tyre. Kjo
datë ngërthen në vete përpjekje shumëvjeçare të vepr
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! Kabinet qeveritar, Kolegë deputetë, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Sot komuniteti egjiptian në Kosovë dhe rajon feston 24 Qershorin - ditën memoriale të tyre. Kjo datë ngërthen në vete përpjekje shumëvjeçare të veprimtarëve të kauzës së mbrojtjes së identitetit etnik të egjiptianëve nga Kosova e Ballkani, të cilat u finalizuan në formën e një organizimi të parë politik më 24 qershor 1990, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Edhe këtë herë, kjo kremte e gjen komunitetin egjiptian në një situatë të pafavorshme socioekonomike e me problematika të shumta jetësore, të cilat u grumbulluan ndër vite si pasojë e neglizhencës politike për t’i adresuar drejt dhe barabartë. Për më tepër, komuniteti egjiptian vazhdon të jetë i vetmi komunitet të cilit i mohohet dita memoriale në bazë të Ligjit në fuqi për festat zyrtare. Andaj, duke besuar në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës, së bashku me përkrahjen e disa kolegëve deputetë, ne kemi iniciuar edhe këtë vit plotësimndryshimin e Projektligjit për festat zyrtare, me ç’rast kjo e drejtë e mohuar e kësaj kategorie kushtetuese besojmë që këtë herë do t’i realizohet. Shpresojmë që qershorin e ardhshëm, përveç sfidave, të diskutojmë edhe sukseset dhe progresin e komunitetit egjiptian dhe të gjithë shoqërisë kosovare, në përgjithësi. Me këtë rast, shfrytëzoj edhe rastin që gjithë komunitetit egjiptian në Kosovë t’i uroj Ditën nacionale të 24 Qershorit. |
07/07/2021 | Infrastrukturë |
I nderuar kryetar!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë dhe,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në vitin 2019, me kërkesë të disa deputetëve Qeveria e atëhershme kishte marrë një vendim për
ndërtimin e 273 shtëpive për
Lexo më shumë
I nderuar kryetar! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë dhe, Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në vitin 2019, me kërkesë të disa deputetëve Qeveria e atëhershme kishte marrë një vendim për ndërtimin e 273 shtëpive për komunitete, në mënyrë që të zbusë sadopak problemin e banimit te këto komunitete. 3 milionë e 133 mijë e 275,60 euro ishin ndarë për ndërtimin e këtyre shtëpive, punimi i të cilave parashihej të niste më 11 korrik të vitit 2019. Në bazë të kontratës së nënshkruar, procesi i punës do të zgjaste gjashtë muaj apo 180 ditë pune. E sot, 2 vjet nga fillimi i këtij procesi, sipas raporti të ministrisë së linjës, vetëm 30 shtëpi nga 273 janë të gatshme për pranim teknik. E, për më tepër, ky proces devijoi rrugës, duke filluar nga tenderimi, ku për ndërtimin e një shtëpie shuma ishte zvogëluar në 11 mijë e 477 euro e 20 cent, shumë kjo e pamjaftueshme që ndërtimi të shkojë deri në fund. Për më tepër, gjatë procesit janë ngritur dhe zëra për mosrespektim kriteresh për listën e përfituesve nga presionet politike të deputetëve të atëhershëm, me ç’rast çojnë në dyshime reale për manipulime të listave. Shqetësime të bazuara dhe vonesa e këtij procesi për kaq kohë formojnë bazë reale për formimin e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të mbikëqyrte këtë proces dhe të gjitha procedurat 13 e mbarëvajtjes së këtij procesi, në mënyrë që të kuptohet pse ka ardhur te këto vonesa dhe t’i shpërfaqë të gjitha parregullsitë potenciale që mund të ekzistojnë. Familjet përfituese nuk duhet të paguajnë çmimin e parregullsive dhe të rrezikojnë të mbeten edhe një dimër pa shtëpi. Për më tepër, ne kemi probleme të shumta të banimit, nga të cilat duhet të merremi, e jo të bllokohemi në vetëm një proces për vitet të tëra. E kemi rastin e gjashtë familjeve nga komuna e Istogut, të cilat rrezikojnë të mbeten nën qiellin e hapur si pasojë se Komuna e Istogut ka marrë vendim të rrënojë ndërtesën e ish-burgut të Gjurakocit që shërbente si strehimore për këto familje, e probleme të shumta që kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të Qeverisë së Kosovës. Andaj, i bëj thirrje Qeverisë, gjegjësisht ministrit Murati, që të prioritetizojë në agjendën e tij këtë proces, e potencialisht ta përfundojmë deri në fund të vitit. Faleminderit |
22/07/2021 | Infrastrukturë |
: I nderuar kryetar Konjufca!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Kryeministër Kurti,
Të nderuar deputetë,
13
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Dëshiroj të rikthej në diskursin parlamentar dhe po ashtu, të ngre në vëmendjen e ministrit
Liburn
Lexo më shumë
: I nderuar kryetar Konjufca! I nderuar Kabinet qeveritar, Kryeministër Kurti, Të nderuar deputetë, 13 Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Dëshiroj të rikthej në diskursin parlamentar dhe po ashtu, të ngre në vëmendjen e ministrit Liburn Aliu një problematikë dekadëshe, e cila është diskutuar edhe më herët në legjislaturat e kaluara, mirëpo që fatkeqësisht asnjëherë nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje permanente, edhe pse shumë qeveri lokale dhe qendrore janë ndërruar. Bëhet fjalë për stacionin transfer të mbeturinave në Gjakovë, gjegjësisht në lagjen Ali Ibra, stacion transfer ky në letër, ngase për tash e shumë vjet është shndërruar në një deponi, ku sipas kompanisë rajonale të pastrimit Çabrati në ditë në këtë deponi derdhen rreth 100 tonë mbeturina. Djegia e kohëpaskohshme e mbeturinave e shndërron frymëmarrjen e lirë të qytetarëve të Gjakovës në një luks të papërballueshëm, edhe pse kjo problematikë është ngritur ndër vite, inferioriteti dhe neglizhenca e institucioneve karshi kësaj çështje është e paparë. Mungesa e vullnetit politik për zgjidhjen e një problematike kaq substanciale shoqërore, e cila e kanos drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, është e paimagjinueshme. Në korrik të vitit të kaluar qeveria asokohe kishte ndarë rreth 400 mijë euro për zgjidhjen e kësaj problematike, efekt i së cilës është larg të dëshiruarës sot. Ne edhe në atë kohë kishim ngritur shqetësimet tona se kjo shumë, duke marrë parasysh akumulimin e mbeturinave ndër vite, është e pamjaftueshme. Rreth 200 familje, të cilat jetojnë në lagjen Ali Ibra, ekspozohen direkt ndaj rreziqeve të shumta mjedisore e shëndetësore, rreziqe këto që janë edhe të dokumentuara nga studime të shumta të publikuara. Këto familje jetojnë në një ambient, i cili ndër vite ka akumuluar për më shumë se rreth 600 mijë tonë mbeturina, të dhëna këto sipas kompanisë rajonale të pastrimit Çabrati në Gjakovë. Unë po besoj që në këtë çështje kaq vitale për qytetarët e Gjakovës, do të gjej edhe përkrahjen e deputetëve të zonës, të Komisionit për Mjedis e të gjithë aktorëve të tjerë relevantë që së bashku me autoritetet lokale edhe qendrore t’i jepet fund një herë e përgjithmonë një fenomeni kaq të dëmshëm shoqëror. Kjo problematikë është mjaft komplekse, ngase inkorporon në vete edhe barriera juridike e procese gjyqësore, andaj bashkëpunimi i të gjithë neve është i nevojshëm. Faleminderit! |
19/05/2022 | Drejta të Njeriut |
Faleminderit, e nderuar kryesuese! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në diskutimin tim të parë parlamentar si deputet i Republikës së Kosovës, në prezantimin e programit qeverisës,
Lexo më shumë
Faleminderit, e nderuar kryesuese! I nderuar Kabinet qeveritar, Të nderuar kolegë deputetë, Shumë të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Në diskutimin tim të parë parlamentar si deputet i Republikës së Kosovës, në prezantimin e programit qeverisës, ndër të tjera kam kërkuar që në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve Qeveria të ketë angazhim maksimal në adresimin institucional të diskriminimit dhe racizmit, po më së pari funksionalizimit dhe pastaj fuqizimit të mekanizmave përkatës, të cilët do të krijonin infrastrukturën e nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e drejtë dhe efektiv të këtyre fenomeneve negative, të cilat për fat të keq akoma po na përcjellin në shumë raste. 10Dy ditë më parë, përmes disa pamjeve të shëmtuara televizive na u dëshmua për të satën herë që diskriminimi e racizmi janë pjesë e përditshmërisë sonë shoqërore. Fëmijë, egjiptianë e ashkali ishin ndarë veçmas për të manifestuar festën e tyre të abetares në një organizim në Komunën e Pejës. Ato pamje janë plagë e rëndë për shoqërinë tonë multietnike të ndërtuar me shumë sakrifica e mund, mbi fundamentet e demokracisë moderne dhe do të ngelen gjatë në mendjet tona. Shkolla është institucioni më i shenjtë për fëmijët dhe prishja e këtij imazhi do të shkatërronte ëndrrat e gjeneratave të shumta të ardhshme. Të lejojmë mbjelljen e urrejtjes te fëmijët është krimi më i madh që ne mund të bëjmë si shoqëri. Kosova që duam dhe për të cilën po punojmë nuk ka hapësirë për mësimdhënës që mbjellin urrejtje në mes nesh. Mësuesve u kemi besuar një profesion të shenjtë, atë të edukimit të brezave të ardhshëm dhe figura perfekte që fëmijët kanë për ta nuk guxon të shndërrohet në figurë të një mësuesi ordiner, i cili bën dallime mes tyre. Pamjet nga Peja tregojnë një realitet të hidhur se si këto komunitete akoma përjashtohen në mesin e shoqërisë sonë. Duhet ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë që egjiptianët, si dhe ashkalinjtë dhe romët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, atdheu i vetëm i tyre është Kosova, atdhe për të cilin ata kanë kontribuar me shekuj nga ndjenja e përkatësisë ndaj shtetit të Kosovës. Është obligim shtetëror yni që të ofrojmë të drejta dhe mundësi të barabarta për secilin qytetar dhe në këtë aspekt nuk tolerohet asnjë kompromis apo preferencë selektive. Në kohë të vështira, komuniteti egjiptian ka dhënë mësues të shquar për vendin, andaj në asnjë rrethanë nuk lejojmë përjashtimin e tyre nga sistemi arsimor sot. Prandaj, i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe kolegëve të mi deputetë nga Komisioni për Edukim dhe Arsim që të angazhohen intensivisht në arritjen e sistemit edukativo-arsimor gjithëpërfshirës, ngase fatkeqësisht në sistemin tonë arsimor akoma kemi mësues që bëjnë ndasi etnike, dallime klasore e linçime, përjashtime sociale e edhe i ulin fëmijët e komuniteteve në fund, duke i demotivuar totalisht ata fëmijë për të vijuar mësimet. Ata mësues e kanë vendin gjithkund tjetër pos në shkolla dhe të gjithë ne së bashku duhet të angazhohemi që ata t’i mbajmë sa më larg fëmijëve. Fëmijët e këtyre komuniteteve gjuhë amtare e kanë gjuhën shqipe dhe festa e abetares është është festë edhe e tyre dhe ata assesi nuk bën të ndahen nga fëmijët e tjerë për ta festuar këtë festë. Dhe, për fund, në emër timin dhe në emër të kolegëve Bekim Arifi dhe Erxhan Galushi po ashtu e përshëndesim përkrahjen e madhe që kemi marrë nga kolegët tanë deputetë dhe institucione të ndryshme qeveritare për dënimin e këtij rasti, nga se kjo përkrahje masive tregon edhe 11fenomenin e racizmit, i cili akoma është i pranishëm në shoqërinë tonë dhe të gjithë së bashku duhet të angazhohemi në mënyrë që sa më shpejt ta eliminojmë. Faleminderit! |